• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nuk ka fare diskutim për qeveri teknike”/ Deputeti i PS-së: Po punojmë për zgjedhjet e 2027-s dhe 2029-s

by Os De
30/01/2026 18:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Malaj ka deklaruar se nuk ka fare diskutim për qeveri teknike, siç ka kërkuar vazhdimisht opozita. Sipas tij, mazhoranca është e fokusuar te zgjedhjet vendore të vitit 2027 dhe ato të përgjithshme të vitit 2029.

Duke folur në emisionin “Tema e Ditës” të Arbër Hitajt në RTSH1, Malaj ka shpjeguar se kjo temë nuk diskutohet aspak në grupin parlamentar të Partisë Socialiste.

“Është një temë që nuk ekziston në grupin parlamentar të Partisë Socialiste. Po të them dhe pse? Që një forcë politike të ketë 83 mandate dhe të jetë në këtë pikë ku është sot Shqipëria me të gjithë grupkapitujt që tashmë janë hapur dhe ne jemi në një proces të tillë ku kemi marrë zotime brenda vitit 2027 nuk diskutohet fare kjo tematikë”, u shpreh Malaj.

Ai vuri në dukje se kjo është një axhendë e Partisë Demokratike e cila kërkon të çojë përpara axhendën e saj politike.

“Kjo është një çështje politike, një narrativë politike e opozitës për të mbajtur zgjuar elektoratin e saj që të shtyjë përpara në ato pak protesta që kanë bërë me idenë që; nëse vazhdojmë kështu, shumë shpejt mund të kemi zgjedhje, do të kemi qeveri teknike. Të parët që e dinë që kjo narrativë politike nuk funksionon dhe nuk ekziston është vetë Partia Demokratike”, ka theksuar më tej Malaj.

Malaj shpjegoi gjithashtu se Partia Socialiste punon çdo ditë dhe përgatitet vazhdimisht për zgjedhjet e ardhshme.

“Është çdo ditë në punë për zgjedhjet e ardhshme. Kjo është një gjë që e kisha dëgjuar por vetë nuk e kisha besuar. Ndërkohë që sot, ne çdo ditë kemi diçka për zgjedhjet që do të vijnë. Në mos një trajnim, një takim, një konferencë, një tryezë e përbashkët me qytetarët. Prandaj iu bën çudi forcave të tjera politike që kur vjen dita e zgjedhjeve dhe thonë; Si ka mundësi! Jo, ka mundësi, se nuk punojmë 3 muajt e fundit”, nënvizoi deputeti Malaj.

Next Post
Spiropali me Ambasadorin e Italisë: Tirana mirëpret në 18 shkurt Forumin e Korridorit VIII, arteries strategjike të sigurisë europiane

Spiropali me Ambasadorin e Italisë: Tirana mirëpret në 18 shkurt Forumin e Korridorit VIII, arteries strategjike të sigurisë europiane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbyllja e Zërit të Amerikës, e paligjshme”. Gjykata: Janë tejkaluat kompetencat, të rikthehen në punë punonjësit

“Mbyllja e Zërit të Amerikës, e paligjshme”. Gjykata: Janë tejkaluat kompetencat, të rikthehen në punë punonjësit

March 18, 2026
“Zoti Kryemadhi”, avokati i Metës bën lapsus, ndërhyn Monika: Jam zonja, o shoku…

“Zoti Kryemadhi”, avokati i Metës bën lapsus, ndërhyn Monika: Jam zonja, o shoku…

March 18, 2026
Ministri i Jashtëm i Iranit: ‘Fatwa’ për doktrinën bërthamore? Po presim mendimin e Mojtaba Khameneit

Ministri i Jashtëm i Iranit: ‘Fatwa’ për doktrinën bërthamore? Po presim mendimin e Mojtaba Khameneit

March 18, 2026
VIDEO / Dhënia e tokave në Gjoricë, përplasje mes banorëve dhe përfaqësuesve të Bashkisë

VIDEO / Dhënia e tokave në Gjoricë, përplasje mes banorëve dhe përfaqësuesve të Bashkisë

March 18, 2026
FIFA refuzon kërkesën e Iranit: Ndeshjet do të luhen sipas kalendarit të përcaktuar

FIFA refuzon kërkesën e Iranit: Ndeshjet do të luhen sipas kalendarit të përcaktuar

March 18, 2026
VIDEO / Ministria e Mbrojtjes: ‘SHOTA’, automjeti i parë i blinduar ‘Made in Albania’, simbol i fuqisë dhe inovacionit

VIDEO / Ministria e Mbrojtjes: ‘SHOTA’, automjeti i parë i blinduar ‘Made in Albania’, simbol i fuqisë dhe inovacionit

March 18, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 19 Mars 2026

March 18, 2026
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

“Protestat i shërbejnë vetëm Berishës”, Shehi: Kush pret kryetar tjetër në PD, është budalla!

March 18, 2026
Raketat balistike iraniane drejt Turqisë, NATO vendos sistem shtesë të mbrojtjes ajrore Patriot

Raketat balistike iraniane drejt Turqisë, NATO vendos sistem shtesë të mbrojtjes ajrore Patriot

March 18, 2026
“E pranoj gabimin”, 46-vjeçari zbërthehet para policisë: Ja pse i trafikoja armët

“E pranoj gabimin”, 46-vjeçari zbërthehet para policisë: Ja pse i trafikoja armët

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In