• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Nuk i çuam bomba Izraelit”. SHBA përgatit raportin sekret për shkeljet në Gaza

by A R
08/05/2024 12:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Plani i Izraelit për fillimin e ofensivës në Rafah, ka ndikuar negativisht tek administrata amerikane duke bërë që kjo e fundit të ndalojë dërgimin e një sasie të konsiderueshme armësh si pjesë e programit të ndihmës për Tel-Avivin. Lajmi është bërë i ditur nga Reuters i cili citon burime të zyrtarëve të administratës amerikane.

“Ndërsa udhëheqësit izraelitë dukej se po i afroheshin vendimit për inkursionin në Rafah, ne filluam të shqyrtojmë me kujdes transferimet e propozuara të armëve të veçanta në Izrael që mund të përdoren në Rafah. Si rezultat i atij rishikimi, ne kemi ndalur një dërgesë armësh javën e kaluar. Ajo përbëhet nga 1 mijë e 188 bomba dhe shumë armë të tjera konvencionale.” Deklaratë e zyrtarit amerikan për Reuters.

Sakaq administrata e Joe Biden planifikon përfundimin e një raporti konfidencial për Kongresin në të cilën Izraeli besohet ka shkelur ligjin ndërkombëtar humanitar gjatë luftës së tij në Gaza.

Një iniciativë kjo që mund të çojë në pasoja të rëndësishme dhe të acarojë më tej ndasitë pro dhe kundër Tel-Avivit brenda SHBA-së.

Por presioni amerikan pak gjasa ka të ndikojë në vijimin e ofensivës së Izraelit në Rafah. Benjamin Netanyahu ka hedhur poshtë çdo propozim të Hamasit për armëpushim duke i konsideruar dashakeqëse.

“Unë urdhërova, me miratimin e Kabinetit të Luftës, të vepronim në Rafah. Brenda disa orësh forcat tona ngritën flamujt izraelitë në vendkalimin Rafah dhe hoqën flamujt e Hamasit. Propozimi i Hamasit kishte për qëllim të pengonte hyrjen e forcave tona në Rafah. Nuk ndodhi. Izraeli nuk do të lejojë Hamasin të rivendosë sundimin e tij të mbrapshtë në Rripin e Gazës”.

Grupi militant palestinez Hamas akuzoi Izraelin se po përpiqet të minojë përpjekjet për të siguruar një armëpushim në luftën shtatëmujore që ka shkatërruar Gazën dhe ka lënë qindra mijëra njerëz të saj të pastrehë dhe të uritur.

Gjatë natës, trupat izraelite vranë të paktën shtatë persona dhe disa të tjerë u plagosën.

/a.r

Next Post
Emri/ E rëndë: Gjendet i vetëvarur pa shenja jete në katin e parë të banesës 26-vjeçari, çfarë dyshohet

Kundërshtuan dhe kanosën policët, përfundojnë pas hekurave 2 të rinj në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dalja në pension/ Ja kostoja për pagimin e sigurimeve për plotësimin e viteve të punës

Skemat e reja për shlyerjen e borxheve të energjisë, ulje deri në 70% të kamatëvonesës për familjarët

March 17, 2026
Arkitektura e re e kufirit, rishkrimi i jugut të Libanit dhe pragu i pushtimit nga Izraeli

Arkitektura e re e kufirit, rishkrimi i jugut të Libanit dhe pragu i pushtimit nga Izraeli

March 17, 2026
KUVENDI LIVE! Mazhoranca voton sot rezolutën kundër Iranit, PD bojkoton seancën

KUVENDI LIVE! Mazhoranca voton sot rezolutën kundër Iranit, PD bojkoton seancën

March 17, 2026
Shpërthimi me tritol në makinën e efektivit, dalin detaje të reja nga hetimet

Arrestohet autori që i vendosi tritol makinës së agjentit të krimeve në Lezhë

March 17, 2026
Nesër nis gjyqi i Berishës, Ish-kryeministri në bankën e akuzës për dosjen “Partizani”

Sondazhi: 40% e shqiptarëve mendojnë se Berisha ka ende kontroll mbi drejtësinë

March 17, 2026
Kapet me 42 mijë euro të padeklaruara në kufi, procedohet penalisht 44-vjeçari nga Fieri

Sekuestrohen mijëra euro dhe kanabis në Muriqan, vihen në pranga dy persona

March 17, 2026
Irani në alarm: Mojtaba Khamenei në shënjestrën e SHBA-ve dhe Izraelit (Si po i shpëton përgjimit)

Irani në alarm: Mojtaba Khamenei në shënjestrën e SHBA-ve dhe Izraelit (Si po i shpëton përgjimit)

March 17, 2026
Sulme intensive në ambasadën amerikane në Bagdad, Trump i irrituar me aleatët europianë

Sulme intensive në ambasadën amerikane në Bagdad, Trump i irrituar me aleatët europianë

March 17, 2026
Si po ndikohet trafiku ajror nga sulmet në Gjirin Persik

Si po ndikohet trafiku ajror nga sulmet në Gjirin Persik

March 17, 2026

Rrëzimi i kërkesës për Ballukun, sondazhi: 35.2% mendojnë se SPAK nuk ka prova shtesë

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In