“Sot ne inauguruam fillimin e një procesi me të cilin ne do të shpëtojmë demokracinë, familjen dhe Shqipërinë.
Jo nuk ishte pjesë e projektit qëndrimi në shesh. Protesta se kur do të jetë do të përcaktohet.
Ne jemi në një kthesë përfundimtare që shënon një etapë të re, lëvizje të fuqishme që opozita ka një mision.
Protesta shënon, inauguron, fillimin e përpjekjes më të fuqishme për largimin e Edi Ramës, nuk ndalën më. Do të jenë të tilla, do të jenë me demonstrata, greva, të të gjitha llojeve. Ky ishte inaugurim i misionit tonë. Ky mision do të përcaktohet nga vlerësimi i situatës”, tha Berisha për Top Story.











