• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nuk është tymuesja në dorën Salianjit, por tymi nga koka e Saliut”

by Elisa Spiropali
02/11/2023 15:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Elisa Spiropali

Nuk është tymuesja në dorën Salianjit, por tymi nga koka e Saliut

Rindodhi sot, por kishte ndodhur edhe një ditë më parë. Do të ndodhë edhe javës tjetër dhe nuk i dihet se deri kur do të vazhdojë e njëjta histori. Opozita bllokoi parlamentin dhe përdhosi solemnitetin që duhet të ketë normalisht ajo sallë. E shndërruan sallën në një arenë sherri e dhune, rrëmuje e bolorije qesharake, tragjike e komike njëherësh. Në vend të forcës së fjalës, ata i dhanë fjalën dhunës kuturu.

Kësaj të enjteje, të enjten e Doktorit, siç e quante dikur Ilir Meta, pati shumë protagonistë; deputetët e opozitës si personazhe dhe karriget e deputetëve të shumicës, si rekuizitë.

Karriget u përdorën si barrikadë për të penguar instrumentin e punës së Parlamentit që është pikërisht fjala.

Kjo e enjte pati dhe një risi. Ajo çfarë ndodhi realisht ishte krejt ndryshe nga ajo çfarë u pa në sallë dhe u transmetua në media.

Tymuesen e mbajti në dorë Salianji, por tymi dilte nga koka e Saliut! Njeriu që ka ndezur zjarr nëpër Shqipëri për hir të jorganit vetjak, solli tymin në sallën e seancave plenare si kërcënim për çfarë do të donte të bënte sërish për të gjithë vendin.

Sali Berisha është në dyert e SPAK-ut. Kjo është arsyeja pse, Doktori i ka shndërruar dhe do të vazhdojë t’i mbajë të shndërruar deputetët e tij në një togë pushtuese të institucionit duke kërkuar ta marrë atë peng, duke penguar zhvillimin normal të veprimtarisë së tij në kundërshtim me çdo ligj, kod e moral.

Berisha është frymëzuesi i sulmit të së mërkurës mbi dyert e Kryesisë së Kuvendit dhe bllokimin e veprimtarisë së komisioneve parlamentare dhe sulmit bis në sallën e seancave plenare.

Duke shkelmuar ato dyer, ai kërkon të shqyejë dyert në të cilat normalisht do të duhet të shkojë si çdo qytetar i këtij vendi, për të ballafaqur të vërtetën e tij vetjake me akuzën penale publike. Një akuzë, e cila jo për koiçindencë, ngjan me vendimin fatal të Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili konsideronte se në cilësinë e kryeministrit, Berisha ka pasuruar familjen e tij dhe se me retorikën e tij kishte shmangur llogaridhënien përpara drejtësisë. Kështu ka firmosur Sekretari Blinken dy vjet më parë në Washington, dhe kështu dyshon SPAK-u në Tiranë dy vjet më pas për atë çfarë Berisha ish-kryeministër ka bërë dikur në pjesën e parë dhe po vazhdon ta bëjë sot e gjithë ditën në pjesën e saj të dytë.

Është dëshpëruese kur shihen njerëz të votuar si përfaqësues të popullit të bëhen barrikadë

njerëzore për hallet vetjake të një individi të vetëm. Është një tunel në të cilin ata kanë futur veten, ku askush nuk mundet t’i ndihmojë të dalin në dritë. Është gjithashtu dëshpëruese të shohësh një njeri i cili ka qenë qeramarrës i zyrës më të lartë të shtetit si president i republikës dhe më pas, edhe kryeministër i vendit, që të ndodhet në një pozicion të tillë. Edhe pse jam pjesë e pamunguar e akuzës politike dhe publike mbi të, ndjej keqardhje për Berishën si individ, por besoj fort se e vetmja mënyrë e tij për të dalë ai si politikan nga kjo situatë, është ballafaqimi me akuzën.

Ai që është sjellë për tre dekada si burri i fortë i politikës, kryeakuzatori politik i gjithkujt, duhet të gjejë forcën për të ballafaquar veten me akuzën publike. Nëse zgjedh të vazhdojë revolucionin e karrigeve, në rastin më të keq, ai mund të shkaktojë të tjera fraktura në kohë, por fati i tij është i ndarë prej kohësh me fatin e vendit.

Sa më shpejt ta kuptojë një gjë të tillë edhe toga e tij e sulmit me imunitet parlamentar, aq më mirë do të jetë për të gjithë. Për Berishën të parin. Duke kursyer kështu njolla të tjera në duart e deputetëve, të cilat nuk mund të fshihen me delikatesën e shamive prej letre.

Next Post
Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla paraqitet në SPAK: Ja akuzat ndaj tij

SPAK dërgon për gjykim kryetarin e Bashkisë së Rrogozhinës! Akuzohet për korrupsion zgjedhor…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
I shtyjmë njerëzit të ikin dhe pastaj i këndojmë mallit

I shtyjmë njerëzit të ikin dhe pastaj i këndojmë mallit

March 14, 2026
Pas sulmit me raketë, Ambasada e SHBA-ve në Bagdad kërkon largimin e amerikanëve nga Iraku

Pas sulmit me raketë, Ambasada e SHBA-ve në Bagdad kërkon largimin e amerikanëve nga Iraku

March 14, 2026
Hyn në fuqi marrëveshja me investitorët për stacionet e plazhit, rregullat e reja për administrimin e tyre

Hyn në fuqi marrëveshja me investitorët për stacionet e plazhit, rregullat e reja për administrimin e tyre

March 14, 2026
Mbetjet digjen në anë të rrugës në Milot, autostrada mbushet plot me tym

Mbetjet digjen në anë të rrugës në Milot, autostrada mbushet plot me tym

March 14, 2026
Minxhozi: Berisha edhe bashkë me Metën vështirë se mund të jetë i rrezikshëm

Ambasadorët i kemi ulur ne në krye të vendit

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In