KLSH i kërkon Kryeministrit Edi Rama të shkarkojë drejtoreshënn e Shërbimeve Qeveritare, Kamela Vojka, sepse nuk i vuri në dispozicion Presidentit Nishani, vilën e Dhërmiut. Lajmi publikohet nga ‘Tema’ e cila shkruan se një auditim i kryer në nëntor ka zbardhur korrespodencën mes dy institucioneve, ku del në pah se drejtoria ka përcjellë informacione të pavërteta.
Sipas raportit të auditimit të ushtruar në Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare për periudhën nga 1 janari 2014 deri në 31 korrik 2015, kreu i KLSH-së Bujar Leskaj, i propozon Kryeministrit të fillojë procedurat për dhënien e masës disiplinore drejtoreshës së Shërbimeve Qeveritare për mangësi dhe shkelje.
Po ashtu, zgjidhje të menjëhershme të kontratës së punës për O.P., drejtor i Njesisë së Organizimit.
“Konflikti i verës mes Presidentit dhe qeverisë nuk kishte të bënte as me dekretime, as me deklarata politike, por me refuzimin e një shërbimi për Presidentin e verës” – shkruan Tema.