Vrasja e 17-vjeçarit shqiptar në Itali, Ismail Luli, vazhdon të mbajë të karikuar mediat italiane me detaje të reja. Duke cituar burime nga grupi hetimor, ilgiornale shkruan se ka dyshime se në vrasjen e të riut kanë marrë pjesë 4 persona.
Deri tani policia italiane ka arrestuar Igli Metën e Marjo Memën për vrasjen e 17-vjeçarit. Por duke iu referuar ngjarjes si dhe kushteve hetuesit besojnë se në vrasje kanë marrë pjesë katër persona. Madje dyshime të forta ka se dhe Ambera Saliji, shqiptarja nga Maqedonia e cila futi në kurth 17-vjeçarin, mund të ketë qënë prezente në vrasje.
Hetuesit italianë janë të bindur se të rinjtë e kishin planifikuar me çdo detaje se do vrisnin 17-vjeçarin, duke hedhur poshtë kështu alibinë se iu ka dalë situata nga kontrolli dhe e kanë vrarë.