• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Nuk e përballoj dot presionin e Trump”, dorëhiqet zyrtari i rëndësishëm i Pentagonit

by Java News
20/02/2020 08:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një zyrtar i lartë i Pentagonit dha dorëheqjen me kërkesën e Presidentit Donald Trump. John Rood është njëri ndër disa anëtarët e ekipit të sigurisë kombëtare të Presidentit Trump, të përfshirë në polemikat rreth Ukrainës, që lirohet nga detyra.

“Do të doja të falënderoja zotin John Rood për shërbimin ndaj vendit tonë, dhe t’i uroj gjithë të mirat për të ardhmen,” tha në Twitter Presidenti Trump.

John Rood shkruante në një letër drejtuar Presidentit Trump, se “jam vënë në dijeni nga Sekretari i Mbrojtjes Mark Esper që ju keni kërkuar dorëheqjen time”.

Rood, zyrtari më i lartë për politikën në Departamentin e Mbrojtjes, certifikoi vitin e kaluar se fushata antikorrupsion e Ukrainës kishte përparuar mjaftueshëm për t’i zhbllokuar asaj ndihmën ushtarake amerikane. Ai është një tjetër zyrtar i administratës që shkarkohet nga zoti Trump, pas gjyqit në Senat që e liroi presidentin nga akuzat e ngritura prej demokratëve të Dhomës së Përfaqësuesve.

Certifikimi u perceptua si një përpjekje për të minuar argumentin e ekipit mbrojtës të Presidentit Trump gjatë procesit gjyqësor në Senat se presidenti nuk pranoi të zhbllokojë ndihmat nga shqetësimi i korrupsionit në Ukrainë.

Zëdhënësi i Shefit të Pentagonit, Jonathan Hoffman tha se shkarkimi i John Rood i jep Presidentit Trump “mundësinë dhe aftësinë për të pasur ekipin që ai dëshiron të ketë”.

Më 7 nëntor, Presidenti Trump shkarkoi nënkolonel Aleksandër Vindman nga pozicioni i tij në Këshillin e Sigurisë Kombëtare pasi Vindman dëshmoi para hetuesve të Dhomës së Përfaqësuesve në kundërshtim me dëshirat e Shtëpisë së Bardhë.

U shkarkua gjithashtu vëllai binjak i Vindmanit, Yevgeny Vindman, i cili ishte avokat në Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe nuk ishte i përfshirë në seancat për shkarkimin e presidentit së bashku me ambasadorin e SHBA pranë Bashkimit Evropian Gordon Sondland. /VOA/

Next Post
Punë në Gjermani? Hapet qendra për njohjen e diplomave për punëtorët e huaj

Punë në Gjermani? Hapet qendra për njohjen e diplomave për punëtorët e huaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

October 22, 2026
“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

October 22, 2026
“Jam misionar, nuk dorëhiqem” / Laert Vasili: PD me Sali Berishën nuk ka!

Vasili-protestuesve: Shkoni po ua mbajti të godisni një efektiv në SHBA!

October 22, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

“Qori dhe Feraj janë zogj të Albin Kurtit” / Çupi: Vetëvendosje erdhi e armatosur në Shqipëri, pas dhunës qëndrojnë idetë e saj

October 22, 2026
Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

October 22, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

Rama kërkon dorëheqjet e drejtorëve, Mazniku mohon lidhjen me protestat: Ishte një plan i mëparshëm i qeverisë

October 22, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën”: Të përfshihen socialistë dhe protestues…

October 22, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Rama dorëheqje? Klosi iu përgjigjet prerë protestuesve: Nuk është kërkesë që negociohet!

October 22, 2026
Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

October 22, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Aleanca e dy ekstremeve për rrëzimin e qeverisë”/ Meçe: Qori financohet nga e majta ekstremiste, Berisha pjesë e lëvizjes

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In