• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Nuk ka rritje pagash e pensionesh për 2016, por në 2017 elektorale ka rritje shpenzimesh

by Java News
09/02/2016 21:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Financave ka publikuar para disa ditësh kuadrin makroekonomik e fiskal për periudhën 2017 – 2019, ku janë dhënë shifrat e shpenzimeve dhe parashikimeve për periudhën afatmesme.

Ajo që bie në sy është fakti se për këtë vit nuk është parashikuar asnjë lloj rritjeje pagash për pensionet apo për administratën. Rritja e vetme për pensionet është shënuar për vitin 2019, ku në zërin Politika të Reja Pensionesh është parashikuar një fond prej 1.4 miliardë lekësh. Sakaq për këtë vit dhe për dy të tjerët që do e pasojnë nuk ka asnjë fond për rritjen e pensioneve.

pensionet

Shpenzimet për vitin elektoral 2017 në rritje

Ndryshe është panorama në lidhje me shpenzimet kapitale të qeverisë, të cilat kanë një rritje për vitin e ardhshëm, i cili është dhe një vit elektoral. Rritja është e dukshme, rreth 4 miliardë lekë më shumë se në këtë vit( nga 59,988 në 2016- 64,317 në 2017), ndërsa më pas trendi ulet për 2018 me një vlerë shtesë prej 1.5 miliardë lekësh.

shpenzimet

 

Pagat e Administratës, asnjë politikë për vitin 2016

Ndërkohë, politika për rritjen e pagave të administratës janë në vend numëro. Për këtë vit nuk parashikohet asnjë rritje për pagat e administratës, por vetëm në vitin 2017 është liruar një fond i vogël prej 1 miliardë lekësh, ndërsa në vitet 2018 e 2019 ka një rritje të lehtë, përkatësisht 1.5 mld dhe 2 mld lekë.

Pritshmëria për rritjen ekonomike

 Qeveria është detyruar sërish që të ulë treguesin e rritjes ekonomike për periudhën afatmesme 2017-2019, në krahasim me vlerësimet e saj në verën e viti të kaluar. Treguesit për vitin që lamë pas kanë pësuar rënie me 0.1 % nga vlerësimi për një rritje ekonomike prej 2.7%. Por edhe parashikimet për vitet 2017 dhe 2018 janë përsëri në një tendencë rënëse, pavarësisht se vetëm me 0.1%.

rritja ekonomike

Parashikimi për borxhin

Përsa i përket borxhit publik, me politikat dhe buxhetin e ri parashikohet një ulje pozitive e pritshmërive për rënien e nivelit të tij, nga 71% në 70.9%. Ajo çfarë nuk shpjegohet dhe është disi e paqartë është fakti se një borxh në rënie normalisht do të nënkuptonte një tendencë pozitive të rritjes ekonomike.

Next Post

“Koalicioni PS-LSI nuk ecën, s’po prodhon reforma por plaçkitjen e vendeve të punës”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In