• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nuk ka asnjë hapësirë ligjore për të “çdekretuar” zgjedhjet/ Mazhoranca e konsideron të paflefshëm vendimin e Metës, shkel Kushtetutën

by Java News
09/06/2019 13:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mazhoranca e vlerëson të pavlefshëm vendimin që presidenti Ilir Meta mori dje për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit. Juristët e Partisë Socialiste thonë se ky është një akt që bie në kundërshti të plotë me Kushtetutën. Sipas tyre, siç Shqiptarja.com mëson, kreu i shtetit nuk ka asnjë hapësirë ligjore për të “çdekretuar”, mbi të gjitha zgjedhjet, pasi cënon drejtpërdrejt sovranitetin e popullit për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj, mandati i të cilëve është i caktuar me datë fikse se kur mbaron. Siç burime nga PS thonë, pritet që pasi Meta të shpallë të hënën dekretin me argumentet për anulimin e zgjedhjeve, rruga e mnudshme është që ky dekret të kalojë në KQZ për tu shpallur i paflefshëm, duk krijuar kështu mundësinë partive ta ankimojnë në Kolegjin Zgjedhor.

Argumentet që mazhoranca radhit për vendimin e Metës të cilin e quan një akt administrativ të pavlefshëm

Presidenti e ka të caktuar me kushtetutë, në nenin 92 të saj shkronja gj: se cakton datën e zgjedhjeve. Pra, kur ka nxjerrë dekretin për datën e zgjedhjeve, Presidenti ka konsumuar referimin e neni 92/gj për këto zgjedhje. Nxjerrja e dekretit ka sjellë pasojat e veta për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, dhe të gjithë me radhë, partitë politike, individët etj.

Neni 10 i Kodit Zgjedhor, përcakton qartë se mandati i të zgjedhurve të pushtetit lokal (kryebashkiakëve) mbaron në të njëjtin muaj, në të njëjtën datë, të vitit të katërt, pas datës së shpalljes së rezultatit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Pra, për një kryebashkiak, nuk është aspak si në Kuvend, që ai qëndron në detyrë derisa të zgjidhet kryetari i ri. Kjo do të thotë se të zgjedhurve lokalë u mbaron mandati në një datë të përcaktuar. Në këto kushte, presidenti nuk ka asnjë dispozitë kushtetuese ku të mbështesë aktin që ka deklaruar se do të nxjerrë të hënën, pasi deklaroi dje se ka vendosur të shfuqizojë dekretin e zgjedhjeve duke anuluar mbajtjen e tyre më 30 qershor.

Termi çdekretim nuk ekziston fare, në asnjë dispozitë kushtetuese, dhe as tek ndonjë ligj tjetër. Kështu nuk ka “çdekretim nga emërimi”, por ka “dekret për emërim” dhe/ose “dekret për shkarkim/lirim”.

Kjo është një pikë e fortë mbi të cilën është mbështetur mazhoranca në këmbënguljen e saj se zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor dhe që e quajnë nul (të pavlefshëm) aktin e Presidentit.

Neni 108 i kodit të procedurës administrative vlerëson si akt absolutisht të pavlefshme aktet e nxjerra në kundërshtim me kompetencat e parashikuara. Dhe jo vetëm kaq, por vlerëson si te dënueshëm ekzekutimin e një akti të tillë nga personat që marrin dijeni mbi të.

Presidenti jo vetëm që po tenton të “çdekretojë” datën e zgjedhjeve, por nuk e bën këtë duke dekretuar një datë tjetër. Data u caktua pas takimeve konsultuese që Presidenti bëri me kryetarët e grupeve parlamentare, që është pjesë e pa shkruar e së drejtës kushtetuese. Pra kur Presidenti Meta nxori dekretin për caktimin e datës, ju referua jo vetëm kushtetutës, por edhe zakonit kushtetues.

Praktikisht synohet që vendi të mbetet pa pushtet lokal.

Arsyetimi se po i anulon zgjedhjet për të mbrojtur pluralizmin nuk qëndoron, pasi pluralizëm do të thotë liri e krijimit të partive politike mbi bazë bindjesh politike. Dhe demokraci do të thotë: liria e partive politike për të konkurruar në zgjedhje.

Pluralizmi është instrumenti i sovranitetit popullor që ushtrohet nëpërmjet zgjedhjeve dhe që materializohet nëpërmjet sovranitetit parlamentar (të dyja parime themelore kushtetuese).

Duke “çdekretuar” datën e zgjedhjeve presidenti tenton t’i heqë popullit të drejtën që ai të ushtrojë sovranitetin me votë.

Djegia e mandateve, bojkoti i zgjedhjeve, është atentat ndaj sovranitetit sepse synoi t’i heqë popullit të drejtën të ushtrojë sovranitetin.

Pluralizëm pa zgjedhje dhe pa parlament nuk ka. Kjo është teoria e sovranitetit. Pluralizmit nuk i shërbehet duke dalë nga sistemi, por duke ju bindur sistemit.

Presidenti nuk mbron pluralizmin, thjesht po i shërben krizës. Presidenti qe i shërben krizës shkel detyrën kushtetuese, thyen betimin që ka bërë para sovranit.

Ne 30 qershor populli ka mandatin të mandatojë drejtuesit lokalë për 4 vitet e ardhshme.

Presidenti, siç edhe është shprehur më herët për “vetëvrasje” politike, mund të djegë mandatin e vet, por jo mandatin e popullit.

Pranimi i skenarit me “çdekretim” fut në kolaps pushtetin vendor.

Pushtetit vendor po i mbaron mandati katërvjeçar dhe mandati duhet ripërtërirë nga populli. Data e fundit për këtë është data 30 qershor. Mandatin e kryebashkiakeve dhe këshillave bashkiake e ka në dorë vetëm populli. Ai ripërtërihet vetëm me zgjedhje. Nuk ripërtërihet as me dekret dhe as me marrëveshje partish.

Por çfarë mund të ndodhë pasi Meta të shpallë të hënën dekretin së bashku me argumentet?

Pritet që së pari të mblidhet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të marrë në shqyrtim dekretin. Pritet që KQZ të kërkojë pavlefshmërinë absolute të tij, për shkak se akti ka dale në kundërshtim me kompetencën dhe ne kundërshtim me procedurën kushtetuese dhe të refuzojë zbatimin .

Pas këtij hapi, partive të tjera politike i lind e drejta që këtë vendim të KQZ, ta ankimojnë në Kolegjin Zgjedhor./shqiptarja.com

g.kosovari

Next Post
Për PDIU akti i presidentit mundësi për dialog: Partitë politike t’i thërrasin arsyes

Për PDIU akti i presidentit mundësi për dialog: Partitë politike t’i thërrasin arsyes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Konferenca e 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Rama pritet nga Kryeministri i Belgjikës

Konferenca e 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Rama pritet nga Kryeministri i Belgjikës

May 26, 2026
“Spanja mbështet integrimin e Shqipërisë në BE”, Peleshi takon kryeparlamentaren spanjolle në Madrid

“Spanja mbështet integrimin e Shqipërisë në BE”, Peleshi takon kryeparlamentaren spanjolle në Madrid

May 26, 2026

“Drejtësi me çdo kusht” e SPAK-ut dhe një mësim që vjen nga Shtetet e Bashkuara

May 26, 2026
“Gjuha shqipe do mbrohet kudo”, studenti paralajmëron protestë edhe në Prishtinë

“Gjuha shqipe do mbrohet kudo”, studenti paralajmëron protestë edhe në Prishtinë

May 26, 2026
Shqipëria hyn në një fazë të re të negociatave me BE, Koçiu: Reformat dhe asistenca ndërkombëtare po afrojnë vendin drejt anëtarësimit

Shqipëria hyn në një fazë të re të negociatave me BE, Koçiu: Reformat dhe asistenca ndërkombëtare po afrojnë vendin drejt anëtarësimit

May 26, 2026
Gjipali: Shqipëria në momentin më të favorshëm për BE-në, por integrimi do të sjellë edhe kosto e sfida

Gjipali: Shqipëria në momentin më të favorshëm për BE-në, por integrimi do të sjellë edhe kosto e sfida

May 26, 2026
Reforma territoriale, Mazniku nga Kukësi: Ka ardhur momenti të rishohim ndarjen e vitit 2014

Reforma territoriale, Mazniku nga Kukësi: Ka ardhur momenti të rishohim ndarjen e vitit 2014

May 26, 2026
“Shqiptaria është me Shkupin”/ Protesta në Tiranë për gjuhën shqipe, studentët marshojnë drejt ambasadës së Maqedonisë së Veriut

“Shqiptaria është me Shkupin”/ Protesta në Tiranë për gjuhën shqipe, studentët marshojnë drejt ambasadës së Maqedonisë së Veriut

May 26, 2026
8 Dhjetori, Petro Koçi mesazhi për të rinjtë dhe pasoja e shembujve të gabuara

Masakra e ‘96/ Koçi: Një grusht shteti që nuk u dënua kurrë, si Berisha grabiti pushtetin me gjak, dhunë dhe falsifikime!

May 26, 2026
Kërcënimet e Rusisë për diplomatët në Kiev, BE thërret përfaqësuesin e lartë rus

Kërcënimet e Rusisë për diplomatët në Kiev, BE thërret përfaqësuesin e lartë rus

May 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In