• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Nuk i vaksinoi fëmijën, 39-vjeçari kap mjekun prej fyti

by Java News
04/12/2015 10:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 39­vjeçar është dënuar me gjobë nga Gjykata e Tiranës për dhunimin e një mjeku në krye të detyrës. I pandehuri Zabit Mena e ka mbërthyer mjekun për fyti, e ka qëlluar në kokë, si dhe ka kërcënuar personat e tjerë që ndodheshin në qendrën shëndetësore. Ngjarja ka ndodhur më 2 qershor 2015, në Qendrën Shëndetësore Bathore, Tiranë. I akuzuari Mema është shpallur fajtor për akuzën e “goditjes për shkak të detyrës” në dëm të mjekut Shemsi K. Mena u dënua me 140 mijë lekë gjobë, të cilat duhet t’i shlyejë brenda një viti, pasi vendimi të marrë formë të prerë.

Referuar vendimit, konflikti ka marrë shkak nga vajtja e bashkëshortes së Menës për të vaksinuar fëmijën e mitur në Qendrën Shëndetësore në Bathore. Mjeku Shemsi K. i ka thënë se këtë shërbim ajo duhet ta merrte pranë mjekut të familjes, ku ishte regjistruar. Megjithatë mjeku e ka vizituar fëmijën dhe i ka thënë një infermiereje të vijonte me vaksinimin. Në këto momente, bashkëshortja e Zabitit, pasi ka folur në telefon me të shoqin, është larguar. Pas kësaj i pandehuri është lidhur me mjekun në telefon, duke i thënë se nuk do ta bënte vaksinën e fëmijës tek ai. Por ai i ka kërkuar një letër ku të shënohej se mjeku nuk ia jepte vaksinën fëmijës së tij. Të nesërmen, rreth orës 09:00, i pandehuri ka shkuar vetë në qendrën shëndetësore. Ai ka gjetur mjekun dhe i ka kërkuar atij shkresën në fjalë. Pak minuta më vonë, ai i ka ripërsëritur kërkesën dhe e ka tërhequr të dëmtuarin nga karrigia ku ishte ulur.

Me gjithë kundërshtimin e bluzës së bardhë, i pandehuri i ka marrë atij telefonin nga duart. Më pas ka debatuar me doktorin dhe i ka thënë të dilnin jashtë. Sipas vendimit të gjykatës, mjeku nuk ka dalë, por i pandehuri e ka kapur në fyt me duar dhe e ka goditur në kokë dhe kanë vazhduar të përleshen me njëri­tjetrin. Skena është parë nga një infermiere, e cila ka tentuar të dalë jashtë për të kërkuar ndihmë. “Do t’ju vras të gjithëve”, ka thënë i pandehuri Mena dhe është larguar. Sipas vendimit, i pandehuri kishte pasur dhe disa “gërricje” të mëparshme me mjekun në lidhje me analizat mjekësore të nënës së tij. Gjatë gjykimit, i pandehuri ka pranuar akuzën dhe fajësinë, duke pohuar se sherri ka ndodhur nga gjendja momentale e tij dhe rrethanave.

Next Post

Pamela Anderson rikthehet në faqen e parë të "Play Boy", pas 26 vitesh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In