• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Nuk ishte film aksion, por polici hero që kapi grabitësin e kambistit në Tiranë

by Java News
29/03/2019 21:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një skenë të denjë për filmat aksion, në më pak se një minutë, dy persona me skafandra në kokë dhe doreza në duar, grabitën 60 mijë dollarë në qendër të Tiranës, në ‘Rrugën e Barrikadave’. Një kambist, Agron Shira, ra pre e grabitësve që e përplasën fillimisht me motor dhe më tej e lënduan me thikë dhe levë duke i marrë lekët dhe duke e lënë të plagosur në tokë. Arratia e njëri prej grabitësve ka zgjatur shumë pak, falë ndërhyrjes së guximshme të dy efektivëve të Policisë Rrugore në Tiranë, të cilët arrestuan drejtuesin e motorit, por pasagjeri arriti të largohej bashkë me paratë e grabitura.

Agron Shira sapo doli nga Exchange i tij në “Rrugën e Barrikadave”, me 60 mijë dollarë, kur u sulmua nga dy personat e kamufluar me kapuç e doreza. Paratë ai do t’i çonte pranë një banke të nivelit të dytë.

Grabitja ndodhi në sy të qindra qytetarëve të cilët fillimisht e raportuan në polici si një aksident rrugor, për shkak se Shira u godit nga pas nga motori i dy autorëve. Më pas u godit me thikë dhe me levë në kokë. Shira ka rënë në tokë pa ndjenja në tokë dhe mori ndihmën e qytetarëve deri në mbërritjen e ambulancës. Si rrallë herë kohët e fundit, kur qytetarët zgjedhin të nxjerrin telefonat celularë për të filmuar, duke qëndruar indiferent, këtë radhë janë munduar t’i japin ndihmën e parë kambistit të lënduar.

Vëmendja dhe reagimi i shpejtë i dy efektivëve rrugorë të cilët ishin në krye të detyrës në Rrugën e Barrikadave, pranë vendit të ngjarjes, bëri të mundur pikasjen e autorëve.

Shqiptarja.com mëson se efektivët F.H dhe O.Zh, kanë parë motorin teksa bënte lëvizje të çrregullta në rrugë. I kanë bërë shenjë të ndalojë, por kanë hasur në refuzimin e tyre për tu ndalur. Dy efektivët e rinj në moshë, i janë vënë në ndjekje motorit duke ju hedhur sipër grabitësve. Njërin prej tyre arritën ta neutralizojnë duke i vënë prangat dhe duke i sekuestruar edhe thikën dhe një levë që ai mbante. Ndërsa pasagjeri në motor, mundi të largohej. Megjithatë, ai është identifikuar nga policia dhe është shpallur në kërkim. Një 36-vjeçar nga zona e Alliasit.

Efektivët e Policisë Rrugore të Tiranës  i janë hedhur sipër motorit, ku mësohet se njëri prej tyre, me inicialet O.Zh, ka mbetur edhe i lënduar në dorë në tentativë për të ndalur grabitësit. Është rrëzuar nga motori në ecje, bashkë me autorët dhe janë zvarritur 2-3 metra. Aty punonjësit e policisë rrugore kanë shtrirë në tokë një nga autorët i cili më tej është shoqëruar në polici.

Fotoja e dy efektivëve të guximshëm u publikua edhe nga Policia e Shtetit, ku shfaqte pikërisht momentin kur autori ishte ndalur. Gjatë përleshjes me patrullën Rrugore, dy grabitësit kanë kërcënuar me thikë edhe një nga efektivët e policisë, por reagimi i tyre ka qenë i menjëhershëm, duke rrëzuar fillimisht motorin e autorëve dhe më pas prangosjen e njërit prej tyre.

Njëri prej efektivëve është vetëm 29 vjeç. Dhe është pikërisht personi që ndodhet mbi trupin e autorit teksa e mban të neutralizuar. Ka tre vite në Policinë e Shtetit. Ka punuar në komisariate të Rendit, dhe tashmë prej 9 muajsh është punonjës në Komisariatin Rrugor të Policisë së Tiranës. Kolegët e njohin për një njeri mjaft të guximshëm, por mbi të gjithë me një pasion të rrallë për profesionin e tij. Nëse do të ishte mundësia, do të qëndronte gjithë ditën me uniformën e policisë veshur – tregojnë kolegët dhe njerëz të afërt të tij. I drejtuar nga pasioni i madh për uniformën, e sheh veten gjithnjë e më lart në karrierë. E duket se kjo është një shenjë shumë e mirë për rrugëtimin e tij në Policinë e Shtetit.

Ndërhyrja e efektivëve rrugorë për të kapur autorët solli edhe reagimet e qytetarëve që ishin të shumta. Shprehin krenari dhe respekt për këta djem të policisë, duke i quajtur heronj që me veprimin e tyre, ndikojnë sadopak në rikthimin e besimit të qytetarëve tek policia. Shumë i kanë quajtur nderi i policisë shqiptare, dhe kanë kërkuar që ata të vlerësohen./shqiptarja.com

Next Post
Duka pranon të kandidojë për Bashkinë e Durrësit: Unë, mund të sakrifikohem

Duka pranon të kandidojë për Bashkinë e Durrësit: Unë, mund të sakrifikohem

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BSH: Turizmi e tregtia mbajnë në këmbë besimin në ekonomi, qytetarët ‘jo’ blerjeve të mëdha

“Daily Mail”: Tirana, destinacioni më ekonomik në Evropë

August 28, 2026
Rregulla të ashpëra për maturën 2020, nga 1 vit ”stazh” në ndjekje penale për kopjacët

Maturantët nisin sfidën akademike, hapen 7 fazat 48 orëshe, këtë vit aplikuan afro 900 maturantë

August 28, 2026
Trafikanti shqiptar mban peng për 10 ditë shoferin në Spanjë, humbi 500 kg kokainë me vlerë 30 milionë euro!

Trafikanti shqiptar mban peng për 10 ditë shoferin në Spanjë, humbi 500 kg kokainë me vlerë 30 milionë euro!

August 28, 2026
E trishtë! Ndërron jetë 25-vjeçarja që pësoi djegie nga zjarri në hotelin në Vlorë

Ana Dyrmishi dhe pyetja që mbetet pas flakëve: Kush mban përgjegjësi?

August 28, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 29 Gusht 2026

August 28, 2026
“Të paktën 2,3 mln lekë në muaj”! Pas gjyqtarëve, edhe KLP vendos për rritjen e pagës së prokurorëve

“Të paktën 2,3 mln lekë në muaj”! Pas gjyqtarëve, edhe KLP vendos për rritjen e pagës së prokurorëve

August 28, 2026
Lamallari takim me drejtuesit e Policisë së Shtetit: Etika dhe ligji, baza e shërbimit ndaj qytetarëve

Lamallari takim me drejtuesit e Policisë së Shtetit: Etika dhe ligji, baza e shërbimit ndaj qytetarëve

August 28, 2026
Kryeson Serbia! Ja cilat janë vendet më të rrezikshme në Evropë për drejtimin e automjeteve

Kryeson Serbia! Ja cilat janë vendet më të rrezikshme në Evropë për drejtimin e automjeteve

August 28, 2026
Nxorën fotot e Ergys Agasit gjatë arrestimit, pezullohen dy efektivë të “Shqiponjave”

Nxorën fotot e Ergys Agasit gjatë arrestimit, pezullohen dy efektivë të “Shqiponjave”

August 28, 2026
Trump ndryshon planet për 11 shtatorin, nuk do të shkojë në vendin ku ndodheshin Kullat Binjake

Trump ndryshon planet për 11 shtatorin, nuk do të shkojë në vendin ku ndodheshin Kullat Binjake

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com