• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nuk jemi jugosllavë, as grekë”, ish-minatorët largojnë Bylykbashin nga protesta: Nuk ju duam…

by A R
19/10/2023 10:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qindra minatorë kanë dalë ditën e sotme në protestë për të ngritur zërin për të drejtat e tyre.

Me pankarta në duar ku shkruajnë “po vidhen miliona, ndërsa populli ha bukë thatë”, “Status i minatorit, premtim elektoral”, minatorët janë mbledhur përpara Kuvendit të Shqipërisë, teksa deputetët janë mbledhur në seancë parlamentare.

“Nuk kërkojmë as nga PS, as nga PD, po nga shtetit shqiptar, nuk durojmë shkelma se unë rashë përtokë, tjetrin e kanë goditur në organet seksuale dhe iku në spital, unë nuk jam as jugosllav e as grek”, tha një minator.

“Sot ne jemi të diskriminuar, kam luftuar 15 vjet nën tokë dhe i kam dhënë shtetit 250 mln, a ka mundësi të mbijetoj dhe unë, zonja kryetare e parlamentit, deputetët marrin 5 milion, unë 15 mijë lekë, sit ë jetoj unë, mua më duhet 50 mijë lekë ilaçe, nuk meritoj dhe unë të jetoj? Si ka mundësi që në fushatë the nuk do ketë pension nën 20 mijë lekë, kanë kaluar vite dhe nuk është bërë asgjë, unë kam 30 vite pune dhe marr 15 mijë lekë, është gjynah, është mëkat, si ka mundësi që ne marrim gjysmë pensioni, në diktaturë merrnim 7 mijë lekë që janë si 700 mijë lekë sot”, tha një tjetër.

Në mbështetje të tyre ka shkuar edhe deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, mirëpo minatorët e kanë përzënë, pasi kanë deklaruar se nuk është një protestë politike.

Statusi i minatorit parashikon një sërë lehtësirash për shkak të vështirësisë dhe rrezikut që paraqet natyra e punës, mes tyre pension më të lartë, kontrolle shëndetësore falas, sigurim të familjes në rast humbjeje jete, ilaçe të rimbursueshme.

/a.r

Next Post
Alibeaj akuzon mazhorancën: Po bllokon Komisionin për Reformën Zgjedhore

Alibeaj akuzon mazhorancën: Po bllokon Komisionin për Reformën Zgjedhore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com