Ish-kryebashkiaku i Dibrës, Shukri Xhelili, nuk ka probleme shëndetësore që i rrezikojnë jetën. Ka qenë kjo përgjigja e ekspertëve kardiolog të caktuar nga gjykata për të vlerësuar nëse Xhelili vuan apo jo nga ishemia.
Me këtë përgjigje, Krimet e Rënda kanë lënë në fuqi dënimim për Xhelilin duke mos pranuar kërkesën e tij për lirim.
Shukri Xhelili do vijojë të mbetet në masën e sigurisë me burg. Ai u shkarkua nga detyra pas përfshirjes në një videoskandal, ku kërkonte favore seksuale në këmbim të vendit të punës.
shqiptarja.com/d.i.