• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nuk është faji i PS që votohet masivisht nga shqiptarët”, Pullazi: Arma jonë, puna që kemi bërë gjithë këto vite

by S T
17/01/2025 18:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Florjan Pullazi, kreu i Njësisë Nr.2 në Tiranë, i ftuar në programin “Opinion” me Ola Brukon, në News24 tha se PS synon të marrë mandatin e katërt qeverisës në 11 maj. Ai renditi sukseset, sipas tij, të arritura përgjatë 12 viteve të të majtës në pushtet.

Krahas shifrave elektorale brenda vendit, PS synon të marrë shumicën e votave edhe në diasporë. Pullazi thotë se votuesit në Shqipëri por edhe ata jashtë kanë arsye se pse duhet të votojnë mazhorancën aktuale.

“Nuk është faji i PS që votohet masivisht nga shqiptarët. Thirrja ime është për bashkëatdhetarët që kemi jashtë, erdhi koha që ata të shprehen për ngjarjet politike, këtë herë me votë, të vazhdojnë me regjistrimin, shpresoj të jenë pjesë aktive e ngjarjeve aktive në Shqipëri. Të shprehin vullnetin e tyre me votë.

Diaspora arma jonë? Arma jonë është puna që kemi bërë gjithë këto vite, ndryshimi radikal, sistemi i drejtësisë, shtetbërja. Sot flasim për shtetbërje, institucione që i shërbejnë qytetarëve. Por çdo gjë kohën e vet. Besoj shumë që edhe punë të tjera në mandatin e katërt do të bëhen edhe gjëra më të mira për Shqipërinë.

PS është një parti e organizuar si në Shqipëri dhe jashtë territorit. Ka njerëz në Itali, Greqi, Gjermani. Keni parë turet e PS jashtë vendit, aktivitetet e kryeministrit Edi Rama në Greqi, me një mbështetje të madhe. Akuzat e opozitës për turin e diasporës është se thjesht duan të gjejnë një mënyrë për të kritikuar. Në Angli u bë një super aktivitet, në Itali po ashtu. PS ka në thelb të saj qytetarin, për të sjellë sa më shumë të mira”, u shpreh Pullazi i cili në zgjedhjet e 11 majit pritet të jetë një nga kandidatët e PS për deputet, pasi siç njoftoi, ka aplikuar në platformën “Deputeti që duam”.

Next Post
Berisha merr rolin e prokurorit: Qeveria e PD do të godasë të gjitha organizatat kriminale brenda dhe jashtë vendit

Berisha merr rolin e prokurorit: Qeveria e PD do të godasë të gjitha organizatat kriminale brenda dhe jashtë vendit

Comments 1

  1. Anonymous says:
    1 year ago

    Ju jeni te pa karakter,si nuke ju vjene turp,kure thoni arma jone eshte puna qe kemi bere ne vitet e pushtet,me k/hajdutin,e hajdutin e bashkise lali karapushtin.Ju keni vjedhe parate,e taksa paguesve,e pasurite e vendit.Sa drejtor hajdute,keni ne burge,e sa,e sa te tjere do shkoni ne burge,si puna e tyre,jeni te neveriteshem

    Reply

Leave a Reply to Anonymous Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tremujori i dytë nis me një tjetër goditje për Euron, kursi me Lekun arrin rekord të ri

Tremujori i dytë nis me një tjetër goditje për Euron, kursi me Lekun arrin rekord të ri

April 1, 2026
Ambasada e SHBA: Regjistrohuni në programin STEP për udhëtimet jashtë vendit

“Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë SHBA dhe Shqipërinë”, ambasada amerikane jep alarmin

April 1, 2026
A mund ta tërheqë presidenti Donald Trump SHBA-në nga NATO?

A mund ta tërheqë presidenti Donald Trump SHBA-në nga NATO?

April 1, 2026
“Mund të më përjashtosh nga gara, por kurrë nga demokratët”, Alesia Balliu sfidon Berishën gjatë një takimi në Elbasan

“Mund të më përjashtosh nga gara, por kurrë nga demokratët”, Alesia Balliu sfidon Berishën gjatë një takimi në Elbasan

April 1, 2026
Deputet, nga “Hiçi”

Përgojuesi

April 1, 2026
Lufta në Iran, Reuters: Vance foli me ndërmjetësit në Pakistan, zbuloi kushtin e Trump për armëpushimin

Lufta në Iran, Reuters: Vance foli me ndërmjetësit në Pakistan, zbuloi kushtin e Trump për armëpushimin

April 1, 2026
Konflikti me Iranin, Izraeli: Nuk mund të themi se kjo do të jetë lufta e fundit

Konflikti me Iranin, Izraeli: Nuk mund të themi se kjo do të jetë lufta e fundit

April 1, 2026
Tragjedi në det, roja bregdetare italiane gjen 19 të vdekur në gomonen me emigrantë

Tragjedi në det, roja bregdetare italiane gjen 19 të vdekur në gomonen me emigrantë

April 1, 2026
Deputeti i PS: Në partinë tonë s’ka krizë

Deputeti i PS: Në partinë tonë s’ka krizë

April 1, 2026
Erdogan i ashpër me kryeministrin izraelit: Çdo pikë gjaku në luftë është një litar shpëtimi për Netanyahun

Erdogan i ashpër me kryeministrin izraelit: Çdo pikë gjaku në luftë është një litar shpëtimi për Netanyahun

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In