• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nuk e qasnin në fshat, por donte të bijën e priftit për grua”

by Artur Ajazi
26/02/2024 11:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Njeriu është i çuditshëm, dhe shumë kompleks.Kërkon ndonjëherë të pamundurën, të paarritshmen, kërkon të lumturohet brënda një dite, të pasurohet dhe të arrijë majat e pushtetit brënda një nate. Dhe fundja, ky është realiteti që e shoqeron pothuajse përgjatë gjithë jetës njeriun. Kështu ka qenë, dhe kështu do të jetë.

Transformimet shekullore, kanë ndikimin e tyre edhe në përshtatshmërinë e dëshirave njerëzore me kohën, me realitetin. Në sisteme të ndryshme politike, njerëzit e pushtetshëm arrijnë të kuptojnë majën dhe fundin e tyre. Kush nuk e ka kuptuar, ka përfunduar, keq. Kjo ka ndodhur edhe në Shqipërinë e shekullit të kaluar, dhe kjo po ndodh edhe në shekullin e ri. Por me ndryshimin e vetëm se, tek ne politikani, nuk e kupton kur ka prekur “fundin” por vetëm kur ka prekur “majën”.

Thonë një proverb në vjetër në Jug, “kur nuk qasin në fshat, si kërkon vajzën e priftit për grua”. Kjo vlen për ata politikanë që duan “martesë” me pahir, edhe kur nuk i do populli. Për atë kastë politikanësh që duan të “martohen” 2-3 apo dhe 4 herë rresht. Për ata politikanë që duan ti zhvasin “jetës” së tjetrit edhe minutin, për të lumturuar jetën e tyre. Ajo që ka ndodhur në 3 dekadat e fundit me politikanët në Shqipëri (që duan të “martohen” sërish gjithmonë kur u vjen fundi i pushtetit) mbetet një rrugëtim i vështirë përmes krizash, pasi ata nuk kanë arritur të ndertojnë një shtrat të sigurtë reformash zgjedhore, dhe një qendrueshmëri  të stabilizuar në aspektin social. Njeriu i vetëm që ka qeverisur dhe “mbretëruar” gjatë në Shqiperinë postkomuniste, mbetet padyshim Sali Berisha. Me ndikimin e tij të gjatë në skenën politike, ai ka arritur të krijojë tek forca e tij politike, kultin e individit, dhe përqëndrim të gjatë klanor të drejtimit të partisë. Pa e kuptuar se, koha  dhe mosha, të largojnë vetvetiu nga realiteti dhe ndikimi legjitim i drejtimit, Sali Berisha sot kërkon sërish pushtetin. Ky është rasti i vetëm në Europë, dhe ndoshta në botë, ku një politikan që ka konsumuar shumë pushtet, nuk largohet.

Çfarë po ndodh me ish-liderin e PD-së, çfarë po ndodh me atë parti, që edhe pse mes Europës, sjelljet e lidershipit të saj ngjasojnë me ato të partive opozitare mongole?  Si mundet të mos kuptojnë asgjë nga ndryshimet e forta gjeopolitike, apo realitetin e ri që ka mbërthyer sot Rajonin tonë, Europën  dhe mbarë botën demokratike ?  PD, ishte dhe mbeti parti me cikël të mbyllur, të përkohshëm, dhe të kufizuar. Ajo kurrë nuk u ngrit (dhe nuk ngjiti kurrë) në nivelin e simotrave të saj. Pushteti që kërkon sot Sali Berisha, mbetet kërkesa më absurde që është bërë ndonjëherë nga ndonjë politikan në botë. Zëri i tij i mekur, që vjen nga ballkoni përmes një grushti njerëzish, nuk është buçima e turmave që duan ndryshimin. Kjo pasi, ndryshimi erdhi në 2013, dhe ka gjasa të vazhdojë edhe më gjatë se sot.

Edi Rama, nuk ka ndërmend të “luajë poker” me pushtetin e fituar me mbi 1 milion vota, ndërkohë që kërkesa e ish-liderit (pretendent për “dhëndërr”) mbetet e injoruar plotësisht nga kreu u qeverisë dhe Partisë Socialiste. Edi Rama sot, ka shumicën, edhe pse pushteti i ka konsumuar disa prej ish-bashkëpunëtorëve të tij në rrugëtimin qeverisës. Natyrisht, kjo nuk vlen fare për ta penguar atë të vazhdojë misionin e nisur në 2013, por vlen vetëm për ti kujtuar ish-liderit nga ballkoni se, “kur nuk të duan shumica e shqiptareve, si kërkon pushtetin me votë”…

 

Next Post
“Si Prigozhini i Putinit”/ Haklaj: Breçani, krahu i djathtë i Berishës dhe Metës! Për shkak të bizneseve…!

Më lër të flas...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rubio paralajmëron Iranin: Pasoja të rënda nëse mbyllet Ngushtica e Hormuzit

Rubio paralajmëron Iranin: Pasoja të rënda nëse mbyllet Ngushtica e Hormuzit

March 30, 2026
Nga zgjedhja e kryepolicit tek mbështetja e bujqësisë, zbardhen vendimet e sotme të Këshillit të Ministrave

Nga zgjedhja e kryepolicit tek mbështetja e bujqësisë, zbardhen vendimet e sotme të Këshillit të Ministrave

March 30, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Nga fusha e sportit te arkitektura e shtetit

March 30, 2026
Pse adoleshentët vuajnë nga ankthi? Kriza që po përjetojnë sot

Pse adoleshentët vuajnë nga ankthi? Kriza që po përjetojnë sot

March 30, 2026
Dëmtim i Ernest Muçit te Kombëtarja? Nga Trabzonspori dalin detaje të tjera: Ky është plani për të

Dëmtim i Ernest Muçit te Kombëtarja? Nga Trabzonspori dalin detaje të tjera: Ky është plani për të

March 30, 2026
Shifrat/ Mijëra të vrarë në Lindjen e Mesme që nga fillimi i luftës me Iranin

Shifrat/ Mijëra të vrarë në Lindjen e Mesme që nga fillimi i luftës me Iranin

March 30, 2026
Elezi tregon se çfarë po ndodh në selinë blu: Sali Berisha po mban peng PD, t’i vendosim kufij këtij njeriu!

Elezi tregon se çfarë po ndodh në selinë blu: Sali Berisha po mban peng PD, t’i vendosim kufij këtij njeriu!

March 30, 2026
Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

Tabaku: Ligji për Parqet Teknologjike qokë për një pakicë e zbuluar nga SPAK tek AKSHI

March 30, 2026
Paralajmëron Trump: Nëse nuk hapet Hormuzi, do shkatërrojmë të gjitha centralet elektrike iraniane, puset e naftës dhe ishullin Kharg

Paralajmëron Trump: Nëse nuk hapet Hormuzi, do shkatërrojmë të gjitha centralet elektrike iraniane, puset e naftës dhe ishullin Kharg

March 30, 2026
Salianji sfidon Berishën: Hap garën në PD, lëri demokratët të votojnë të lirë!

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD thirrje Berishës: Fakto publikisht akuzat ndaj Ervin Salianjit

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In