• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Nuk ka më dimër në dhjetor, temperatura të larta për Vitin e Ri

by Java News
25/12/2015 15:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Krishtlindja dhe Viti i Ri nuk mund të kuptohen pa borën dhe të ftohtin që shënon fundin e vitit dhe mesin e dimrit. Por, të tilla imazhe u përkasin tashmë vetëm publiciteteve televizive, pasi në realitet, moti nuk ka më asnjë lidhje me një stinë të ftohtë dhe të acartë. Kështu shkruan Top Channel, i cili raporton se gjatë ditëve të fundit të dhjetorit, i gjithë vendi është pushtuar nga temperatura të larta, aspak normale për këtë periudhë të vitit. Termometri ka shënuar 18 gradë Celcius dhe pritet që deri në fundjavë të kemi një rritje me dy deri në 3 gradë Celcius.

“Krishtlindja këtë radhë erdhi me temperatura të larta, që kanë përfshirë të gjithë pjesën e Europës Juglindore. Sot në Ultësirën Perëndimore janë regjistruar temperatura deri në 17 gradë Celcius. Kjo situatë do të vazhdojë edhe në fundjavë, madje parashikohet që të depërtojnë më tej masat e nxehta afrikane, që kanë përfshirë Europën dhe vendin tonë. Nesër parashikohet të ketë një rritje me dy gradë, teksa në ultësirë do të luhaten temperatura nga 16-20 gradë, ndërsa zonat malore të verilindjes dhe juglindjes do të kenë një luhatje nga 8-14 gradë”, tha Rezarta Xhakollari, meteorologe.

Ndërrimi i viteve pritet të jetë pak më i ftohtë dhe me reshje dëbore në zonat malore.

“Më 31 dhjetor dhe në ndërrimin e viteve parashikohet të kemi ndryshimin e kushteve klimatike. Reshjet do të jenë me intensitet të paktë, por do të ketë edhe një rënie të ndjeshme të temperaturave në ekstremet minimale dhe maksimale, me nga 5-6 gradë”, tha më tej Xhakollari.

E gjithë bota po kërcënohet nga ndryshimi i klimës, që po shkakton anomali të ndryshme, që kërcënojnë jo vetëm mjedisin, por edhe shëndetin e njerëzve.

Përmbytjet, thatësirat e zgjatura, çrregullimi i reshjeve dhe rritja e nivelit të deteve janë disa nga format, me të cilat natyra po “rebelohet” kundër ndërhyrjeve, që njerëzimi bën në dëm të saj.

Next Post

Krishtlindjet/ Bashkia shtron drekë në qendrën e të moshuarve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky: Mbi 8 mijë trupa të Koresë së Veriut ndodhen në Rusi, po përgatitet dërgimi i 10 mijë të tjerëve

Zelensky: Mbi 8 mijë trupa të Koresë së Veriut ndodhen në Rusi, po përgatitet dërgimi i 10 mijë të tjerëve

September 29, 2026
“Euronews”: Shqipëria, në krye të listës botërore për progresin më të shpejtë në turizëm

“Euronews”: Shqipëria, në krye të listës botërore për progresin më të shpejtë në turizëm

September 29, 2026
Komploti për sulm terrorist në bazën amerikane në Britani, Rubio: I përfshirë një aktor i huaj

Komploti për sulm terrorist në bazën amerikane në Britani, Rubio: I përfshirë një aktor i huaj

September 29, 2026
U kap me doza kokaine për shitje në lokalin e marrë me qira, arrestohet 57-vjeçari

U kap me doza kokaine për shitje në lokalin e marrë me qira, arrestohet 57-vjeçari

September 29, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

TOP BAROMETER: PS-ja zbret në dyshemenë e saj elektorale, por…

September 29, 2026
Valë e fuqishme dronësh mbi Ukrainë, goditet Akademia e Shkencave në Kiev! Shënohen disa viktima

Valë e fuqishme dronësh mbi Ukrainë, goditet Akademia e Shkencave në Kiev! Shënohen disa viktima

September 29, 2026
Rama sot në Bruksel, merr pjesë në Samitin e Euronews për Turizmin

Rama sot në Bruksel, merr pjesë në Samitin e Euronews për Turizmin

September 29, 2026
Horoskopi javor sipas Paolo Fox për datat 18 deri me 24 Prill 2022

Horoskopi i Paolo Fox për sot, e martë 29 shtator 2026: Peshqit afrohen te një vendim i madh në dashuri

September 29, 2026
Përshpejton plakjen dhe rrit kolesterolin, ky është mishi më i keq për shëndetin tuaj

Ndalimi i importeve nga Brazili, pritet rritja e çmimeve të mishit: Ai i viçit shkon deri në 1,700 lekë/kg

September 29, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

“Gjyqësori s’po e përfill Kuvendin”/ Çupi: SPAK, tentativa për të paralizuar qeverinë

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com