• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Politikë

“Nuk është protestë hallexhinjsh”, gazetari: Rama s`është budalla politik, i lexon mirë mesazhet

by A R
10/07/2026 21:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Protesta e cila vijon prej 41 ditësh në Bulevardin Dëshmorët e kombit, për gazetarin Mentor Kikia nuk është vetëm një revoltë për vështirësitë ekonomike, por një lëvizje qytetare që kërkon standarde më të larta demokratike. Në Çdo kënd me Merita Hakljan në A2 CNN ai deklaroi se shumë protestues kërkojnë  ndryshimin e ligjit zgjedhor, lirinë mediatike, mbrojtjen e mjedisit dhe barazi para ligjit.

“Nëse një popull është thjesht i uritur, ai nuk e njeh nevojën e mbrojtjes së mjedisit, nuk e njeh nevojën e mbrojtjes së lirisë së medias. Aty ka protestues që kërkojnë ndryshimin e ligjit zgjedhor. Ka kërkesë për reformim të thellë për kushtet e barabarta të garës elektorale. Ka protestë, ka kërkesë për lirinë e medias, për të çliruar median nga kontrolli jo politik, kontrolli ekonomik, sepse mediat këtu janë shndërruar në partner biznesi me qeverinë. Kjo e ngre protestën në nivel më lartë për të treguar që nuk është thjesht shtresa e të varfërve dhe e vërteta është që aty ka intelektualë edhe pse çdo ditë nuk janë në mikrofon. Unë njoh shumë prej tyre që janë aty dhe nuk janë aty për bukën e gojës në mënyrë absolute. Janë se kërkojnë ca standarde të tjera për të jetuar në këtë vend dhe kërkojnë edhe mbrojtjen e mjedisit, kërkojnë edhe liri politike, kërkojnë edhe liri mediatike, kërkojnë liri mbi të gjitha për të qenë të barabartë në një shoqëri”, tha ai në Çdokënd me Merita Hakjan në A2 CNN.

Sipas tij, kryeministri Edi Rama i kupton mirë mesazhet që vijnë nga protestuesit, ndaj po përpiqet të ndryshojë strategjinë e komunikimit dhe të ndajë protestuesit.

“Në mënyrë absolute Rama e ka lexuar. Rama vetëm budalla politik nuk është. Ai është gati të bëjë klounin e çdo gjëje vetëm për të përfituar dhe të dalë nga një situatë, por jo se nuk di të lexojë mesazhet që hidhen në rrugë. Kjo situatë e ka futur vendin aktualisht në një luftë politike, e cila nuk është zhvilluar asnjëherë në këtë vend. Është lufta virtuale. Rama shpresonte që protesta të përfundonte tek Molotovi, sepse e kishte shumë të lehtë për ta mundur këtë realitet të ri politik, sepse protesta është realitet i ri politik. Tentoi dy herë, e manipuloi turmën edhe pse në miniaturë, e futi në një rrugë dhune, por ata që kujdesen e tërhoqën dhe e kaluan në paqe”.

Kikia komentoi edhe sulmet ndaj bizneseve në rrjetet sociale, duke i cilësuar pjesë të një lufte virtuale mes mbështetësve të qeverisë dhe protestuesve. Ai tha se qeveria ka detyrimin të mbrojë bizneset nga sulmet kibernetike, por theksoi se shumë prej tyre janë përfshirë vetë në përplasjen politike përmes aktivitetit të tyre në rrjetet sociale.

Next Post
Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com