Nuk marrin fund episodet që pohojnë edhe një herë që situata e brendshme në Rusi pas vendimit të Vladimir Putin për mobilizim të pjesshëm në luftën kundër Ukrainës, po bëhet dita-ditës më e trazuar.
Episodi i fundit i bujshëm ka ndodhur në qytetin siberian të Irkutsk, në lindjen ekstreme, aty ku një person është arrestuar pasi ka qëlluar me armë zjarri përgjegjësin e rekrutimeve të atij qyteti të humbur.
Sipas autoriteteve, i riu 25-vjeçar, Ruslan Zinin, ishte në gjendje të rënduar psikologjike nga fakti se një mikut të tij të ngushtë i kishte ardhur letra për rekrutim, dhe është nisur për në front.
Pasi i kishte premtuar tĂ« Ă«mĂ«s sĂ« shokut tĂ« dĂ«shpĂ«ruar se edhe ai do tĂ« shkonte vullnetar, ai u paraqit nĂ« zyrat e rekrutimit dhe para se tĂ« qĂ«llonte bĂ«rtiti: âAsnjeri nuk do tĂ« shkojĂ« nĂ« luftĂ«!â.
Sipas guvernatorit të rajonit, komisari që shërbente si rekrutues, Alexandeer Eliisev, ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Ky është vetëm episodi i fundit i një seri protestash që po ndodhin kudo në vend. Deri më tani, raportohen rreth 2300 persona të arrestuar, dhe në disa raste si në Dagestan, policia që po kontrollonte manifestimet, është sulmuar me forcë.
/a.r










