• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nuk ishte profecia, por realiteti

by Artur Ajazi
12/05/2025 18:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR AJAZI

Ndodhi ajo që pritej. Ndodhi ajo që kishte paralajmeruar Edi Rama edhe më parë, duke renditur fakte dhe argumente, pse shqiptarët do të votojnë në shumicë PS. Dhe dita e madhe erdhi. Shqiptarët votuan të lirë dhe të qetë, duke e shpënë votën e tyre tek partia e punëve të kryera, tek partia e premtimeve të mbajtura, tek Edi Rama dhe ekipi i tij.

Në fakt, nuk ishte profecia por realiteti. Një miku im që erdhi enkas pas 10 vitesh nga Franca, vetëm për të votuar, u “shokua” që në Rinas nga ndryshimi. “Rama paska bërë mrekullira këtu”-më tha. Ndaj besoj dhe mendoj se ishte profecia e Ramës fitorja e 11 Majit 2025, por realiteti.

Ishte gjuha me të cilën ai u foli shqiptarëve kudo ishin. Ishte mjeshtëria e fjalës dhe dokumentimit të punëve, projekteve, investimeve, rritjes ekonomike. Edi Rama, nuk kishte vendosur të merrej me broçkulla, si “rrisim kaq e aq rrogat, pensionet”, apo dhe se “japim kaq miliona euro këtu apo atje”. Edi Rama foli me fakte, dhe shqiptarët e besuan dhe votuan.

Tanimë, dihet se ngazëllimi i fushatës, ka krijuar tek Berisha dhe stafi i tij i ngushtë, pezmatim, urrejtje, mllefe, dhe pritet si zakonisht dalja e liderit për të baltosur zgjedhjet dhe rezultatin. Duhet gjendur fajtori, dhe ai padyshim kësaj here, do të jetë ose shqiptar, ose amerikan. Pra do të jetë, ose një prej “xhaketave të vjetra”, ose La Civita. Kjo për faktin sepse La Civita, nuk vlen më tashmë për Berishën. Ai mori paratë, mbajti një fjalim të shkruar nga lideri demokratikasve, dhe kaq.

Edhe pse Berisha shpresonte në “magjinë” La Civita, duke menduar se “ardhja e tij do ti impresiononte shqiptarët dhe do ti sillte fitoren” si në SHBA të Trump, duket se kjo nuk ndodhi. Dhe nuk kishte si të ndodhte, kur vetë amerikani La Civita, e preku me dorë, realitetin shqiptar. Ku gaboi Berisha ? Natyrisht , gabimi nis me qendrimin e tij me pahir si kryetar partie, moshapja e partisë, flakja e kontributorëve partiakë, marrja e “asistentit” amerikan, dhe premtimet e bujshme pa “doganë” gjatë fushatës.

Gjithsesi, heshtja e tij edhe 24 orë pas votimeve, tregon shumë. Kurse për Edi Ramën, fitorja erdhi ashtu natyrshëm, pa shumë bujë, duke u mbështetur tradicionalisht tek ajo që duan shqiptar֝t, tek realiteti i prekshëm, dhe efektet e punëve të mbaruara. Tanimë mbetet nisja e një rrugëtimi tjeter, progresist, dhe integrues të Shqipërisë drejt dyerve të Bashkimit Europian.

Next Post
“Altin Dumanin e kam patur vartës”, Sula: Jam i vetmi politikan që ia përmend emrin!

“Unë lëpirës nuk bëhem dot....”/ Dash Sula për rezultatin e zgjedhjeve: Jam i acaruar, i xhindosur, i tmerruar nga çmenduria jonë si PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

November 10, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Protesta e ‘flamingove’/ Deputeti i PS: Kërkesa për ndalimin e investimit të huaj, tipike komuniste e anti-kapitaliste

November 10, 2026
Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

November 10, 2026
Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

November 10, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: SPAK po provon me majat e Piramidës se askush nuk është mbi ligjin

November 10, 2026
Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

November 10, 2026
Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

November 10, 2026
Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

November 10, 2026
Hekurudha Vorë- Hani i Hotit, 5 kompani kalojnë fazën e parë për mbikëqyrjen

Kur do të përfundojë hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas? Përgjigjet ministri Enea Karakaçi

November 10, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Kërkesa e Veliajt për pjesëmarrje në Asamble| Klosi: Do e diskutojmë në forume, problem paraburgimi

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In