• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nuk janë studentë”- Analisti Meçe: Personat me maska janë pjesëtarë të grupit paramilitar të PD! me përfshirjen e Berishës…

by A. Q
14/10/2026 15:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Arben Meçe, i ftuar në “News Line” tha se këto akte dhune ndodhën pikërisht në ditën kur Shqipëria mbylli kapitullin e katërt dhe sipas tij kjo nuk është e rastësishme.

Ai theksoi dhunimi i selisë së Nunciaturës Apostolike në Tiranë, përfshirë heqjen e flamurit të Selisë së Shenjtë është një akt shumë i rëndë.

“Përpara një jave u shpall nga Komisioni Evropian mbyllja e grupkapitullit të katërt me Shqipërinë. Natyrisht vlerësimi i procesit të Shqipërisë është një gjë shumë e rëndësishme dhe çdo hap pozitiv tentohet të sulmohet nga kundërshtarët. Turma dje goditi një nga institucionet më serioze në botë, goditi Kishën Katolike”, tha  ai.

Ai theksoi se nuk kemi të bëjmë me një lëvizje studentore, por një organizmi me prapavijë politike. Meçe pohoi se personat e maskuar në protestë janë pjesë e njësi paramilitare e Partisë Demokratike dhe nuk kanë asnjë lidhje me studentët.

Sipas tij, Sali Berisha me thirrjet e tij nxit aktet e dhunës në protestë.

“Kryetari i PD i ka bërë thirrje strukturave të jenë pjesë në këtë protestë. Sot u bë më evident ky fakt. Dje protesta nisi paqësore dhe natyrisht u agravua, sot ajo nisi që në momentin e parë e dhunshëm.

Sot grupi i parë që ishte aty ishte grupi i zjarrit të PD. Është strukturë paramilitare e PD. Sot s’kemi të bëjmë me një lëvizje studentore. Një grup ishte i maskuar totalisht. Kishte parulla politike dhe kjo është lëvizje politike. Në protestë janë militantë të PD”, tha ai.

Ai theksoi se me përfshirjen e Sali Berishës, kjo lëvizje ka dështuar. Analisti vlerësoi dhe qëndrimin e Policisë, e cila sipas tij po vepron me profesionalizëm ndaj akteve të dhunës, që sipas tij, po i ushtron “Grupi i Zjarrit” i Partisë Demokratike

“Përse duhen shkulur kangjellat e rrugëve, pse i shkatërrojnë semaforët? Atëherë në çfarë kushte jemi këtu? Unë ju drejtohem prindërve, që si ndihen kur shikojnë që fëmijët e tyre shkatërrojnë. Kjo filozofoi shkatërrimi kërkon një distancim shoqëror. Policia jonë është treguar korrekte dje.

Reagimi i Policisë sot ndaj protestës ka qenë profesionale dhe me një përkujdesje të jashtëzakonshme për të neutralizuar agresivët dhe jo për të shpërndarë në mënyrë klasike turmën. Kështu që nota dhjetë për Policinë e Shtetit.

Sot kjo lëvizje ka dështuar. Nuk e bëjnë guerilet ndryshimin e sistemit. Ky është grupi paramilitar i Partisë Demokratike. I ke me maska. Goditja e Ambasadës së Vatikanit në Shqipëri është një ngjarje shumë e rëndë”, tha ai.

Next Post
Nga vizita te protestuesit e arrestuar në takimin me ambasadoren e BE, Tabaku kërkon llogaridhënie për dhunën policore: Të hënën dëgjesë me ministrin Demo

Nga vizita te protestuesit e arrestuar në takimin me ambasadoren e BE, Tabaku kërkon llogaridhënie për dhunën policore: Të hënën dëgjesë me ministrin Demo

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com