Pas vendimit të marrë nga Partia Demokratike, për çregjistrimin e kandidatit Gentian Muhameti, nga që rezulton të ketë probleme me drejtësinë, ai është zvendësuar me kandidatin Bujar Fezga.
I cili që në nisjes së fushatës në vend të përdorimit të sloganit të opozitës së djathtë : “Punë dhe dinjitet” , u ka bërë thirrje elektoratit të jap votën për “Drejtimin e duhur “, që është slogani elektroal i të majtës socialiste.
Së bashku me pohimin e këtij fakti, burime konfidenciale të PD-së kanë thënë për “Arberia News” se kjo gjë ka qenë një ngatëresë e ngjashme me atë të kryekomunarit të Vlorës, i cili në vend të shante e mburi kryeministrin Edi Rama për qendrimin ndaj përmbytjeve.
Duke qenë se është vendosur në mënyrë të papritur, Buajar Fezga e ka humbur kontrollin nga emocionet dhe ka zvendësuar sloganin e PD me atë të PS, komentuan burimet lokale të PD-së, për “arberia news”.
“Këlcyra në drejtimin e duhur” është slogani i Partisë Demokratike në Këlcyrë dhe duket sikur partitë ” armike “, kanë bërë pakt të fshehtë”, ka thënë në ligjëratë të drejtë kandidati Fëzga duke ju drejtuar elektoratit të Këlcyrës në një postim në faqen fcb.









