• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nuk është çështje politike”, Spiropali për opinionin e Venecias: Kuvendi ka respektuar sovranitetin parlamentar

by A R
12/12/2024 15:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Opinioni i Komisionit të Venecias lidhur me mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka ka shkaktuar debate në seancën plenare të ditës së sotme. Deputetët demokratë dhe ata socialistë kanë dhënë argumentet e tyre sa i takon këtij rasti, gjë që ka sjellë edhe reagimin e kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali.

Spiropali është shprehur se kjo është një çështje ligjore, jo politike apo partiake. Kryeparlamentarja thekson se Kuvendi ka vepruar brenda kompetencave të tij duke respektuar sovranitetin parlamentar dhe se e ka trajtuar këtë proces mbi baza juridike dhe jo mbi baza interesash politike.

Elisa Spriopali: Doja të thoja edhe unë dy fjalë duke qenë se ka shumë abuzim këtu në seancë, por edhe në foltore partish e nëpër ekrane. Siç është e qartë për të gjithë dhe siç e vlerëson edhe Komsioni i Venecias, Kuvendi nuk e ka vënë në dyshim dhe nuk e vë në dyshim fuqinë detyruese të Gjykatës Kushtetuese, kjo nuk do mend. Këtë bashkë me parimin e lualitetit kushtetues e kemi të qartë të gjithë sepse e respektojmë çdo ditë në punën tonë.

Ju drejtova Komisionit të Venecias me pyetje konkrete jo për mandatin e një deputeti që në fakt duhet të ushtrohet lirshëm pa u shqetësuar nga abuzivizmat dhe kjo është po aq e rëndësishme në demokraci sa çdo parim tjetër, por për të qartësuar mënyrën se si zbatohet një vendim urdhërues për shkak të pamundësisë së një rregulli që i imponon deputetit se si të votojë.

Kjo ishte një çështje kushtetuese dhe ligjore, jo politike jo partiake. Kuvendi ka vepruar brenda kompetencave të tij dhe ka respektuar sovranitetin parlamentar duke e trajtuar këtë proces mbi baza juridike dhe jo mbi baza interesash politike. Venecia tha dhe foli qartë se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë detyruese dhe nëse Kushtetuta parashikon që një çështje shtrohet për votim paralamenti nuk mund të detyrohet të veprojë në një mënyrë të caktuar.

/a.r

Next Post
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

E vërteta tek shqiptarët, si liri për të mos u dëgjuar!!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kina “gjunjëzon” FBI-në, sulmi kibernetik shpallet “incident i madh” i sigurisë kombëtare

Kina “gjunjëzon” FBI-në, sulmi kibernetik shpallet “incident i madh” i sigurisë kombëtare

April 3, 2026
Rregulla të reja për monopatinat, institucionet nisin hartimin e kuadrit ligjor

Ndalimi i monopatinave, ministri: Burim aksidenti, nuk jemi gati për lëvizjen e lirë të tyre

April 3, 2026
Italia zëvendëson Iranin në Botëror?

Italia zëvendëson Iranin në Botëror?

April 3, 2026
Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Sot mblidhet Bordi i Transparencës, ja sa pritet të shkojë çmimi i naftës

April 3, 2026
Integrimi: Lamallari: Nuk kemi më kohë për të humbur, BE është siguri për Shqipërinë

Integrimi: Lamallari: Nuk kemi më kohë për të humbur, BE është siguri për Shqipërinë

April 3, 2026
Dado kundër kërkesës për afat nga mbrojtja e Veliajt, pro gjykimit të shkurtuar nga disa të pandehur

Dado kundër kërkesës për afat nga mbrojtja e Veliajt, pro gjykimit të shkurtuar nga disa të pandehur

April 3, 2026
“Do të përfundojmë me një vend të rrënuar”, iranianët reagojnë ndaj goditjes së urës

“Do të përfundojmë me një vend të rrënuar”, iranianët reagojnë ndaj goditjes së urës

April 3, 2026
Rama thërret kryebashkiakët në Pallatin e Kongreseve, çfarë pritet të ndodhë pas dyerve të mbyllura

Rama thërret kryebashkiakët në Pallatin e Kongreseve, çfarë pritet të ndodhë pas dyerve të mbyllura

April 3, 2026
Popullsia e Shqipërisë në 2025 ra me ritmet më të larta në rajon

Revista britanike “Express”: Tirana, destinacioni surprizues për një udhëtim pranveror në Evropë

April 3, 2026
Goditet me dronë një nga rafineritë më të mëdha të naftës në Kuvajt

Goditet me dronë një nga rafineritë më të mëdha të naftës në Kuvajt

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In