• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nuk i lamë zjarret të hedhin valle”/ Peleshi replikon me Xhaferrajn: Do kishim më pak përmbytje nëse do kishim qeverisur për 30 vite më mirë

by Java News
08/11/2021 12:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë raportimit të sotëm në Komisionin e Sigurisë Kombëtare ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka deklaruar që është menduar që 10 mln dollar për emergjencat civile të kalojnë në menaxhimin e bashkive për të pasur një koordinim sa më të mirë.

Deputeti demokrat Ferdinand Xhaferraj u shpreh se emergjencat civile sot kanë një problem të madh dhe kjo u reflektua edhe gjatë periudhës së zjarreve kur shfaqej vetëm ministri në ekran.

“Ju thatë që nga fondi i emergjencave civile nuk është fond që na takon ne dhe 10 mln dollar do ia kalojmë bashkive. Ministria e Financave tha se që po e dëgjojmë për herë të parë këtë. Kush është efektiviteti? Gjatë kohës së zjarreve ju shikonim ju në çdo televizion.

Kjo tregon që me emergjencat kemi një problem të madh.  Çfarë lloj përgjegjësie kemi ne për paranë publike? Aftësi absurbuese, kapaciteti i bashkisë së Korçës është më e unifikuar se një bashki e vogël. 10 mln dollar. 3% i hoqën direkt. E fundit që kisha është kuptohet që jeni brenda aleancës. A është debatuar në lidhje me këtë buxhet?”, tha Xhaferraj.

Peleshi theksoi se ka qenë aty për t’u dhënë zemër ushtarakëve, ndërsa në lidhje me menaxhimin e situatës tha se në situata të tilla, edhe shtete si Greqia dhe Turqia u detyruan të kërkonin hua jashtë vendit.

“Ka shumë vende që emergjencat civile i kanë në Ministrinë e Mbrojtjes. Ju thatë që ju pamë gjithë verën në televizor. Unë nuk jam tipi i politikanit që del në televizor. Nuk kam dalë aty për të thënë që zjarret i fik ministri. Kur ka emergjenca kombëtare, kur ka fatkeqësi natyrore, edhe shteteve më të fuqishme nuk e përballojnë dot. Edhe Turqia apo Greqia kërkuan ndihmë nga shtetet e tjera.

Unë e pranova që gatishmëria jonë nuk është aty ku duhet, Ishte shumë e dekoncentruar harta e zjarreve. Nuk kishim vetëm një helikopter kishim më tepër. Ne nuk ngelëm mbrapa apo i lamë zjarret të hidhnin valle. Isha çdo ditë në tv për t’u dhënë zemër edhe ushtarakëve që luftonin me flakët. Puna që kanë bërë ata ka qenë e jashtëzakonshme. Le të bëhemi bashkë ta marrë dreqi kur ka emergjenca. Kur ka tërmete, zjarre apo përmbytje. Do kishim më pak përmbytje nëse do kishim qeverisur për 30 vite më mirë. Këto janë të përbashkëta nuk ia hedhim dot fajin njëri tjetrit.

Nuk bëhet fjalë për të hequr nga buxheti tonë. Është çështje menaxhimi financiar. Nëse kemi një fond për të parandaluar përmbytjet, vit pas viti rrisim investimet për parandalim. Kemi 4-fishim të investimeve që merren me shkakun jo pasojën. Decentralizimi nuk mund të kthehet në qëllim për vete. Big Brother do jenë strukturat e Mbrojtjes Civile dhe implementimet nuk do bëhen nga ne por nga bashkitë”, deklaroi ministri.

Next Post
Braçe: Kokëboshët shqiptarë shkuan të ndiqnin Milan-Inter, i kthyen pas në stadium se s’ishin vaksinuar

Braçe: Kokëboshët shqiptarë shkuan të ndiqnin Milan-Inter, i kthyen pas në stadium se s'ishin vaksinuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In