• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nuk i dhanë ministrinë, PDIU krijon Polin e Tretë?

by A R
12/04/2016 16:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Raportet mes çamëve dhe socialistëve vijojnë të mbeten të zymta. Paralajmërimit të fundit të Shpëtim Idrizit, për një largim të mundshëm nga koalicioni qeverisës, pavarësisht se ka marrë drejtoritë më të rëndësishme, shefi i qeverisë i është përgjigjur negativisht. Molla e sherri nuk janë parimet, as çështjet me karakter kombëtar, por është një ministri. Sipas versionit të deputetëve të PDIU, shefi i qeverisë i ka premtuar Shpëtim Idrizit një ministri, pas zgjedhjeve lokale të 2015, gjithnjë nëse PDIU do të fitonte në të gjitha njësitë vendore, ku u përfaqësua me kandidatë.

Ndërkaq, sipas versionit të PS, portofolet ministrore nuk mund të ndahen me një subjekt politik, i cili, në zgjedhjet e fundit parlamentare, ka qenë pjesë e koalicionit kundërshtar. Gjithsesi, çamët shkojnë më tej, duke thekuar se shefi i qeverisë u kishte premtuar një ministri të re, pikërisht atë të Diasporës, menjëherë sapo të ndryshonte kabineti qeveritar. Kësisoj, pas presionit me braktisjen e votimit të projektligjeve në Parlament, duke vënë në pozita të vështira mazhorancën, kreu i PDIU paralajmëroi publikisht se mund të largohet nga koalicioni.

Bisedimet
Burime pranë grupit të deputetëve të PDIU, pohojnë se pas kësaj deklarate, ka patur kontakte dhe bisedime mes dy palëve. Gjithsesi, përfaqësuesit e socialistëve mësohet se kanë qenë të prerë për të mos u dhënë çamëve një portofol ministror, por PS ka lënë të hapur mundësinë pas zgjedhjeve parlamentare të 2017, nëse PDIU do t’i bashkohet koalicionit të së majtës. Nga ana tjetër, kreu i PDIU këmbëngul në zbatimin pikë për pikë të marrëveshjes parazgjedhore.

Lëvizja
Përpos shtatë drejtorive të rëndësishme, PDIU kërkon qeverisjen e një ministrie. Kjo e fundit do të ndikonte për të maksimalizuar votat në 2017. Por, në kushtet humbjes së një pushteti të tillë, PDIU po sheh mundësinë e projektimi të një Poli të Tretë, i cili mund t’u imponohej dy koalicioneve kryesore, në rast të një rezultati shumë të ngushtë. Sipas burimeve, kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ka nisur kontaktet me aktorë të ndryshëm politikë, në kuadër të projektit të ri politik. Mbetet për t’u parë nëse kjo lëvizje do të finalizohet me bashkimin disa partive politike, duke krijuar kësisoj Polin e Tretë, apo kemi të bëjmë thjeshtë me një presion politik.

Rrethanat
Janë disa parti politike, me peshë reale në elektorat, të cilat mund t’i bashkohen Polit të Tretë. Aleanca Kuq e Zi dhe Partia Demokristiane nuk janë sot pjesë e një koalicioni. Po ashtu, e lëkundur është edhe Fryma e Re Demokratike. Kjo e fundit ka deklaruar se pret një ftesë edhe Partia Demokratike. Edhe disa parti, të tjera, të rreshtuara majtas dhe djathtas, kanë shprehur vullnetin për Polin e Tretë.

Shpëtim Idrizi

“Qëllimi ynë është padyshim që të qëndrojmë në këtë bashkëqeverisje për të përçuar kauzat dhe interesat tona, mirëpo nëse ne nuk na duan atëherë ne nuk kemi më dilema. Përpara kauzave ne nuk vendosim asgjë”.

Mesazhi i Ramës

Disa ditë më parë, kryeministri Rama i dha një mesazh Idrizit, teksa ftoi Vangjel Dulen në PS, duke i premtuar se do ta miqësonte me Idrizin. “Eja në PS se do të të bëj mik edhe më Shpëtim Idrizin”, u shpreh Rama.

Report TV

Next Post

Takimi i Nishanit për liqenin, Veliaj: Je i vetmi me vilë në park dhe me eskortë në pedonale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

October 24, 2026
Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

October 24, 2026
Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

October 24, 2026
Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

October 24, 2026
Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

October 24, 2026
Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

October 24, 2026
13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

October 24, 2026
Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

October 24, 2026
Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

October 24, 2026
Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In