• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nuk ecën, vendi kalon në kaos”/ Braçe dhe Berisha kundër platformës së protestës për asamble me short dhe qeveri tranzitore

by E B
24/06/2026 19:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një asamble kombëtare tranzicioni me 101 anëtarë që të zgjidhen me short, jo me zgjedhje, që do duhet t’I japë formë një qeverie tranzicioni me afat 12 mujor, me anëtarë të zgjedhur po me short e që duhet të hartojë një kushtetutë të re.

Thelbi i platformës së paraqitur në protestë nga grupi koordinues, nuk po gjen mbështetje askund, as mes admiruesve të saj apo mbështetësve publikë.

Dy forcat më të mëdha në vend, PS e PD kanë dalë kundër propozimit që erdhi nga sheshi për shkrirjen e sistemit aktual politik që prek edhe kuvendin, pasi sipas tyre do ta çonte vendin në kaos.

Edhe pse ka komentuar thuajse çdo ditë zhvillimet që vijnë nga protesta, kryeministri Rama e ka injoruar platformën politike të saj. Ndërsa Erion Braçe, deputet i Partisë Socialiste, është shprehur qartazi kundër.

“Kjo historia që ti do japësh dorëheqje, ti nuk je më mazhorancë sepse njerëzit janë në shesh. Ti ikën dhe sheshi zgjedh 101 njerëz, përfaqësues të sheshit, që zgjedhin ministra të një qeverie që duhet të jetë teknike, që në harkun e një viti nuk duhet të bëjë asgjë sipas tyre, por që duhet ta votoj unë në Parlament, edhe pse i delegjitimuar nga sheshi, jo nga ligji, jo nga Kushtetuta, pra duhet ta votoj unë, nuk ecën. Do të përsëritet e do të përsëritet dhe vendi do të kalojë jo vetëm në cenim të stabilitetit, por mbi të gjitha në kaos”, thotë Braçe.

Në anën tjetër të fushës politike, edhe Sali Berisha është i qartë se bëhet fjalë për kërkesa të parealizueshme. Pavarësisht se i bën jehonë pikave të platformës që  shkojnë për shtat, që nga dorëheqja e kryeministrit, kufizimi në dy mandate apo dhe krijimi i një qeverie teknike tranzitore, edhe ai vetë nuk shkon më tej dhe kundërshton zgjidhjet e propozuara që janë haptazi në kundërshtim me rregullat bazike të funksionimit të një shtet.

“Unë jashtë kushtetutës nuk dal dot. Askush kurrë s’mund të zbatojë fjalë, unë s’dal jashtë ligjit. Jam ky që jam, kam qenë ish-president, kam qenë ish-kryeministër. Por ajo qeveri e përbërë nga jo partiakë, nga kreu tek ministrat e zëvendësat etj., ajo duhet të votohet nga parlamenti, të marrë votëbesimin dhe të çojë në zgjedhje vendin.” Unë nuk kuptoj këtë propozimin e tyre, unë nuk e kuptoj se a e kanë një qeveri jashtë votimit në parlament, jashtë kushtetutës, jashtë rendit kushtetues?”, tha Berisha.

Next Post
VIDEOLAJM/ Protesta në ditën e 25-të, ja sa është pjesëmarrja

VIDEOLAJM/ Protesta në ditën e 25-të, ja sa është pjesëmarrja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

October 23, 2026
Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

October 23, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Vëllai i Vuçiçit që i duhet opozitës

October 23, 2026
Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

October 23, 2026
“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

October 23, 2026
Presidenti argjentinas kritikon Sanchez në Madrid: Është diktator, hajdut dhe i korruptuar

Argjentina ndërpret hetimin ndaj presidentit Milei dhe motrës së tij për çështjen e kriptomonedhave

October 23, 2026
Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

October 23, 2026
Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

October 23, 2026
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

October 23, 2026
Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In