• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nuk ka ndodhur ndonjë gjë e re për Kosovën por ka ndodhur një gjë e re për Albinin

by Mero Baze
28/08/2022 20:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Mero Baze

Jam kundër atyre që janë të zemëruar me Albin Kurtin për atë që ka ndodhur dje mes Serbisë dhe Kosovës lidhur me përdorimin e letërnjoftimit nga serbët dhe shqiptarët në kufi, pa pengesa, apo shtesa me letër të bardh, siç ka qenë deri më sot.
Në Kosovë janë zemëruar pse Albin Kurti po u shet si marrëveshje, një deklaratë verbale të Vuçiq që pranon të zbatoj një pikë nga Marrëveshja e 2011. Shumë nga ata që janë zemëruar, e kanë me faktin që Albin Kurit këtë marrëveshje e ka pas quajtur tradhti ndaj Kosovës dhe kë bërë dhjetëra protesta ndaj saj. Tani vetëm pse po zbaton një pikë të saj po feston.
Të zemërohesh për këtë arsye me Albinin, do të thotë të ëndërrosh që Albin Kurti të mbetet ai që ka qenë, një populist primitiv, kundër ndërhyrjes së NATO në Kosovë, kundër Rambujes, kundër shpalljes së pavarësisë, kundër UNMIK, kundër marrëveshjes NAtO-Kosovë për mbrojte të Kosovës, e gjithë marrëzitë që ka bërë gjithë jetën. Kjo mund të shërbej për ta bërë Albin Kurtin një udhëheqës qesharak, por nuk I vlen Kosovës. Kosovës I vlen një udhëheqës që mbyll Marrëveshjen me Serbinë, me njohje reciproke dhe deri atëherë duke zhbllokuar hap pas hapi gjithë problemet e ngrira.
Dje vërtet nuk ka ndodhur ndonjë gjë e re për Kosovën por ka ndodhur një gjë e re për Albinin dhe kjo nuk është pak. Njeriu që mbjell urrejtje ndaj bisedimeve me Serbinë dhe që ka akuzuar paraardhësit për tradhti, fiks për atë që dje kishte në tavolinë, është gëzuar që Vuçiq ja ka pranuar një pikë nga ajo marrëveshje e Hashim Thaçit. Shikojeni sa I gëzuar është ai dhe gjithë mbështetësit e tij, për të kuptuar se Kosova po ndryshon.  Si mund ti zemërohesh për këtë gjë.
Lëreni njeriun të ndryshojë, lëreni ta kuptojë se vjen nga parapolitika dhe populizmi dhe po kupton se sa punë ka që të rikthehet një herë në vitin 2011, e pastaj të kap vitin 2019, kur u shpall fitimtar.
Serbët nga ana e tyre janë edhe më të gëzuar se Albini. Se ata po ashtu vijnë nga një mendësi primitive konflikti. Ata po gëzojnë që Albinit I kanë thënë po vetëm me gojë, pasi nuk ka pas nevojë me shkrim se Marrëveshja ka qenë. Ata po gëzojnë që serbët e Kosovës, mund të përdorin letërnjoftimet e Serbisë në kufirin e Kosovës, pa problem, duke unifikuar hapësirën Serbi Kosovë për llogari të tyre.  Një fitore jo e vogël e tyre dhe kjo, por nuk ke çfarë bën. Në dialog do falësh që të të falin.
Tani nëse doni ta mërzisni Albinin I thoni që ke firmosur një pikë të “Ballkanit të hapur” , pasi “Lëvizja e lirë me letërnjoftime në kufi është një nga katër pikat e Ballkanit të Hapur. Por ky do ishte teprim t’ia prishje gëzimin e gënjeshtrave të reja që ka thënë këtë radhë kundër Shqipërisë tradhtare që lejon lëvizjen e lirë me Serbinë.
Kjo nuk është zgjidhje. Zgjidhje është ti thoni Albinit, vazhdo rregullo punën e targave, sipas Marrëveshjes 2011, pasi një qytetar I Kosovës nuk kalon dot nga Kosova në Serbi me targa të Kosovës. Edhe kjo është e shkruar që më 2011 që duhet të rregullohet por serbët nuk bien dakord të zbatojnë. Diçka kanë pas inat me udhëheqësit e mëparshëm të Kosovës, të cilët të kompleksuar nga akuzat për tradhti të Albinit, ishin më patriot se ky përball serbëve. Le të urojmë që Albini ka ndryshuar dhe të bëhet i pranueshëm për palën serbe, që ti thonë “po” qoftë dhe me gojë edhe për targat.
Nëse doni të jetoni në të shkuarën kujtojini Albinit të shkuarën. Por ajo nuk I bën më punë as Albinit. Ai po jep prova se do ta harrojë të shkuarën e vet dhe po merr përsipër të shkuarën e kundërshtarëve të vet. Marrëveshjet e tyre. Lëreni të ndryshojë qoftë dhe duke lëpirë atë që ka pështyrë. Në fund të fundit vuajtje për të është nuk është për ju.

Next Post
Bashkimi Evropian pritet të pezullojë marrëveshjen për vizat me Rusinë

Bashkimi Evropian pritet të pezullojë marrëveshjen për vizat me Rusinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta në Tiranë/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës (FOTO)

Protesta në Tiranë/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës (FOTO)

July 1, 2026
Serbia futet në epokën e re të mbrojtjes ajrore me sistemin kinez HQ-9, rritet shqetësimi në NATO

Serbia futet në epokën e re të mbrojtjes ajrore me sistemin kinez HQ-9, rritet shqetësimi në NATO

July 1, 2026
SHBA: Irani do fitojë më shumë duke respektuar Marrëveshjen sesa duke vendosur taksa në Hormuz

SHBA: Irani do fitojë më shumë duke respektuar Marrëveshjen sesa duke vendosur taksa në Hormuz

July 1, 2026
Anglia kualifikohet mes vuajtjesh, Kane përmbys Kongon

Anglia kualifikohet mes vuajtjesh, Kane përmbys Kongon

July 1, 2026
“T’i dalë zot vetë damkës…”/ Dash Shehi: Mesazhi që kam për Sali Berishën!

Shehi ‘i kujton’ Berishës: Protestuesit duan të ndryshojnë ligjin e 2008-ës që votove me Ramën

July 1, 2026
Kapedanët

Revolucion me pirun në dorë

July 1, 2026
VIDEO / Fatmir Mediu ia merr valles, të tjerët i hedhin tufa me lekë

VIDEO / Fatmir Mediu ia merr valles, të tjerët i hedhin tufa me lekë

July 1, 2026
VIDEOLAJM / Dita e 32-të e protestës, ja pjesëmarrja para Kryeministrisë

VIDEOLAJM / Dita e 32-të e protestës, ja pjesëmarrja para Kryeministrisë

July 1, 2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

Alarmi i NATO, Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës

July 1, 2026
PD mbledh sot Kryesinë, çfarë pritet të diskutohet

Zbardhet lista e votimit për Kryesinë e PD, ja emrat e kandidatëve

July 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In