• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nuk fitoi PS, por humbën Berisha e Meta”, kreu i PD në Kukës: Demokratët duan përgjigje, pse u tallët me ta?

by A R
25/09/2023 12:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Partisë Demokratike në Kukës Arif Rexhmati ka reaguar në lidhje me fitoren e kandidatit të Partisë Socialiste, Albert Halilaj, në zgjedhjet e pjesshme lokale në Kukës.

Në reagimin e tij Rexhmati, sulmon koalicionin e “Bashkë Fitojmë” dhe thotë se në Kukës nuk fituan socialistët por humbi Sali Berisha dhe Ilir Meta.

REAGIMI I PLOTË

Në Kukës nuk fitoi PS, humbi Berisha dhe Meta për herë te dytë !

Kukësi, bastion i së djathtës, i persekucionit komunist dhe jo vetëm, u la ne dorë të së majtës prej pseudo “të djathtëve” dhe nuk u fitua nga e majta.

PD dhe strukturat e saj ne Kukës, në misionin fisnik të përbashkimit dhe jo të përçarjes së opozitës, ndonëse pranoi etiketime të pabaza, nuk nxori kandidat që të mos ndante votat e kandidatit të BF, ja la të gjithë komisionerët, të gjithë numëruesit, KZAZ, GNV, QV … për një shans të dytë… fitoren ndaj rilindjes.

Në Kukës dhe në gjithë Shqipërinë, alibirat për “armiq” imagjinarë, për fajtorë të paqenë dhe “hileqarë” që nuk ekzistojnë morën në qafë demokratët, njerezit e thjeshtë , minuan përfundimisht demokracinë dhe forcuan regjimin e Ramës.

Kukësit, pazarxhinjtë e “djathtë” të Tiranës, i vendosën “traun e dytë” të oligarkëve të Ramës.

Ne Kukës dhe në gjithë Shqipërinë alternativa e servirur si e djathtë nga koalicioni “BF”, në të vërtetë nuk ishte asgjë më tepër por një sallatë politike me mbetje të së djeshmes komuniste, të korruptuar të ngelur pa prenë e tyre; pushtetin e marrë me votën e njerëzve të ndershëm dhe të përdorur për interesa personale.

Në Kukës, nuk kishte fushatë bindëse, nuk kishte alternativë qeverisëse, nuk kishte program të mirëfilltë për një qeverisje lokale, nuk kishte përballje me kundërshtarin politik me fakte për korrupsionin dhe keqqeverisjen e Rilindjes , nuk pati takime të mjaftueshme në përcjelljen e mesazheve bindëse për votuesin.

Me Kukësin dhe kuksianët janë bërë mjaft eksperimente politike nga kafenetë dhe zyrat në Tiranë , apo te Foltores në Kukës nga disa manipulatorë te cilët e kanë parë Kukësin si “bahçe” votash dhe mbështetjeje për karrierë dhe pazare në kurriz te demokratëve…

Durova, durova sa nuk duron njeri as Perëndi… thoshte Kuteli

Ndaj boll më!

Demokratët duan përgjigje, pse u tallët me ta, ku është diferenca 5000 vota më shumë se Rilindja, të fituara në vitin 2021 në Kukës ? Çfarë prodhuan në favor të kandidatit ata që erdhën si “shpëtimtarë”, me pompozitet dhe takime deputetësh që nuk kanë asnjë lidhje me Kukësin? Disa prej tyre vinin për herë të parë në Kukës si turistë, e disa të tjerë janë të urryer nga demokratët për neperkembjen e besimit te marre nga votuesit kuksiane.

Parimet janë më të rëndësishme se “flamujt” e interesave tuaja të servirur si kauza…

Përse këta “dashamirës” të kuksianëve që paskan ardhur për “t’i kthyer dinjitetin Kukësit”, nuk dëgjuan zërin e demokratëve për një kandidat rezident përbashkues dhe fitues, por zgjodhën modelin e kandidatit të imponuar…?

Boll heshtëm për hatër të kauzës; se po e dëmtojmë rënde atë. Duke heshtur dhe mos drejtuar gishtin tek fajtorët e humbjes, duhet të pranojmë se po dëmtojmë akoma më shumë PD-në dhe shpresën për të shpëtuar nga kthetrat e regjimit të Edi Ramës.

Për mua fajtorët janë në Tiranë, të djathtët në Kukës janë viktimë e pazareve për interesa personale të Berishës dhe Metës & co.

Koha për të bashkuar demokratët, antikomunistët, të djathtët e vërtetë larg atyre që idealet e demokracisë i shkelmojnë ashtu si shkelmuan dyert e shtëpisë sonë të përbashkët.

Koha për ta thënë qartë dhe prerë, boll më mbetjeve korruptive, komuniste dhe kriminale!

Kukësin e duan më shumë kuksianët!

Next Post
Temperatura “plazhi” edhe ditën e sotme/ Parashikimi i motit, 14 shtator 2023

Rrebeshe dhe ulje temperaturash? Deri në fund të shtatorit do të rikthehen temperaturat mbi 30 gradë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtëna me armë zjarri pas mesnate te Casa Italia, një i plagosur rëndë

Humb jetën pas një sherri 69-vjeçari në Roskovec, i pranishëm edhe i biri! Dinamika e ngjarjes dhe çfarë dyshohet

August 6, 2026
Humb kontrollin e motorit, ndërron jetë në Rrugën e Kombit shqiptari nga Kosova

Humb kontrollin e motorit, ndërron jetë në Rrugën e Kombit shqiptari nga Kosova

August 6, 2026
Përmirësohet situata nga zjarret në Mallakastër! Mbeten aktive 10 vatra nga veriu në jug

Përmirësohet situata nga zjarret në Mallakastër! Mbeten aktive 10 vatra nga veriu në jug

August 6, 2026
“Po shkoni në rrugë të gabuar”, Houthit kryejnë operacion ushtarak me qindra të vrarë

“Po shkoni në rrugë të gabuar”, Houthit kryejnë operacion ushtarak me qindra të vrarë

August 6, 2026
Tmerr në Britani! Ish-kasapi copëtoi punonjësin e tij 55-vjeçar dhe e futi në një fuçi me çimento sepse mendonte se po i vidhte

Tmerr në Britani! Ish-kasapi copëtoi punonjësin e tij 55-vjeçar dhe e futi në një fuçi me çimento sepse mendonte se po i vidhte

August 6, 2026
“Thika” pas shpine, Zelenski do takohet me Vuçiç në Beograd, ja qëllimi

“Thika” pas shpine, Zelenski do takohet me Vuçiç në Beograd, ja qëllimi

August 6, 2026
Vala e të nxehtit / Italia në alarm të kuq, rekorde temperaturash në Austri e Sllovaki, sfida edhe në Ballkan

Vala e të nxehtit / Italia në alarm të kuq, rekorde temperaturash në Austri e Sllovaki, sfida edhe në Ballkan

August 6, 2026
“Ta zgjidhim me referendum…”, Boçi zbulon planin e PD-së për të penguar uljen e numrit të bashkive

“Ta zgjidhim me referendum…”, Boçi zbulon planin e PD-së për të penguar uljen e numrit të bashkive

August 6, 2026
“SHBA-ja të pranojë faktet”, kreu i parlamentit iranian: S’na duhet më teatër në diplomaci!

“SHBA-ja të pranojë faktet”, kreu i parlamentit iranian: S’na duhet më teatër në diplomaci!

August 6, 2026
I dënuar për kokainën e Frakullës, ekstradohet nga Kolumbia “kimisti” i laboratorit

I dënuar për kokainën e Frakullës, ekstradohet nga Kolumbia “kimisti” i laboratorit

August 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com