• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nuk ka atdhe e komb për “zemërakët e qejfprishurit”

by Bajram Peçi
29/02/2024 19:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bajram Peçi

Çdo gjë, të mirë apo të keqe, që bëjnë ata që drejtojnë qeveritë, i përket popullit, nuk mbetet vetjake, ndaj për çdo veprim, qëndrim e shprehje duhet që si kokën dhe këmbët t’i mbështetin mbi truallin e atdheut të tyre. Në këtë ndërthurje fjalësh, me të cilën hap këto shënime për aktualitetin, nuk kam ndërmend t’u filozofoj Edi Ramës dhe Albin Kurtit, sepse secili prej tyre nuk ka rival në të dashurit e vetvetes dhe nuk ka gjasa t’u shkoj ndërmend se dikush nga hapësira e anonimatëve mund t’u mësojë se si të sillen.

Ska pse duhet që të jesh pjesë e brendshme e diplomacisë, e kulisave të saj, për të parë se ç’ndodh pas perdeve e t’ju bjerë ashpërsisht në sy mungesa e kryeministrit të Republikës së Kosovës në samitin e liderëve të rajonit, që u mblodhën në Tiranë për samitin BE-Ballkani Perëndimor! Ishte i organizuar nga BE me qëllim integrimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian, zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, duke sjellë dhe gjashtë miliard euro. Në samit pati një shkëmbim pikëpamjesh mbi të ardhmen europiane të rajonit dhe mbi sfidat e përbashkëta rajonale, por Kosova nuk u përfaqësua. Rrjedhojat mund të jenë, e pakta, me pasoja ekonomike.

Komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi, nuk e zuri në gojë mungesën e Kosovës, ndonëse, me sa thuhet, prej tyre do kish orvatje për të bërë të mundur një takim mes Kurtit dhe Vuçiç. Ka pasur një justifikim zyrtar nga qeveria e Kosovës, që jep arsyet, me të cilat nuk bindin dot veten e jo më të tjerët.

Ata që ndjehen më shumë të pezmatuar nga mungesa e përfaqësimit, nga kjo sjellje, janë shqiptarët e thjeshtë. Po kjo shtresë di dhe arsyet se pse Edi Rama me Albin Kurtin i kanë çuar qeveritë e dy pjesëve të kombit në pikën zero. Dhe, duke nisur nga fundi i zhvillimeve, për mendimin tim, nuk është aspak arsyeja e anullimit të takimit të dy qeverive në Gjakovë, pas së cilës pati shfrenim të arsyeve e marrive. Tingëllon ende brutale thirrja publike që ju bë shqiptarëve të Kosovës për të mos bërë pushime në Shqipëri, që ajo të vuajë ekonomikisht pasojat e sjelljes “harbutëshe” të Ramës.

Edi Rama, pamëdyshje i plotësuar si intelektualisht ashtu dhe i mirëinformuar mbi gjendjen në rajon, i lejoi vetes në muajin qershor 2023 të përgatisë me ekipin e tij një draft me të cilin do ju drejtohej qeverive të Serbisë dhe Kosovës ku propozohej normalizimi i marrëdhënjeve mes tyre. Situata e tensionuar mes Kosovës dhe Serbisë, solli një nxitim të kryeministrit Edi Rama. Në mënyrë foshnjërake drafti ju dërgua delegacionit europian për stabilizimin e situatës, por pa u konsultuar paraprakisht me qeverinë e Kosovës, madje nuk jua dërgua as dhe kopje. Për mediat në atë kohë, kryeministri Rama e quajti draftin konfidencial, me argumentin se plani franko-gjerman do të bazohej pikërisht në këtë draft.

Kanë dalë e do dalin plot “opinionistë” e “analistë” për të mbrojtur qëndrimin e Ramës në ato rrethana, por nuk do ngjisin. Askush nuk mund të gjykojë për të tjerët pa mësuar të gjykojë gabimet e veta në çështjet e unitetit kombëtar dhe domosdoshmërisht, të unitetit politik shqiptar, i cili nuk është më e fshehtë se është i dëmtuar, çka e tregoi edhe mungesa e Kurtit në samitin e Tiranës.

Sikur të ishte vetëm kaq, do gjendej një rrugë mirëkuptimi, por jo! Në zemrimin e tij të pafashitur nga anullimi i takimit të dy qeverive, Kurti ka bërë atë që pak njerëz do ta mendonin se do ndodhte. Ju është kundërvënë kërkesave e këshillave të dipllomacisë së ShBA-ve dhe BE-së. Mbase ka një farë të drejte kur nuk pranon të formojë asosacionin serb në Kosovë, duke e parë këtë si praninë një shteti brënda shtetit, si një Bosnje të dytë, por gabon rëndë kur ndërmerr veprime pa u këshilluar detyrimisht me ata që i dhanë lirë, që e çliruan popullin e krahinës shqiptare nga tirania serbe.

Në rrethanat e reja që solli agresioni i Rusisë në Ukrainë, dikush duhet t’i ketë thënë Kurtit (ose t’i thotë) se bota nuk është më ajo që ka qenë! Çdo mosmarrëveshje që sjell klimë të tensionuar, që krijon destabilitet do të thotë luftë dhe kur themi “luftë”, llogaritë nuk i bën dot as pa SHBA-në dhe as pa Bashkimin Europian. Besimi në veten tënde Albin, duhet të qëndrojë e të mbështetet në hapin tuaj, ndaj freno veten dhe merri gjërat me qetësi! Ju Albin keni lexuar dhe mësuar shumë, mbase dhe e dini, por po jua ndërmend se armiku më i keq i njeriut është sistemi i tij nervor, me pasojë zemrimin dhe qejfprishjen! Kur këto ndodhin, dëmin që i bëni atdheut me sjelljen tuaj, kombi nuk do jua fali!

Next Post
Deputetja e PD: SPAK s’mund të tronditet. Amnistia penale mos të prekë reformën në drejtësi, mos të dhunohen…!

Apeli i deputetes së PD, Açka: Mjaft më me detaje makabre. TV duhet të kujdesen për shikuesit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA-të lehtësojnë sanksionet për naftën, Irani mohon pretendimin për inspektorët bërthamorë

June 23, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kosovë/ “Paga kalimtare”, mbi 150 mijë euro në muaj për ish-deputetët

June 23, 2026
Deklaratat e Spiropalit? Gogu për kundërshtitë brenda PS: Jemi parti me biodiversitet

Deklaratat e Spiropalit? Gogu për kundërshtitë brenda PS: Jemi parti me biodiversitet

June 23, 2026
“Ti mbete vetëm”, Rama i drejtohet protestuesit të ulur në shkallët e Kryeministrisë: Eja tek unë…

“Ti mbete vetëm”, Rama i drejtohet protestuesit të ulur në shkallët e Kryeministrisë: Eja tek unë…

June 23, 2026
Dita e sotme me kushte atmosferike të qëndrueshme, ja zonat ku do ketë prezencë reshjesh

Dita e sotme me kushte atmosferike të qëndrueshme, ja zonat ku do ketë prezencë reshjesh

June 23, 2026
Cilat rekorde theu Mbappe në ndeshjen kundër Senegalit?

Mbappe dopietë, Franca fiton ndaj Irakut mes stuhisë dhe kualifikohet

June 23, 2026
Historiani komenton vizitën e Ramës në Athinë: Fjalimi politik i jetës. Pse takimi është historik për shqiptarët

“E vërteta për ndërhyrjen e Albin Kurtit në protestat e Tiranës!”

June 22, 2026
Taulant Balla ndan videon nga protesta: Kërkesat u bënë nga “zëdhënësi i Iranit”…

Taulant Balla ndan videon nga protesta: Kërkesat u bënë nga “zëdhënësi i Iranit”…

June 22, 2026
Deputeti Gjoni: Votimi i PS për “Ballukun” me urdhër politik! Majko u flak nga Kuvendi sepse nuk shkoi në votim

Gjin Gjoni: Unë dhe Doktori jemi ‘Shqipëria e re’! Ata që thonë “Berisha n’burg” janë të paguar

June 22, 2026
“Beogradi është i shqetësuar”, gazetari: Serbia nuk e do lidhjen e familjes Trump me Shqipërinë

“Rama ka marrëdhënie të mira me Trump”, Nazarko: Qëndrimi për Zvërnecin e ndihmoi Berishën t’i hiqej non grata

June 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In