Juventusi bëri goditjen më të madhe këtë merkato duke afruar yllin portugez Cristiano Ronaldo.
Me afrimin e tij tashmë Seria A është rikthyer në modë dhe shumë yje po kërkojnë kampionatin italian si dikur.
Edhe ekipet e tjera italiane po bëjnë afrime të rëndësishme por Juventusi është gati të bëjë një tjetër goditje të madhe.
Bëhet fjalë për afrimin e mikut të ngushtë të Ronaldos, brazilianit Marselo. Juventusi ka gati ofertën prej 50 milionë eurosh për anësorin. Ndërkohë, me afrimin e tij do të alrgohet Alex Sandro po cili kërkohet me ngulm nga PSG./a.m.











