• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nuk ikin vetëm të varfrit, zyrtari i lartë i bashkisë fiton lotarinë amerikane: Nuk e di nëse qëndroj…

by A R
10/01/2018 09:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Shqipëri ndodh që edhe raportin e invaliditetit ta marrësh me mik. Jo vetëm ekonomia, por sidomos korrupsioni e zhvillimi i ngadalshëm e shuajnë shpresën tek rinia. Pandalshëm ajo kërkon alternativa jashtë Shqipërisë.

Orest Çipa, 29 vjeҫ, është shef i Sektorit të Koordinimit të 24 Njësive Administrative, që ka Bashkia e Tiranës, më e madhja në Shqipëri, me më shumë se 757 mijë banorë. Ai nuk e di nëse do të vazhdojë të punojë në Bashki apo jo në vitin që po vjen, 2018. Në ditët e para të janarit ai do të merret në intervistë nga Zyra për Çështjet Konsullore në Ambasadën Amerikane në Tiranë, pasi ka fituar aplikimin në Llotarinë Amerikane për të jetuar dhe punuar legalisht në SHBA.

“Në Bashkinë e Tiranës ka hapësira të mëdha për t’u rritur profesionalisht, për të pasuruar përvojat. Puna në Bashki më jep mundësi të njoh mirë problemet që kanë qytetarët dhe parë nga afër sesi funksionojnë gjërat në realitet. Të punosh në Bashkinë e Tiranës është një mundësi e shkëlqyer”. thotë për DW, Orest Çipa.

Por ai po përpiqet ta lërë këtë mundësi- edhe pse vetë e quan të shkëlqyer- për të shkuar drejt të panjohurës, ëndrrës amerikane. I arsimuar në universitetin e Tiranës për gazetari, ai ka kryer një master 3 vjeҫar për Drejtësi dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin e Shangait, me përvoja të mira pune brenda dhe jashtë Shqipërisë, ka krijuar familjen e tij, është prind i një vajze të vogël. Megjithatë ai nuk ndihet i plotësuar në Tiranë. Gotën e tij në Shqipëri e sheh gjysëm bosh.

“Ka shumë faktorë që më bënë të aplikoj për të fituar Llotarinë Amerikane dhe u larguar nga Shqipëria. Janë faktorë ekonomikë por edhe të tjerë që nuk kanë të bëjnë me ekonominë. Ka një zhvillim të ngadalshëm shoqëror, emancipues, demokratizues. Psh ndjej një rënie të peshës, fuqisë së qytetarëve që i kërkojnë llogari qeverisjes dhe duan një rol më të madh. Ende indeksi i korrupsionit është goxha i lartë, ndër më të lartët në Ballkanin Perëndimor. Këtu ndodh që edhe raportin e invaliditetit, kur je invalid, duhet ta marrësh me mik. Dihet që sa më i lartë korrupsioni, aq më e lartë përqindja e njerëzve të arsimuar që kërkojnë të largohen. Korrupsioni fiton terren në kurriz të ndertimit të një shoqërie të bazuar në merita. Ka edhe faktorë të tjerë që lidhen me jetën e përditshme”thotë Orest Çipa.
orest cipa
Brain Drain- Ikja e “Trurit” nga Shqipëria me përmasa shqetësuese
Faktorët e tjerë i identifikon vetë Qeveria Rama 2. Në Strategjinë Kombëtare për Diasporën dhe Migracionin, 2018-.2024 krahas faktorit ekonomik janë identifikuar edhe faktorë të tillë si: “niveli i ulët i sigurisë publike, mungesa e besimit të qytetarëve në përmirësimin e situatës në vend, ku korrupsioni dhe krimi i organizuar paralizojnë funksionimin normal të institucioneve shtetërore”. Në Strategjinë Kombëtare, e përmendur më lart, vihet në dukje se fenomeni i largimit të trurit, i njohur si Brain Drain, i shfaqur në vitin 1990, menjëherë pas rënies së regjimit komunist, ka vazhduar edhe gjatë tranzicionit të vështirë post-komunist dhe nga viti në vit përmasat e tij janë bërë shqetësuese. Kjo pasi largimi i trurit nuk përfshin vetëm akademikët apo personat e kualifikuar të fushave të tjera. “Një numër i madh studentësh shqiptarë shkojnë në Itali dhe Greqi dhe më pas “truri” i vendit largohet drejt Gjermanisë, SHBA dhe Kanadasë” vihet në dukje në këtë dokument të Ministrisë së re të Diasporës.

Në Shqipëri nuk ka shifra të sakta zyrtare, lidhur me numrin e akademikëve, specialistëve, elitës intelektuale që është larguar për të jetuar dhe punuar në Perëndim. Dy destinacionet e preferuara SHBA dhe Kanadaja përtej Atlantikut e kanë futur në sistem marrjen e trurit përmes llotarive të përvitshme. Ndërsa në Gjermani po shkojnë të jetojnë dhe punojnë në mënyrë të ligjshme mjekë dhe infermierë të kualifikuar, pasi për ta ka nevojë. Shifrat e përafërta bëjnë fjalë për largimin e 1/3 së popullsisë së Shqipërisë.

Pasoja të rënda për Shqipërinë
Largimi i ajkës së intelektualëve dhe sidomos e rinisë ka pasoja të rënda: Shqipërisë i ikën pjesa më e mire e kapitalit njerëzor, lokomotiva e zhvillimit të saj ekonomik dhe social. Ikja e rinisë po tkurr aktivitetin dhe efektivitetin prodhues në sektorin privat dhe po ngadalëson ritmet e procesit të afrimit të Shqipërisë me BE, process i vlerësuar si katalizator i emancipimit shoqëror, zbatimit të ligjit dhe i kryerjes së refomave të mëdha.

“E di që ikja e njerëzve të arsimuar nga Shqipëria do të ketë një kosto të jashtëzakonshme në progresin ekonomik dhe social të vendit. Por kur mungojnë kushtet për të zhvilluar karrierën dhe ndjekur vokacionin tënd, i ҫfarëdo lloji qoftë ai, nuk të mbetet gjë tjetër vetëm të largohesh. Mendo rininë që jeton në qytete të vogla Kavajë, Tepelenë, Himarë, Laҫ, etj, ku nuk ndodh asgjë dhe ku nuk ka punë, ҫfarë mund të bëjnë përveҫ se të kërkojnë të largohen?”, thotë Orest Çipa.

Strategji për Brain Gain- për të fitur dhe mbajtur “trurin” në Shqipëri
Që të kërkosh të realizohesh si individ, të aspirosh një jetë më të mirë, është një nga të drejtat themelore të njeriut, kur kjo ndodh pa thyer ligje dhe rregulla të vendet pritës. Qeveria Rama 2 në hartimin e Strategjisë Kombëtare për të ndalur fenomenin e Brain Drain dhe kthyer atë në Brain Gain ka vendosur nxitjen dhe promovimin e emigracionit të përkohshëm dhe atij qarkullues për individë të kualifikuar dhe talentuar. Këtij qëllimi do t’i shërbejnë marrëveshjet me SHBA dhe Kanadanë për nxitjen e kthimit vullnetar në Shqipëri të emigrantëve të kulifikuar. Atyre do t’iu jepet mundësia të vijnë në Shqipëri dhe qëndruar pak kohë për konsultime, dhënie leksionesh, treinime, gjë që do të bëjë të mundur njëherazi regjistrimin e gjithë kapaciteteve intelektuale jashtë vendit. Ndërsa të rinjve dhe të rejave të talentuar do t’u ofrohen bursa për të studiuar jashtë vendit dhe vende pune, kur të mbarojnë studimet./dw/

Next Post
Aktorja shqiptare: Nëse më ofrojnë shumë interpretoj edhe skena të nxehta

Aktorja shqiptare: Nëse më ofrojnë shumë interpretoj edhe skena të nxehta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!

Erdogan sulmon Izraelin: Vrasësit sionistë vazhdojnë të derdhin gjak në Gaza dhe Liban

June 12, 2026
Bejko: Berishës i është dhënë vizë, por nuk i janë hequr akuzat

Bejko: Berishës i është dhënë vizë, por nuk i janë hequr akuzat

June 12, 2026
Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh me termometrin

Rikthehen temperaturat e larta në të gjithë vendin, termometri pritet të shënojë 35°C

June 12, 2026
Turoperatorët në Durrës: Protestat po frenojnë rezervimet turistike

Turoperatorët në Durrës: Protestat po frenojnë rezervimet turistike

June 12, 2026
Hoxha për Zvërnecin: Nuk ka ende një projekt të miratuar

Hoxha për Zvërnecin: Nuk ka ende një projekt të miratuar

June 12, 2026
Pas vendimit të DASH, Berisha: Po planifikoj një udhëtim në SHBA

Pas vendimit të DASH, Berisha: Po planifikoj një udhëtim në SHBA

June 12, 2026
Historiani komenton vizitën e Ramës në Athinë: Fjalimi politik i jetës. Pse takimi është historik për shqiptarët

“Panairi i pakënaqësive”

June 12, 2026
Kurti: Jemi të gatshëm për bashkëpunim me partitë e tjera për zgjedhjen e presidentit

Kurti: Jemi të gatshëm për bashkëpunim me partitë e tjera për zgjedhjen e presidentit

June 12, 2026
Hetimet për Koçekun e Hamzain: Tonelatat me kokainë fshiheshin në ngarkesa me qymyr, fruta e sojë

Hetimet për Koçekun e Hamzain: Tonelatat me kokainë fshiheshin në ngarkesa me qymyr, fruta e sojë

June 12, 2026
Goditja e dy grupeve kriminale / DOSJA: Vetëm në një vit iu kap 6.7 tonë kokainë! Punëtorët i çuan në Ekuador përmes…

Goditja e dy grupeve kriminale / DOSJA: Vetëm në një vit iu kap 6.7 tonë kokainë! Punëtorët i çuan në Ekuador përmes…

June 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In