Agron Duka thotë se PS-ja fitoi për shkak të sjelljes së gabuar të opozitës. Në studion e “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, Duka tha se lënia e mandateve i krijoi Ramës terrenin për të vepruar lirisht sipas interesit të saj.
Nuk janë gabim listat. I lamë Parlamentin bosh, ndryshoi Kodin Zgjedhor. Këtu po vuan Shqipëria. Po krijohet një sistem autoritar, edhe për faj të opozitës. Ne u lamë fushën bosh, ata morën të gjitha pushtetet. Unë 1 deputet mora, kam 8 vjet që e ndjek mbrapa PD me korrektësinë më të madhe. Unë jam munduar me zellin më të madh.
I pyetur nëse ka marrë ndonjë fresë nga Rama, Duka tha jo, ndërsa për pranimin e ofertës së Ramës nga ana e Bashës tha se do të shkatërronte PD-në.
Unë oferta nuk kam marrë. Edhe oferta për Bashën nuk është e sinqertë. Nëse basha e pranon, PD kthehet në kioskë.
Ai tha se ia ka bërë të qartë kreut të PD-së se nuk do të bojkotojë Parlamentin.
E kam takuar Bashën dhe i kam thënë nuk të ndjek mbrapa në bojkot. Do të hyj në Parlament. Qëndrimet e PD janë pak evazive. Unë po e them që tani.
g.kosovari