• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Nuk ka qenë kurrë e sëmurë”/ Babai i 22 vjeçares që u dhunua për vdekje për hixhabin: Autoritetet gënjejnë!

by
22/09/2022 18:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Babai i 22-vjeçares Mahsa Amini, vdekja e së cilës ka shkaktuar në një valë protestash në të gjithë Iranin, ka akuzuar autoritetet se po gënjejnë.

Në një intervistë me BBC, Amjad Amini tha se nuk ishte lejuar të shikonte raportin e autopsisë së vajzës së tij dhe mohoi që ajo të kishte qenë në gjendje të keqe shëndetësore.

Ai theksoi se dëshmitarët i kanë thënë familjes se ajo është rrahur në paraburgim nga policia. Autoritetet iraniane e kanë mohuar këtë.

Mahsa Amini u arrestua pasi dyshohet se ka thyer rregullat për veshjen e hixhabit.

Gruaja kurde nga qyteti veriperëndimor i Saqezit, vdiq në spital në Teheran të premten, pasi kaloi tre ditë në koma.

Autoritetet iraniane thonë se 22-vjeçarja Amini nuk u keqtrajtua, por pësoi “atak të papritur në zemër” pasi u arrestua në Teheran nga policia.

Por Amini shtoi se vëllai i saj 17-vjeçar, Kiarash, i cili ishte aty kur ajo u ndalua, i tha se të motrën e kishin rrafur.

“Djali im ishte me të. Disa dëshmitarë i thanë djalit tim se ajo ishte rrahur në furgon dhe në stacionin e policisë”, tha ai. “Djali im iu lut që të mos e merrnin, por edhe ai u rrah, ia grisën rrobat. Kam kërkuar që të më tregojnë kamerat trupore të oficerëve të sigurimit, më kanë thënë se kamerat nuk kanë bateri.”

Autoritetet iraniane deklaruan se Amini kishte veshur rroba jo modeste në momentin e arrestimit të saj.

Megjithatë, babai i së ndjerës tha se ajo mbante gjithmonë një pallto të gjatë.

Amini gjithashtu shtoi se ai ishte penguar vazhdimisht nga stafi mjekësor që të shihte trupin e vajzës pas vdekjes së saj.

“Doja të shihja vajzën time, por nuk më lanë të hyja”, tha ai.

Ai u shpreh se kur kërkoi të shihte raportin e autopsisë, mjeku i kishte thënë: “Do të shkruaj çfarë të dua dhe nuk ka të bëjë me ty”.

Babai i 22-vjeçares theksoi se asnjë informacion në lidhje me autopsinë nuk i ishte dhënë familjes. Amini e pa trupin e vajzës së tij vetëm pasi ishte mbështjellë për varrim, ku i dukeshin vetëm këmbët dhe fytyra.

“Kishte mavijosje në këmbët e saj”, tha ai. “Kam kërkuar nga mjekët që të ekzaminojnë këmbët e saj. Ata më injoruan. Tani po gënjejnë.”

Në një deklaratë të mëparshme, Mehdi Faruzesh, drejtori i përgjithshëm i mjekësisë ligjore të provincës së Teheranit, tha: “Nuk janë vërejtur shenja lëndimesh në kokë dhe fytyrë, asnjë mavijosje rreth syve ose fraktura në bazën e kafkës së Mehsa Amini”.

Autoritetet thanë gjithashtu se nuk kishte shenja të lëndimeve të brendshme.

Amini kritikoi gjithashtu pretendimet se vajza e tij kishte probleme shëndetësore të cilat mund të kishin kontribuar në vdekjen e saj.

Drejtori i përgjithshëm i mjekësisë ligjore në provincën e Teheranit tha se Amini kishte bërë një operacion në tru në moshën 8-vjeçare.

“Ata po gënjejnë”, u shpreh babai. “Ajo nuk ka qenë fare në asnjë spital në 22 vitet e fundit, përveç disa sëmundjeve të lidhura me të ftohtin. Ajo kurrë nuk ka bërë operacion.”

Amini mohoi gjithashtu një pretendim tjetër në lidhje me shëndetin e vajzës së tij, se ajo ishte rrëzuar në mënyrë të përsëritur dhe se i kishte rënë të fikët gjatë kohës që punonte në një dyqan, duke e konsideruar një gënjeshtër.

Sipas familjes së saj, Amini do duhej të fillonte studimet në universitet javën e ardhshme.

Udhëtimi i tyre në Teheran do të ishte pushimi i saj i fundit përpara se të fillonte kursi.

“Ajo donte të studionte mikrobiologji”, tha Amini. “Ajo donte të bëhej mjeke, kjo ishte një ëndërr që nuk u realizua kurrë. Nëna e saj është shumë e sëmurë, të gjithëve na mungon. Dje do të festonte 23 vjetorin e lindjes.”

/e.d

Next Post
“Migracioni dhe trafiku i paligjshëm, prioriteti ynë”/ Rrumbullaku takon ambasadorin britanik: Ndryshime në masat ndëshkimore për policët

"Migracioni dhe trafiku i paligjshëm, prioriteti ynë"/ Rrumbullaku takon ambasadorin britanik: Ndryshime në masat ndëshkimore për policët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In