• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nuk janë problem sondazhet por leximi i tyre!

by Dritan Hila
14/04/2021 19:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Afrimi i fundit të fushatës tregon se opozita nuk ka asnjë lepur në kapele që të çudisë publikun. Gjithçka vazhdon me skema të vjetra te viteve ‘90-të që fillojnë me pritje vargu makinash dhe flamuj, sikurse dhe premtime që shqiptarët e viteve 2020-të e kanë jashtë inteligjencës së tyre që ta hanë. Ata nuk janë më të para 30 viteve kur një skocez i psonisur s’dihet se ku, me emrin John McGou, premtonte se do sillte arin që kishin fshehur komunistët në bankat e perëndimit.

Fatkeqesisht ata që shoqëronin Johnin që sot si gjendet emri as në “Google”, janë ende kandidatë për deputetë dhe fantazia aty ju ka ngelur. Por jo shqiptarëve! Këtë e tregojnë edhe sondazhet. PS-ja vazhdon mbetet forcë e parë, ndërsa PD-ja dhe LSI-ja hanë nga kuotat e njëra-tjetrës por pa ja dalë të çojnë stekën më lart se 2017-ta.

PD-ja po rikuperon elektoratin e saj nga LSI-ja ndërsa kjo e fundit mendon se duke promovuar kalamajtë e Jalës do bëjë çudira. As leximi i sondazheve sipas qejfit nga analistët e opozitës nuk e ndihmon në këtë pikë. Sepse votat do t’i japin votuesit dhe jo analistët.

Nëse krahu opozitar mendon se edhe me një formacion të përçarë ku shizmat reale të Murrizit, Patozit, Topallit e gërdyejnë por megjithatë i bën numrat të vijë në pushtet, apo se shqiptarët kanë nostalgji për rikthimin e katërt të Berishës dhe të shohin si aleancë të shpresës atë mes Berishës, Metës dhe Kryemadhit, a se mendojnë që kjo aleancë do pastrojë korrupsionin dhe ndërtojë institucione, atëhere kanë një problem të madh me aparatin e analizës.

Ndaj sondazhet ngado që t’i kapësh tregojnë se PS-ja mbetet forcë e parë dhe mbledhja e forcave opozitare, me sistemin aktual, do nxjerrë një rezultat si 2017-ta. Rama mund të ketë probleme ekipi por jo leximi të humorit të zgjedhësve.

Ndërsa nga krahu opozitar nuk janë problem sondazhet qe bëhen nga shoqëritë më të mira perëndimore që nuk kanë ndërmend të lenë reputacionin e tyre profesional në Shqipëri, por leximi qe kanë qejf t’i bëjnë. Ose fundja mund ta lexojnë si të duan, problemi është rezultati i 26 prillit.

Next Post
Militanti i PD-së kërcënon me vdekje gazetarin Carlo Bollino: Shumë shpejt ke plumbin, mafioz

Unë “socialisti i pasigurtë” në database që tremb PD-në e Bashës dhe Berishës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fitime 50 mln $ para postimeve të Trump, dyshohet për manipulim tregu

Fitime 50 mln $ para postimeve të Trump, dyshohet për manipulim tregu

March 23, 2026
“Merrni përkthyes kur vini në Tetovë”, gazetari përplaset me ministren maqedonase: Nuk e di kujt i duhet…

“Merrni përkthyes kur vini në Tetovë”, gazetari përplaset me ministren maqedonase: Nuk e di kujt i duhet…

March 23, 2026
Tri ngushticat kyçe të Gadishullit Arabik. Lufta dhe rëndësia strategjike e rrugëve të naftës

Tri ngushticat kyçe të Gadishullit Arabik. Lufta dhe rëndësia strategjike e rrugëve të naftës

March 23, 2026
Pa fjalime dhe regji qendrore, zbulohen detaje mbi protestën e thirrur sot nga opozita

Protesta e opozitës, zyrtari i PD: Duhet të rrimë çdo natë para Kryeministrisë

March 23, 2026

“Nafta 270 lekë, s’ka justifikim…”, eksperti i ashpër: Ja ç’do të ndodhë me çmimet së shpejti

March 23, 2026
Një stjuardesë u gjet e gjallë, detaje nga përplasja e frikshme në aeroportin LaGuardia ku humbën jetën 2 pilotët

Një stjuardesë u gjet e gjallë, detaje nga përplasja e frikshme në aeroportin LaGuardia ku humbën jetën 2 pilotët

March 23, 2026
Këtë javë bëhemi ‘tradhtarë’! Meri Shehu paralajmëron këto shenja

Saturni ju kthen me këmbë në tokë, ja ndryshimet e mëdha për shenjat e horoskopit sipas Meri Shehut

March 23, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë solli politikisht protesta e 22 marsit?

March 23, 2026
“Nuk u paraqit asnjë qytetar”, dështon protesta kundër rritjes së çmimit të naftës në vend para Kryeministrisë

“Nuk u paraqit asnjë qytetar”, dështon protesta kundër rritjes së çmimit të naftës në vend para Kryeministrisë

March 23, 2026
“Policia bashkiake të largojë tregtarët nga trotuari”, Braçe denoncon çmimet e larta të perimeve në treg: Abuzim skandaloz, s’të japin as faturë

“Policia bashkiake të largojë tregtarët nga trotuari”, Braçe denoncon çmimet e larta të perimeve në treg: Abuzim skandaloz, s’të japin as faturë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In