• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nuk egziston faktori Gent Cakaj, por konspiracioni kundër SHBA dhe Brukselit

by Mero Baze
23/01/2019 20:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Më në fund kriza e provokuar për emërimin e ministrit të Jashtëm u zgjidh në mënyrë formale. Edi Rama ka mandatin zyrtar për ministër të Jashtëm, ndërsa Gent Cakaj do të jetë në vend të tij, në krye të Ministrisë.

Të gjithë ata që bëjnë sikur çuditen me gjestin e sotëm të Edi Ramës, janë thjesht ata që ishin në anën e bllokimit antikushtetues të emërimit prej presidentit. Dhe këtu nuk ka gjë për të diskutuar.

Tani që rrugët ligjore të krizës që prodhoi ngërçin, u hapën, ja vlen të diskutohet seriozisht për arsyen informale që presidenti Ilir Meta, Sali Berisha e të tjerë,  shpikën për emërimin e  Gent Cakaj, një mënyrë për të mos folur hapur rreth problemit që kanë.

Gent Cakaj u përdor simbolikisht për të hapur një debat me maska rreth asaj që duhet të diskutohet në shesh të burrave të shqiptarëve, rreth marrëveshjes mes Serbisë e Kosovës dhe lëshimet përkatëse.

Është një marrëveshje e mbështetur me forcë, por pa shumë detaje nga Shtëpia e Bardhë dhe Brukseli.

Gent Cakaj u bë “kokë turku” në këtë histori, ngaqë Ilir Meta, Sali Berisha e të tjerë, nuk guxojnë të flasin për këtë histori që po zhvillohet para syve të të gjithëve.

Për këtë gjë u shpik se Gent Cakaj është një shtetas i paverifikuar i Kosovës, që mbështet opsionet e presidentit Hashim Thaçi për korrigjim të kufijëve të Kosovës me Serbinë, dhe se ka një raport miqësor me Baton Haxhiun, një gazetar përherë afër qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë.

Po ashtu, u quajt problem mosha dhe kapacitetet e dyshuara profesionale në këtë detyrë.

Këto dy arsye nuk qëndrojnë të dyja bashkë. Nëse është e para, do të thotë që kemi të bëjmë me një njeri të aftë, që është në gjendje të zgjidhë i vetëm marrëveshjen mes Serbisë e Kosovës, pa pyetur as Shqipërinë, as Kosovën, dhe të arrijë një marrëveshje që po e shtyn përpara adminsitrata e presidentit Trump dhe Mogherini.

Nëse është e dyta, pra që ky nuk ka kapacitetet e duhura intelektuale, zgjidhja që Rama të jetë ministër i Jashtëm dhe ky ushtrues i detyrës, është rruga më e mirë për të provuar se çfarë aftësish ka, pasi në fund të fundit vendimet dhe firmën i vendos Edi Rama.

Por problemi nuk qëndron fare tek Gent Cakaj, por tek një luftë e ftohtë që ndan udhëheqjen e Kosovës dhe Shqipërisë, lidhur me mbështetjen që SHBA dhe Brukseli, i jep projektit të marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë, që synon ta përfundojë në fund të pranverës.

Presidenti Thaçi duket se është i përfshirë tërësisht në axhendën e Shtëpisë së Bardhë dhe e shikon këtë edhe si shans për Kosovën, edhe si shans për karrierën e tij.

Nuk jam i sigurtë nëse kryeministri Haradinaj nuk do të bënte të njëjtën gjë, nëse do t’ia kërkonin, por me sa duket ai ndjehet i përjashtuar nga procesi dhe po përpiqet ta kundërshtojë po ashtu, edhe në emër të Kosovës, dhe për interesa të veta.

Për herë të parë një vendim amerikan për Kosovën e ka ndarë Kosovën në dy pjesë, jo bazuar aq shumë në interesin e Kosovës, se sa në interesa politike të ditës.

E njëjta pasqyrë është reflektuar dhe në Tiranë. Kryeministri Edi Rama nuk është shfaqur hapur pro një projekti për korrigjim kufijsh, por nuk ka hequr asnjë sekondë mbështetjen për presidentin Hashim Thaçi dhe ka deklaruar se do të mbështesë qëndrime të rakorduara të SHBA me Bashkimin Europian rreth kësaj çështje.

Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë bërë të kundërtën. Ata kanë vënë thuajse nën akuzë presidentin Thaçi si tradhtar, që po guxon të vazhdojë betejën për marrëveshjen, por kanë shamngur komentet rreth mbështetjes së SHBA dhe BE rreth projektit.

Ky është thelbi i konfliktit, dhe gjithë beteja kundër emrit të Gent Cakajt është bërë simbolikisht, për ta shfaqur këtë konflikt në publik. Berisha duke mos guxuar të dalë hapur kundër Shtëpisë së Bardhë, sulmon Hashim Thaçin jo si “argat” të Trumpit apo Mogherinit, por si “argat” të Serbisë, ndërsa Meta duke mos dashur të acarojë dhe më tej raportet me Uashingtonin, shpiku Gent Cakajn si njeriun që po bënte marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, duke injoruar dhe Donald Trupin, dhe BE, dhe Hashim Thaçin.

Pra Gent Cakaj në këtë histori, nuk ka dalë si njeri i rëndësishëm, por përkundrazi, si një simbolikë kundër marrëveshjes, për të treguar që nuk flasim dot kundër faktorëve të rëndësishëm të kësaj historie që po zhvillohet para syve tanë.

Dhe ky është turpi real i politikës shqiptare.  Për një çështje me kaq rëndësi kombëtare, palët mund të ndahen në debat, por duhet të përballen me problemin, dhe jo të shpikin fajtorë që nuk ekzistojnë.

Faktori Gent Cakaj nuk ekziston. Ekziston faktori Donald Trump, faktori Merkel, faktori Mogherini, dhe dy aktorët e rëndësishëm Vuçic dhe Thaçi, të cilët janë sanduiçë mes presionit të Perëndimit dhe presionit të brendshëm.

Edi Rama, Ilir Meta, Sali Berisha në Tiranë dhe Ramush Haradinaj, Isa Mustafa e Albin Kurti në Kosovë, duhet të flasin hapur rreth kësaj çështje. Ata duhet të përballen me këtë debat duke ruajtur aleancën e shqiptarëve me Perëndimin.

Shpikja e taksës apo shpikja e Gent Cakaj, për të mos thënë dhe shpikja e Baton Haxhiut, për të mos u përballur direkt me problemin, nuk e ndimojnë Kosovën dhe e bëjnë qesharake këtë dramë, që mund t’i kushtojë kombit shqiptar.

E rrezikshme ka qenë të pranoje propozimin e kryeminsitrit serb Gjingjic në vitin 2001 që ju bë Kosovës përmes kryeministrit të asaj kohe të Shqipërisë, si karshillëk ndaj zgjidhjeve të Perëndimit për Kosovën. Dhe atëhere Kosova nuk ra në atë kurth.

Sot askush nuk e ka fuqinë dhe as mandatin të thotë çfarë duhet bërë në këtë marrëveshje, por të gjithë ne shqiptarët, dimë se çfarë nuk duhet bërë. Nuk duhet humbur SHBA dhe Perëndimi në këtë histori.

Dhe SHBA e Perëndimin, nuk na i humbet dot Gent Cakaj. SHBA dhe Perëndimi zakonisht nuk humbasin. Ato thjesht i fiton njëra palë në konflikt, siç i fitoi Kosova në vitin 1999.

Përpjekja për t’i bërë ata me pahir, miq të Serbisë, duke folur me gjuhën “patriotike” të Milosheviçit më 1999, është rruga më e lehtë. Por kjo pastaj nuk është vetëm konspiracion dhe veprimtari kriminale kundër SHBA dhe Perëndimit, por mbi të gjitha, ndaj çështjes shqiptare.

Ëndrra reale e Serbisë nuk është përballja me shqiptarët. Ëndrra e tyre është rrënimi i aleancës së shqiptarëve me SHBA dhe Perëndimin, kundër saj. Dhe këtu duhen parë argatët realë të Serbisë.

Next Post
Itali/ Përplasi qëllimisht me furgon prostitutën shqiptare, pranga Eduard Demirit

Prostitucion, armë dhe drogë; Italianët prangosin 36-vjeçarin shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Student jashtë Shqipërisë? Mbrojtja që kushton vetëm 48 euro

Student jashtë Shqipërisë? Mbrojtja që kushton vetëm 48 euro

September 15, 2026
Chmapions League edhe për Kombëtaret? UEFA ka gati projektin e ri, merr jetë nga viti 2028

Chmapions League edhe për Kombëtaret? UEFA ka gati projektin e ri, merr jetë nga viti 2028

September 15, 2026
KQZ shpërndan 12.7 milionë lekë për 4 parti të reja, kompensim financiar pas zgjedhjeve të 11 majit

EMRI/ Emërohet Sekretari i Përgjithshëm i KQZ-së, ja kush do jetë juristi që vjen nga Admninistrata Publike

September 15, 2026
Zelenskyy pas takimit me Trump: Në fokus mbrojtja ajrore, e rëndësishme që procesi diplomatik të rigjallërohet - Euronews Albania

Trump njoftoi marrëveshje mes Ukrainës dhe Rusisë për të mos goditur objektivat energjetike, Zelensky: Jemi gati nëse Moska bën të njëjtën gjë

September 15, 2026
Skenari për ‘vrasjen’ e deputetëve, Durim Bami kërkon lirinë

Dosja “Revanshi”, GJKKO shpall vendimin për 7 nga të pandehurit! Nga Durim Bami dhe Aldo Avdylaj, te Altin Morina

September 15, 2026
Detaje tronditëse nga vdekja e këngëtarit grek Mazonakis, mjekët kërkuan në Chat GPT se si ta rikthenin në jetë!

“Kam bërë 18 seanca plazmafereze”- Dëshmia që po qarkullon pas rastit të Mazonakis: Ai u vra nga kriminelë!

September 15, 2026
Pentagoni pranon mungesën e municioneve pas luftës me Iranin! Shpenzimet shkojnë në 33.4 miliardë dollarë

Pentagoni pranon mungesën e municioneve pas luftës me Iranin! Shpenzimet shkojnë në 33.4 miliardë dollarë

September 15, 2026
TKOB hap dyert për publikun: Një ditë në Teatër!

TKOB hap dyert për publikun: Një ditë në Teatër!

September 15, 2026
Rama publikon pamjet nga rruga panoramike e Komanit: Transformim mes peizazhit spektakolar të veriut! (VIDEO)

Rama publikon pamjet nga rruga panoramike e Komanit: Transformim mes peizazhit spektakolar të veriut! (VIDEO)

September 15, 2026
Gara për finalen e Champions League më 2029, Webley apo Camp Nou? Sot pritet vendimi i UEFA-s

Gara për finalen e Champions League më 2029, Webley apo Camp Nou? Sot pritet vendimi i UEFA-s

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com