Nuk i del e keqja anglezëve për humbjen e finales rreth 2 javë më parë në Londër përball Italisë.
Një tifoz anglez i ka dërguar një letër ambasadës italiane në Londër, duke e mbushur atë me fyerje për fitoren e Italisë në finalen kundër Anglisë.
“Loja ishte e manipuluar, ju fituat falë dhunës, frikësimit dhe trukeve. Ju nuk dini si të luani një ndeshje në mënyrë sportive” thuhet në letër.
Letra u publikua në Twitter ku Alessandro Motta, Zëvendës Shefi i Misionit të Ambasadës Italiane në Londër, postoi foton të shoqëruar me një të qeshur: “Lojë e ndershme është një koncept i njohur në të gjithë botën dhe e gjeti zanafillën në sportin modern në Britaninë e Madhe… “./m.j