• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nuk janë të trembur se do dënohen, por pse po guxohet të preken

by Mero Baze
25/08/2022 19:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Bezo

Sali Berisha dje vonoi disa orë ti dilte në krah Ilir Metës. Ishte e pazakont që Ilir Meta kishte vënë kujën kundër SPAK qysh në orën 11 paradite dhe ai reagoi vetëm rreth orës 20 në mbrëmje. E gjithë ajo periudhë heshtjeje, hezitimi apo përsiatje e tij e mbart brenda gjithë të vërtetën e reagimit kriminal ndaj drejtësisë të dyshes Berisha Meta.

Fillimisht Sali Berisha ka heshtur jo se nuk ka kontakt me Ilir Metën, por se ka menduar se është një nga ato “lojërat e luftës” që Ilir Meta bën shpesh me drejtësinë në vend. Reagimi i egër i Ilir Metës dhe njerëzve të tij në këtë rast është pjesë e regjisë.

Më pas reagoi ashpër ambasadorja e SHBA dhe Ilir Meta u desh të zbythej bashkë me njerëzit e tij. Situata u bë më serioze në orët e mbasdites kur nisën të rrjedhin detaje nga dosja që SPAK ka nisur hetimin.

Ishte e qartë se Ilir Meta ishte në telashe dhe Sali Berisha në një telash edhe më të madh, me heshtjen e tij. Ai duhet doemos të reagonte, ti ngjante dhe ta tejkalonte në egërsinë e reagimit të tij, Ilir Metën. Për shumë arsye. Për të vetat dhe të Ilir Metës.

Arsyeja ishte se ai kuptoi që drejtësia po vepronte pa leje të tyre. Nuk është e sigurt sa fuqi ka drejtësia për të shkuar deri në fund, apo për thellësinë e fakteve që do të hetoj. Por kjo atyre nuk ju hyn në punë. Sali Berisha dhe Ilir Meta, nuk janë mbrojtur ndonjëherë me fakte, por me shantazhe ndaj drejtësisë. Nëse ju bie ky sistem, ata nuk ndjehen më të qetë edhe sikur prokuror të çështjes të vësh Argitën dhe gjykatës Shkëlzenin. Ata kanë mbijetuar

30 vjet, duke mos e lejuar drejtësinë ti hetoj dhe gjykoj dhe duke ndryshuar vendime rrugës.

Për të bllokuar hetimet ndaj Argita Berishës dhe Damir Fazlicit më 2008, për pastrim të provuar paresh, Sali Berisha përdori dhe policinë e shtetit të mos lejonte prokurorinë të ndalte Fazlicin në Rinas dhe më pas përdori një gjykatës të tij për të mos e filluar çështjen.

Për të ndalur thirrjen e djalit të tij në prokurori pas tragjedisë së Gërdecit, ai shantazhoj zëvendësprokurorin e Përgjithshëm duke e akuzuar si prokuror të diktuarës, duke e detyruar atë të jepte dorëheqje, ndërsa shokët e tij të klasës anëtarë të Gjykatës së lart që i dhanë garanci për të mbrojtur ortakët e djalit të tij në Gërdec, i mbajti në detyrë. Prokuroria as guxoi ta thërriste për kafe Shkëlzen Berishën edhe pse faktet i kishte dhe i ka mal mbi tavolinë për implikimin e tij direkt si pronari “de facto” i biznesit vdekjeprurës në Gërdec.

Për të ndaluar hetimin dhe ndëshkimin e tij për vrasjen e 4 qytetarëve të pafajshëm, të paarmatosur dhe të parrezikshëm më 21 Janar 2011, ai ngriti një Komision parlamentar që vuri nën akuzë për grusht shteti gjithë piramidën e shtetit shqiptar që nga presidenti i Republikës, kryeprokurorja e përgjithshme dhe katër gazetarë. Arsyeja ishte që hetimi të konsiderohej në konflikt politik me qeverinë dhe të zhvlerësohej. Dhe e vazhdoi luftën duke bërë sulme poshtëruese ndaj kryeprokurores derisa çështja u varros pa u thirrur ai në prokurori.

Një natë para se Ilir Meta të gjykohej për videon e famshme ai i shkoi demonstrativisht në shtëpi të tij, për ti treguar atij se do përdorte autoritetin e vet për të mbajtur larg drejtësinë prej tij. Dhe shkoi në një shtëpi aspak miqësore, mosbesuese ndaj tij. Shkoi gati si peng për të provuar devotshmërinë. Ashtu ishte dhe mbrëmë.
Ky është mekanizmi mbrojtës i tij. Ai kërkon të mos i preket miti që ai mund të hetohet dhe gjykohet. Nuk i intereson thellësia apo pesha e hetimit. I intereson të mos guxoj njeri ta hetojë.

Ky është dhe shpjegimi pse ai dje vonë, reagoi me aq egërsi dhe ulërima për Ilir Metën. Reagoi se kuptoi që miti i tyre po bie dhe i pari në radhë shkoi aleati i tij. Ai e di që i dyti e ka radhën ai. Dhe nuk i trembet dënimit, më shumë se sa çmitizimit të tij si njeri që nuk guxon kush ta hetoj.

Klithmat e tij dje në errësirë, janë kuisjet e një bishe që ndjen se po i afrohet rreziku. Dhe rrezik për të është “çburrërimi” për ta çuar para drejtësisë.

Të tjerat për të nuk kanë rëndësi se ai e di vet çka bërë. Ajo çfarë e ka mbajtur në këmbë, është se nuk ka guxuar njeri ta përballë me krimet e veta. Ndaj i duket fundi i botës që dikush mund ti trokas tek porta.

Next Post
Dëshmia tronditëse: Liria e çartur e një partie, zyrtarja E.G e Ilir Metës dhe 170 mijë euro ryshfet për lirinë e narkotrafikantit

Dëshmia tronditëse: Liria e çartur e një partie, zyrtarja E.G e Ilir Metës dhe 170 mijë euro ryshfet për lirinë e narkotrafikantit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FBI “përzë” shtetin nga hetimi i vrasjes në Minneapolis, zbulohet e shkuara e oficerit

FBI “përzë” shtetin nga hetimi i vrasjes në Minneapolis, zbulohet e shkuara e oficerit

January 8, 2026
Bllokimi i anijes me flamurin rus, ekspertët: SHBA rrezikon përshkallëzimin me Moskën

Bllokimi i anijes me flamurin rus, ekspertët: SHBA rrezikon përshkallëzimin me Moskën

January 8, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

“S’do t’ia dijë njeri për përmbytjet”, Manjani: Kemi që në 1945 që presim amerikanët…

January 8, 2026
“Do ta paguash për atë që ke bërë”/ Pas dyerve të gjykatës në Nju Jork, Maduro i përgjigjet protestuesit: Jam rob lufte

“Një batanije leshi dhe një dyshek i hollë”, ja kushtet në burgun ku po mbahen Maduro dhe gruaja e tij

January 8, 2026
“Shpallni gjendjen e Fatkeqësisë Natyrore”, Gjunkshi thirrje Ramës: Banorët s’dinë ku kanë kokën

“Shpallni gjendjen e Fatkeqësisë Natyrore”, Gjunkshi thirrje Ramës: Banorët s’dinë ku kanë kokën

January 8, 2026
“Kemi arritur ta izolojmë zjarrin te 5 Maji”, Cara: Në magazina ka bombola gazi që tregtohen

“Kemi arritur ta izolojmë zjarrin te 5 Maji”, Cara: Në magazina ka bombola gazi që tregtohen

January 8, 2026
“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Spahiu: Shqipëria e Enver Hoxhës nuk u përmbyt kurrë, sepse kishte 700 hidrovore dhe sisteme bonifikimi

January 8, 2026
Vjosa në kuotën e 9 metrave: Nesër parashikohet stuhi, shpresa e vetme janë uljet e prurjeve

Vjosa në kuotën e 9 metrave: Nesër parashikohet stuhi, shpresa e vetme janë uljet e prurjeve

January 8, 2026
Zjarri te tregu “5 Maji”, Ristani: Është vënë në kontroll, asnjë rrezikshmëri për përhapjen në qendrat e banuara

Zjarri te tregu “5 Maji”, Ristani: Është vënë në kontroll, asnjë rrezikshmëri për përhapjen në qendrat e banuara

January 8, 2026
“Kemi vetëm 50 ekskavatorë të dhuruar”, eksperti: Kanalet kulluese mbledhin 5-6 milionë ton llum, nuk mund të pastrohen

“Kemi vetëm 50 ekskavatorë të dhuruar”, eksperti: Kanalet kulluese mbledhin 5-6 milionë ton llum, nuk mund të pastrohen

January 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In