• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nis nga Elbasani fushata për tetorin rozë “Ia vlen të jetosh”, ministrja Koçiu: Mamografia falas

by S T
01/10/2024 14:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka lançuar sot nga Elbasani fushatën kombëtare të tetorit rozë për parandalimin dhe diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit me sloganin “Ia vlen të jetosh”.

Në fjalën e saj, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu apeloi të gjitha vajzat dhe gratë që ti kushtojnë vetes vetëm pak minuta për të kryer kontrolle rutinë që mund të shpëtojnë jetë.

“Ajo çfarë është më e rëndësishmja është se duhet t’ja themi edhe vetë vetes, jo vetëm ne Tetor, por në çdo fillim muaji, në çdo fillim dite e jave: E ke vetë në dorë ta shmangësh rrezikun. Shko kontrollohu. Shko bëj mamografinë! Lëri për një moment punët, angazhimet dhe mendo vetëm për veten tënde! Sepse duke u kujdesur për veten, do të mund të kujdesesh edhe për familjen tënde, edhe për fëmijët e tu edhe për jetën tënde”. Duhet t’ja kujtojmë vetes se “Ia vlen të jetosh” çdo sekond. E që të mund të jetosh duhet të parandalosh. E që të mund të parandalosh, duhet të kontrollohesh dhe të kurohesh në kohën e duhur”, apeloi Koçiu.

Ministrja e Shëndetësisë bëri me dije disa nga risitë e kësaj fushate duke ofruar dhe krijuar lehtësi për çdo grua në çdo qytete dhe zonë rurale për të kryer mamografi falas.

“Çdo ditë nga data 1 deri në 31 Tetor, nga e hëna në të premten, nga ora 8 e mëngjesit deri në 8 të darkës dhe të shtunën nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 2 të drekës, do t’ju mundësohen kontrolle, në spitalet apo qendrat pranë vendbanimit tuaj, të cilat ofrohen si gjithmonë falas. Gjithashtu kemi punuar për të ofruar nëpërmjet platformës e-Albania shërbime lehtësuese, për ta bërë më të lehtë e më të shpejtë procesin e kryerjes së këtyre kontrolleve. Së pari, vajzat dhe gratë e moshës 30- 50 vjeç do të marrin një mesazh njoftuese në llogarinë e tyre në e-Albania, që do t’ju kujtojë dhe ftojë për të bërë ekzaminimet e nevojshme. Gratë 50-70 vjeç, do të marrin një mesazh njoftuese në llogarinë e tyre në E-Albania, që do t’ju kujtojë dhe ftojë për të bërë periodikisht mamografinë e radhës”. Përgjigjet për mamografitë do të vijnë tek pacientët gjithashtu përmes portalit e-Albania, duke ofruar kështu një tjetër shërbim të shpejtë dhe të sigurt”. deklaroi Koçiu.

Krahas qendrave spitalore qendrore e rajonale, ministrja tha se janë edhe njësitë lëvizëse që do të mundësojnë mamografi edhe në zonat më të thella të Shqipërisë.

“Kemi krijuar një njësi të posaçme, e cila do të funksionojë gjatë gjithë vitit, e përbërë nga mjekë radiologë të kualifikuar, të cilët janë të ngarkuar me leximin dhe diagnostikimin e shpejtë të mamografive që do të bëhen në këto njësi lëvizëse. Një vit më parë, në Shqipëri janë realizuar rreth 25 mijë mamografi. Nga të cilat, 5 mijë janë ekzaminime nga njësitë e mamografive të lëvizshme. 11 mijë prej tyre janë kryer në muajin tetor”, tha ministrja.

Koçiu shtoi se falë avancimeve shkencore që po ndodhin në botë, e falë edhe gjithë investimeve që janë bërë në sistemin tonë shëndetësor ne mund të asistojmë këdo, për ta fituar betejën ndaj tumorit të gjirit.

“Këto investime mundësojnë mbulimin me efikasitet të plotë, të këtij shërbimi në 11 Spitale Rajonale, si dhe QSUNT si dhe në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë. Në 5-vjeçarin e fundit janë siguruar 12 njësi mamografish të instaluara në Tiranë dhe në Spitalet Rajonale. Shërbimi onkologjik ofrohen në mbarë vendin, përmes aparaturave më moderne. Shërbimi i kimioterapisë ofrohet në 8 Spitale Rajonale, si dhe kemi krijuar gjithashtu njësinë e Shërbimit Onkologjik në Banesë, duke bërë të mundur që pacientët të marrin trajtimin gjithmonë edhe më pranë vendbanimeve të tyre. Kemi përfshirë vit pas viti barna të reja të rimbursueshme që trajtojnë sëmundjet tumoriale. Sa i përket tumorit të gjirit, në Skemën e Barnave të Rimbursueshme përfshihen 20 medikamente dhe terapi inovatore, bazuar në të njëjtat protokolle trajtimi që kanë sot edhe vendet më të zhvilluara Si dhe kemi stafe mjekësore më të kualifikuara, mirëpaguara dhe më të motivuara se më parë”, nënvizoi Koçiu.

Në fund të fjalës së saj, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha se “ne nuk e ndalojmë dot sëmundjen e shekullit, por mund ta parandalojmë e ta sfidojmë atë. Mjafton të jemi të kujdesshëm në kontrollet e vazhdueshme. Mjafton të mos presim vetëm Tetorin Rozë që të na e kujtojë përmes fjongos rozë e përmes aktiviteteve të ndërgjegjësimit se sa forcë mund të kemi mbi sëmundjen nëse e parandalojmë atë”.

Next Post
“Formacioni më i mirë në fushë”, Guardiola kërkon maksimumin: E respektoj kundërshtarin, por do të zhvillojmë lojën tonë

“Formacioni më i mirë në fushë”, Guardiola kërkon maksimumin: E respektoj kundërshtarin, por do të zhvillojmë lojën tonë

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In