• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nuk i ndajmë njerëzit në të ardhur e vendalinj”, Veliaj: Shtojmë gjelbërimin dhe hapësirat për këmbësorët

by A R
19/02/2023 14:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lëvizshmëria dhe trafiku në Tiranë ishte tema e radhës e trajtuar nga kryebashkiaku Erion Veliaj në rubrikën e përjavshme, ku ai sqaron me argumente çështje e problematika të qytetit. Veliaj tha se Tirana rritet çdo vit me dhjetëra mijëra banorë të rinj, çka sjell edhe sfida si ajo e trafikut, për zgjidhjen e të cilit Bashkia e Tiranës ka sjellë konceptin e “demokracisë së rrugës”.

“Po e them troç që në fillim: 20-25 mijë qytetarëve, që na bashkohen çdo vit në Tiranë ne nuk do t’ua vëmë traun, siç kërkojnë të bëjnë disa që i ndajnë qytetarët në të ardhur dhe vendalinj, apo i përqeshin, i përbuzin dhe bullizojnë ata që vijnë. Ne nuk u themi dot qytetarëve as “mos blini makina”. Nuk ndalojmë dot mijëra qytetarë që vijnë çdo ditë edhe nga rrethet në Tiranë, për të dhënë dhe për të marrë shërbime. Në këto kushte, është e pamundur të pretendosh që infrastruktura urbane, pra rrugët dhe transporti publik, t’i përgjigjet me të njëjtin ritëm kësaj shpejtësie të jashtëzakonshme të zhvillimit”, tha Veliaj.

Ai shprehet se kjo sfidë nuk prek vetëm Tiranën, por edhe shumë qytete të zhvilluara europiane, si Milano, Berlini, Londra, apo Parisi. Madje, sipas tij, paradigma e çuditshme është që, sa më i suksesshëm qyteti, aq më kokëçarje e përditshme është trafiku.

“Ne besojmë tek ajo që quhet “demokracia e rrugës”. Në rrugët tona kalojnë makinat private, kalojnë autobusët, por kalojnë edhe pedaluesit, dhe mbi të gjitha këmbësorët, ata që nuk kanë makina, ose që pëlqejnë të ecin. A duhet që rrugët t’ia kushtojmë vetëm makinave, meqë janë më të mëdha dhe i bien më shumë borisë, apo mos është më e drejtë t’i ndajmë në mënyrë proporcionale për alternativat e ndryshme të lëvizjes, nga ecja e deri tek përdormi i automjeteve?”, pyeti ai.

Veliaj shpjegoi konceptin e “demokracisë së rrugës”, duke marrë shembull “Rrugën e Durrësit”. “Dikur në ‘Rrugën e Durrësit’, automjetet dhe transporti urban ndanin bashkë të njëjtat korsi, duke mbuluar 60% të hapësirës. Kurse këmbësorët mbeteshin me 40% të hapësirës dhe infrastruktura e biçikletave ishte zero. Sot, ‘Rruga e Durrësit’ ka kaluar në një tipologji tërësisht të re, ku automjeteve u është ndarë më pak hapësirë, pra vetëm 26%, ndërsa transporti urban ka kaluar në 21% korsi të dedikuar. Hapësira e këmbësorëve në fakt mbetet e njëjta, 40% e pa prekur, ndërsa hapësira që ua kemi marrë makinave dhe e kemi kaluar për biçikletat, të cilat sot kanë 13% të hapësirës së lëvizjes, është një ndarje më demokratike e kësaj hapësire të lëvizjes dhe shumë herë më e drejtë se ajo që gjetëm, dhe meqë ra fjala, edhe me një trafik më të lirshëm në ‘Rrugën e Durrësit’”, sqaroi ai.

Por, Veliaj tha se synimi është shtimi i hapësirës për këmbësorët, e kjo aktualisht po realizohet në lagjet e reja, ku po merr jetë koncepti i qytetit ‘15-minutësh’.

“Aty ku kemi pasur mundësi që ta projektojmë një rrugë nga e para, siç është rasti i “Bulevardit të Ri” të Tiranës, ne kemi zbatuar tipologjinë që aspirojnë qytetet e së ardhmes, ku ndarja e hapësirës së lëvizjes është edhe më e barabartë, duke përfshirë edhe hapësira më të dedikuara për gjelbërimin, pra parqe lineare – një element të cilin, Tirana po e sjell çdo ditë e më afër qytetarëve të saj. Automjetet kanë vetëm 20%, pra edhe më pak hapësirë; transporti urban ka 12%, ndërkohë këmbësorët 30%, korsitë e biçikletave 3% dhe gjelbërimi zë hapësirën më të madhe prej 35% në të dy anët e ‘Bulevardit të Ri’”, u shpreh ai.

Ai shtoi se e njëjta gjë po bëhet edhe në Kombinat dhe te “5 Maji”, të cilat janë projektuar si lagje që gërshetojnë që në gjenezë lëvizjen në këmbë, me biçikletë, apo me makinë dhe që reflektojnë konceptin e “Qytetit 15-minutësh”, ku shërbimet dhe nevojat bazike janë të arritshme brenda një distance prej 15 minutash ecje.

Next Post
Priten “fijet” në Dibër, Korçë, Tiranë dhe Durrës! Çmontohen 20 kamera të tjera

Priten “fijet” në Dibër, Korçë, Tiranë dhe Durrës! Çmontohen 20 kamera të tjera

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nisin nesër punimet në aksin ish-“Sheshi Shqiponja”–Limuth, devijohet një korsi në autostradën Tiranë-Durrës!

Nisin nesër punimet në aksin ish-“Sheshi Shqiponja”–Limuth, devijohet një korsi në autostradën Tiranë-Durrës!

November 12, 2026
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Një shpjegim i thjeshtë pse Berisha sulmon Klodianën

November 12, 2026

Alexander Volkanovski – UFC Featherweight Champion – Title Defenses P4P!

November 12, 2026
Bisedimet për Ukrainën, të dërguarit amerikanë përfundojnë takimin me Putinin në Kremlin, nisen drejt Dublinit!

Bisedimet për Ukrainën, të dërguarit amerikanë përfundojnë takimin me Putinin në Kremlin, nisen drejt Dublinit!

November 12, 2026
Aksident në Milot, katër të lënduar, një në gjendje të rëndë

Aksident në kryqëzimin e Rrilës në Lezhë, automjeti përplas 78-vjeçaren! Nën hetim drejtuesi, ja si paraqitet gjendja e të moshuarës

November 12, 2026
Safiri i familjes Romanov shitet për shifrën marramendëse në ankandin e Gjenevës!

Safiri i familjes Romanov shitet për shifrën marramendëse në ankandin e Gjenevës!

November 12, 2026
Risia/ AKSHI prezanton “e-Gjoba”, të gjitha gjobat administrative në një platformë të vetme!

Risia/ AKSHI prezanton “e-Gjoba”, të gjitha gjobat administrative në një platformë të vetme!

November 12, 2026
BE reagon për krizën politike të Prishtinës: I takon Kushtetueses ta gjykojë formimin e Qeverisë dhe të Kuvendit të Kosovës!

BE shprehet e shqetësuar për mundësinë e ndryshimit të ligjit për Gjykatën Speciale në Kosovë: Nevojë për konsultime paraprake!

November 12, 2026
Autori i të shtënave në Uashington gjendet i pajetë pas përplasjes me Policinë! Një viktimë dhe katër të plagosur

Autori i të shtënave në Uashington gjendet i pajetë pas përplasjes me Policinë! Një viktimë dhe katër të plagosur

November 12, 2026
pellumb karameta

Pse nuk mund të imponohet një qeveri teknike?

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In