Njësoj si në sektorë të tjerë, edhe në plazhet e vendit mungojë punonjësit. Gjatë një vëzhgimi që Top Channel bëri përgjatë vijës bregdetare të bashkisë Vlorë, konstatoi se mungojnë rojet e plazhit në këtë prag sezoni
Përgjatë Lungomares qytetarët shprehen se nuk ka vrojtues plazhi, të domosdoshëm sipas tyre sidomos për fëmijët dhe moshat e treta.
Trajneria e vrojtuesve të plazhit Leneda Kamberaj shprehet se mungojnë të rinjtë që duan të bëjnë këtë punë.
Ndërkohë që ka shumë kërkesa nga pronarët e plazheve të cilët kërkojnë vëzhgues të domosdoshëm për të marre leje për të ushtruar aktivitet në plazh
Nga 170 plazhe që ndodhen në Bashkinë e Vlorës, këtë vit janë trajnuar vetëm 20 persona dhe këta janë pronarë plazhesh që nuk kanë gjetur punonjës.
Çdo vit në plazhet e vendit gjatë sezonit veror regjistrohen raste kur pushuesit humbin jetën në det, pikërisht se mungojnë rojet e plazhit./m.j
Provoni paguani pak me shume, se nese s’ka shqiptar le te vijne te huaj. E pastaj le te thone qe Rama do te zbraze Shqiperine..