• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nuk është antishqiptar, por antiopozitar

by Mero Baze
05/06/2025 18:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Mero Baze

Ka një lehtësi të papërballueshme në etiketimin e Sali Berishës si antishqiptar për atë që bën në Bruksel kundër Shqipërisë. E vërteta është se ka thënë gjëra aq të rënda dhe aq të tmerrshme, sa na ka shpëtuar nga ndonjë akuzë reale.

Ka shpallur se në Shqipëri ekzistojnë kartelet më të mëdha të drogës në botë dhe kriminelët më të rrezikshëm. Ka shpallur që Shqipëria është vendi numër 1 në botë në prodhimin e drogës dhe kriminelët shqiptarë janë të gjithë shokë të kryeministrit. Ka shpallur që opozita është e frikësuar nga kriminelët dhe nën diktatin e dhunës së tyre… Nuk po e zgjas, por ligjërata të tilla vazhdojnë për çdo fushë të mundshme të zhvillimit të Shqipërisë.

Në fakt, nëse një njeri do të arrinte të bindte botën dhe Europën për gjëra të tilla, meriton piedestalin e antishqiptarit.

Por Sali Berisha nuk e meriton dhe i bien më qafë kot.

Të jesh antishqiptar i këtyre përmasave, së pari nuk duhet të jesh budalla.

Duhet të jesh njeri fin, i zgjuar, me aftësi të jashtëzakonshme manipulative dhe t’u bësh të besojnë partnerëve perëndimorë të Shqipërisë që ky vend i vogël, fqinj me Europën, është më i fuqishëm se Kolumbia, Meksika apo Ekuadori në krijimin e karteleve dhe trafikun e drogës, si dhe në përdorimin e krimit në politikë. Kjo nuk bëhet me deklarata. Madje as faktet nuk mjaftojnë. Duhet shumë punë të bindësh njerëz që jetojnë në Europë dhe e vizitojnë Shqipërinë, që t’u tregosh se vendi që ju shikoni nuk është ashtu si duket, por është një narkoshtet. Kur 27 kryeministra zbresin në Rinas dy ditë para zgjedhjeve, qëndrojnë 24 orë në sheshin Skënderbej dhe ndihen entuziastë për Shqipërinë, krijohet një problem logjik mes asaj që duhet t’i bindësh dhe asaj që ata janë bindur. Që të pranohet kjo gjuhë e Berishës duhet të pranojmë njëherë që të gjithë kryeministrat e Europës janë budallenj, të gjithë eurodeputetët në Parlamentin Europian janë injorantë dhe të cekët ose janë nën pushtetin e karteleve të drogës që Berisha ka zbuluar në Shqipëri.

Problemi është se megjithëse Berisha i thotë ato me gjithë shpirt dhe me shumë pasion që të duket i besueshëm si opozitar, thjesht duket dhe vepron si shef i një karteli, me anëtarët e bandës së tij. Vetëm në kartelet e drogës ndodh që edhe pse të gjithë e dinë që shefi është i çmendur dhe i lig, i rrinë urtë dhe madje janë gati të përsërisin ato marrëzira që thotë ai. Në një kartel, askush nuk guxon të dalë kundër shefit edhe kur ai është i çmendur. I vetmi element bashkues në opozitën tonë është që edhe ata që e urrejnë dhe ata që e duan, rrinë në rresht pas Berishës se e kanë frikë. Falë kësaj cilësie karteli, bëjnë dhe krime të çmendura.

Së dyti, të jesh antishqiptar i përmasave që pretendon Berisha, nuk të mjafton thjesht aleanca me vendet antishqiptare. Ja sot edhe një diplomat rus përsëriti deklaratën e Berishës se Shqipëria është narkoshtet, por Berishës nuk i bën punë Rusia. Berishës i duhet që ta përmend këtë kancelari gjerman, kryeministri italian apo presidenti francez dhe anglez. Kur ata e dëgjojnë këtë gjë nga Berisha dhe nga Rusia, thjesht janë më shumë në anën e Shqipërisë. Edhe nëse gjen ndonjë deputet filorus në Europë, që në fakt ka me shumicë nga partitë populiste, dhe e përsërit këtë, përsëri nuk i bën punë, pasi objektivi i Berishës është t’i prishë punë Shqipërisë në Europë, jo Shqipërisë në Rusi. Ndaj nuk e meriton t’i thuash antishqiptar, se ndonjëherë më shumë na ndreq punë me këto ligësi të tij se sa na prish.

Dhe së fundmi, që Berisha të jetë antishqiptar efikas pas gjithë atyre të zezave që thotë, duhet t’u mbushë mendjen edhe të vetëve. Nëse ka njerëz më të qartë në Shqipëri se përse ka humbur aq thellë PD, janë vetë demokratët, madje edhe vetë kandidatët e Berishës. Ata po kërkojnë rinumërimin e votave të vjedhura brenda bandës dhe janë të gjithë të qartë se kanë humbur prej Sali Berishës, por nuk kanë çfarë t’i bëjnë. Nuk ka të ri apo të vjetër në PD, burrë apo grua, berishist apo antiberishist, që nuk të thotë se na mori më qafë Sali Berisha, por s’kemi çfarë t’i bëjmë.

Në një farë mënyre, Sali Berisha është sot antiopozitari më i madh në Shqipëri, figura më e urryer e tyre dhe banditi më i madh kundër opozitës, që po e përdhunon atë si në një marrëdhënie incesti, meqë e quan krijesë të vetën.

Por, më falni, ky nuk quhet antishqiptar.

Antishqiptar quhet ai që i prish punë Shqipërisë. Ky Shqipërisë nuk i prek dot as një qime. Ky është antiopozitari më i madh që kemi, por nuk është beteja jonë me të. Është beteja e opozitës.

 

Next Post
Hyn në fuqi vendimi i Bankës së Shqipërisë, nga 1 korriku kufizohen kreditë për shtëpi

Hyn në fuqi vendimi i Bankës së Shqipërisë, nga 1 korriku kufizohen kreditë për shtëpi

Comments 1

  1. Gjeka Mark burrë i dhimë says:
    8 months ago

    Altin Dumani, si rreshter i Sali Berishes, po bën punën më të poshtër për të shkaterruar sistemin e drejtësisë së re.
    Parlamenti i ri që do të mblidhet në shtator, mbasi të shkarkojë Dumanin me shokë, detyrimisht duhet ti drejtohet SPAK-ut të Ri, rinovuar- tashmë, për të marrë të pandehur Dumanin e Co, për mos denimin e Berishes për 21 janarin dhe Gerdecin.
    Janë të paktën gjashtë nene, që rendojnë poziten e Dumanit për këto dy çeshtje.

    Reply

Leave a Reply to Gjeka Mark burrë i dhimë Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E reja u plagos me armë në dhomë, i dashuri në pranga! Çfarë ndodhi dje në hotelin “Gjuta”?

E reja u plagos me armë në dhomë, i dashuri në pranga! Çfarë ndodhi dje në hotelin “Gjuta”?

February 15, 2026
Rama: Më ka ardhur ftesa nga Trump! Do të jem në Uashington për themelimin e Bordit të Paqes

Rama: Më ka ardhur ftesa nga Trump! Do të jem në Uashington për themelimin e Bordit të Paqes

February 15, 2026
Transportonte me makinë emigrantët e paligjshëm kundrejt 2.5 mijë eurove, arrestohet 35-vjeçarja në Lezhë

Transportonte me makinë emigrantët e paligjshëm kundrejt 2.5 mijë eurove, arrestohet 35-vjeçarja në Lezhë

February 15, 2026
Plagosja e 18-vjeçares dje në Sauk, policia ndalon të dashurin e saj 22-vjeçar

Plagosja e 18-vjeçares dje në Sauk, policia ndalon të dashurin e saj 22-vjeçar

February 15, 2026
Dashuri me kushte, pse kontratat paramartesore po bëhen ‘plani B’ për çiftet shqiptare

Dashuri me kushte, pse kontratat paramartesore po bëhen ‘plani B’ për çiftet shqiptare

February 15, 2026
Mafia e ushqimeve në Shqipëri, më e rrezikshme se trafikantët e drogës….

Mafia e ushqimeve në Shqipëri, më e rrezikshme se trafikantët e drogës….

February 15, 2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

February 15, 2026
Ndalohet qarkullimi në Qafë Thore, ortekët e deborës bllokojnë rrugën drejt Thethit

Ndalohet qarkullimi në Qafë Thore, ortekët e deborës bllokojnë rrugën drejt Thethit

February 15, 2026
Përplaset me makinë dhe largohet nga vendi i aksidentit, arrestohet efektivi i policisë në kryeqytet

Përplaset me makinë dhe largohet nga vendi i aksidentit, arrestohet efektivi i policisë në kryeqytet

February 15, 2026
Lidhet me mënyrën e jetesës dhe të punuarit, BERZH: Të kthyerit nga emigrimi, vështirësi riintegrimi

Lidhet me mënyrën e jetesës dhe të punuarit, BERZH: Të kthyerit nga emigrimi, vështirësi riintegrimi

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In