• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nuk janë vetëm portretet e mitingjeve fëmijët në këtë vend”

by Majlinda Bregu
12/05/2017 16:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Majlinda Bregu

Abuzimi që po na shkërrmoq të gjitha pushtetet.

Ndërsa përthithemi, gati pakthim, në vorbullën e lajmeve frenetike, për pushtetet e politikat tona të mëdha, rrezikojmë të mos shohim sesi po vazhdojnë të na shkërmoqen nën këmbë ato pushtetet e vogla, në qytetete, fshatra, shkolla, punë…që në fakt shkaktojnë trauma shumë më të mëdha.
U tmerrova edhe një herë më shumë kur u ndesha me një tjetër lajm për abuzim seksual, këtë herë jo ndaj një gruaje por akoma dhe më çmendurisht, ndaj një nxënëse të shkëlqyer, pikërisht në ambjentet e një shkolle në Kashar, rënë viktimë e mësuesit të saj.
Mësuesi, është pezulluar. Por kaq nuk mjafton.
Në 2013 kam propozuar ndryshimet që sot janë në Kod Penal, për të vendosur parimin e interesit më të lartë të fëmijës si dhe konsiderimin si rrethanë rënduese për çdo krim që kryhet ndaj të miturve.
E di që edhe kaq nuk mjafton. Nuk ka nevojë të ma thotë njëri se ç’ dhimbje ka fëmija dhe e kuptoj si nënë se çfarë po kalon e ëma e vajzës.
Në Parlamentin që iku, si iku, rrijnë pezull akoma dhe 3 propozime, të miat dhe të dy kolegëve të tjerë.
-Përfshirje në ligjin e dekriminalizimit për mësuesit dhe profesionistët e kujdesit social që punojnë me fëmijët.
-Përjashtimin nga shërbimi i proves; pra çdokujt që abuzon me fëmijët t’i hiqet e drejta të punojë përsëri me ta.
-Bërjen të detyrueshëm të vlerësimit të shëndetit mendor të mësuesve dhe edukatorëve që punojnë me fëmijët tanë.
Sigurisht asnjë nga këto propozime nuk u votua. Ne dolëm nga parlamenti, por mbi të gjitha jo gjithkush e përkrahu idenë se mësuesit nuk duhen futur në testim vetëm për njohuritë profesionale.
Kolegë të tjerë, me të drejtë, ngurruan pasi mendonin se kështu qeveria do të kishte një armë më shumë në dorë, për të hequr nga puna mësues e për të punësuar militantë.
Kjo është e keqja që na ka mbërthyer! Ne nuk garantojmë dot më jetën dhe punën e ndershme të askujt!
Një mësues pedofil do të dënohet, për këtë nuk kam dyshim! Por a fillon e mbaron këtu?
S’është vetëm ai fajtor! Ai është monstër në fakt. Por faji është dhe i secilit prej nesh, që nuk jemi më në gjendje të qeverisim as veten jo më të pambrojturit.
Ç’mund të presim të ndodhë në ato pushtetet e vogla, nëpër qoshet e kësaj Shqipërisë sonë ende të pandriçuar mirë, kur nëpër tribunat e pushteve të mëdha e vetmja gjë që nuk ndryshon është urrejtja për tjetrin, nga premtimet deri tek abuzimet me pushtetin që ndodhin rëndom çdo ditë, si të ishte hiç mosgjë.

Janë mbi 100 mijë fëmijë që jetojnë në varfëri.

60 mijë nuk janë të mbuluar me asnjë shërbim!
Vetëm për t’i ushqyer me bukë fëmijët që jetojnë në varfëri ekstreme duhen 27 miliarde dollare dhe buxheti i përkujdesjes sociale as i afrohet kësaj nevoje.
Ne nuk dimë sa fëmijë kanë braktisur shkollën;sa të mitura i detyrojnë të martohen; sa punojnë në të zezë e me radhë…
Nuk janë vetëm portretet e mitingjeve fëmijët në këtë vend. Janë dhe këta pa zë!

Po i ushqejmë vetë djajtë, siç po ushqejmë sherrnajën tonë. Dikush fiton, por jo të pambrojturit!

Next Post
“Jam sëmurë, nuk vij dot”. Telefonata e fundit e polices me kolegët para vetëvrasjes

A ishte një lidhje dashurie në mes, shkaku pse u vetëvra 23 vjeçarja police në Durrës?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

November 8, 2026
Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

November 8, 2026
‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

November 8, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e diel 8 nëntor 2026, dashuria, paratë dhe fati për të gjitha shenjat

November 8, 2026
Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

November 8, 2026
“Shqipëria, rritje ekonomike në letër”/ Teliti: Bujqësia dhe industria prej 3 vitesh në recesion

Teliti: Kur PD të vijë në pushtet do heqim ata që i ka futur Rama në punë

November 8, 2026
“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

November 8, 2026
Protesta/ Ironia e juristit Spahiu: Reagimi i Ambasadës së SHBA, as ‘mish, as peshk’!- Pyet dhe Arlind Qorrin: Po nëse zgjedhjet i fiton sërish Rama apo Berisha?

Dje Berisha i rrahu me shpulla studentët në shesh por çfarë do ju bënte nëse do ishte kryeministër?

November 8, 2026
Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

November 8, 2026
Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In