• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nuk është betejë për të shpëtuar opozitën, por qytetarët

by Mero Baze
12/03/2020 22:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Këmbëngulja për të bërë betejë politike kundër qeverisë dhe masave të jashtëzakonshme të saj, për të bllokuar epideminë, është një vendim i dëshpëruar i disa zyrtarëve të opozitës.

Epidemia është një betejë ku në fund të saj, të fituar janë ata që shpëtojnë. Ajo është një betejë e cila do të ketë të vdekur, të sëmurë rëndë, të falimentuar, të vuajtur, dhe mbi të gjitha të terrorizuar.

Kjo është një luftë që nuk zgjedh qeverinë, nuk zgjedh opozitën, nuk përzgjedh qytetarët, por përballohet nga të gjithë bashkë, si ushtarë. Heronjtë e kësaj lufte janë mjekët, infermierët dhe policët. Ata janë dhe komandantët e saj.

Këmbëngulja e opozitës për të bërë politikë me këtë situatë, shpërthimet aluçinante, të disa prej tyre, dhe Taskë Forcat alternative që bëjnë sikur merren me epideminë, por në fakt merren me qeverinë, do të jenë një kosto për ta, në fund të kësaj beteje.

Nuk jam ende i qartë përse vazhdon zelli i opozitës për të qenë pjesë e frontit opozitar kundër masave të qeverisë, por me sa duket, shija e hidhur që u la beteja për tërmetin, ku ata konsiderojnë se qeveria doli me popullaritet më të rritur, pasi përballoi betejen, mund të jetë një arsye. Por në fakt kjo duhet të jetë arsye për të heshtur, pasi mund t’ju përsëritet kjo disfatë.

Ky nuk është tërmet. Kjo nuk prek disa njerëz, të cilët ti i identifikon brenda dy ditësh. Kjo është një betejë e panjohur për të gjithë dhe e vetmja rrugë të dalësh i fituar është të bëhesh pjesë e një komande, e cila drejtohet nga mjekët dhe zyrtarët e shtetit, që e kanë detyrë të rrijnë në terren.

Kur beteja të mbarojë, kur virusi të ketë ikur dhe ne do të jemi duke numuruar njerëzit e dashur që mund të mos i kemi më mes nesh, askush nuk do të kujtojë Sali Berishën, Petrit Vasilin, Lulzim Bashën, etj., që mendojnë se janë duke bërë politikë, por do falenderojnë zotin që janë gjallë.

Rruga më e mirë që opozita të mos bëhet e urryer në këtë histori, është të sillet si gjithë qytetarët e tjerë, të mbyllet në shtëpi, të vetëkarantinohet, dhe të mos u ngrejë nervat qytetarëve duke i terrorizuar.

Edi Rama e ka detyrim, por dhe dënim, të merret me këtë krizë. Ai natyrisht që do të bëjë gjithçka që dhe të qetësojë situatën dhe të informojë qytetarët dhe të ashpërsojë masat, edhe të na detyrojë të rrimë brenda, edhe t’i mbyllë gojën shtypit apo politikanve që përhapin panik. Kryeministri nuk është zgjedhur si kryeministër i epidemisë, dhe mos i kërkoni që në këtë situatë lufte, ai të jetë kampion i të drejtave të njeriut. Ai dhe gjithë qeveria, kanë detyrim të sigurojnë maksimalisht vetëm të drejtën për jetën. Të drejtat e tjera, prisni kur të mbarojë epidemia.

Ndaj çdo përpjekje për t’i bërë karshillëk masave të qeverisë, dhe akoma më keq opozitë alternative për çdo masë që merr qeveria, vetëm sa e rreshton opozitën në anën e të humburve nga kjo betejë. Jo të atyre që fatkeqësisht mund të humbasin jetën, por atyre që kanë humbur të drejtën për të mbrojtur jetën e qytetarëve.

Next Post
Dalin detaje për koronavirus, ja sa qëndron në objekte dhe në ajër

Dalin detaje për koronavirus, ja sa qëndron në objekte dhe në ajër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në pritje të familjes së vëllait/ Vlorë, i moshuari: Ikën në Siri para 13 vitesh, ndoshta fëmijët janë gjallë

Në pritje të familjes së vëllait/ Vlorë, i moshuari: Ikën në Siri para 13 vitesh, ndoshta fëmijët janë gjallë

February 21, 2026
Dy tropojanë, truri i grabitjes të 53 milion paundëve, si sot 20 vite më parë, 32 milion nuk u gjetën kurrë

Dy tropojanë, truri i grabitjes të 53 milion paundëve, si sot 20 vite më parë, 32 milion nuk u gjetën kurrë

February 21, 2026
“Paralizohet” lëvizja drejt juglindjes/ ARRSH: Ja rruga alternative që duhet të përdorni!

“Paralizohet” lëvizja drejt juglindjes/ ARRSH: Ja rruga alternative që duhet të përdorni!

February 21, 2026
Europa drejt rregullave më të forta për rrjetet sociale

Europa drejt rregullave më të forta për rrjetet sociale

February 21, 2026
“Mjekësi me inteligjencë artificiale”, ministrja Sala premton rimbursimin e barnave onkologjike: Mjekët e rinj do t’i mbajmë në Shqipëri

Reforma në spitale/ Sala: Do kalohet në financim sipas pacientëve, jo sipas shtretërve

February 21, 2026
Tryeza e opozitës/ Hasimja ia thotë në sy Berishës: S’keni besueshmëri, bashkëpunoni me PS-në në kurriz të partive të vogla

“PD gati për të bërë lëshime”, Hasimja tregon negociatat me Berishën për kodin zgjedhor

February 21, 2026
Molotovët e PD tek xhamia e Namazgjasë, KMSH: U lënduan besimtarët, mos e merrni maturinë tonë për tolerancë

Molotovët e PD tek xhamia e Namazgjasë, KMSH: U lënduan besimtarët, mos e merrni maturinë tonë për tolerancë

February 21, 2026
Pse janë kaq të vlefshme mineralet e rralla?

Pse janë kaq të vlefshme mineralet e rralla?

February 21, 2026
“Ia futën molotovët te çanta e shkollës dhe e arrestuan”, Berisha: Ja dëshmia e prindit të të miturit

“Ia futën molotovët te çanta e shkollës dhe e arrestuan”, Berisha: Ja dëshmia e prindit të të miturit

February 21, 2026
Dy të rinj u vranë për një kafe, dorëzohet 31-vjeçari në kërkim për ngjarjen e Manzës

Dy të rinj u vranë për një kafe, dorëzohet 31-vjeçari në kërkim për ngjarjen e Manzës

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In