• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nuk e ndalonim dot vendimin e SHBA”/ Basha: Lufta e Berishës për interesat personale është luks për Ramën. I kërkova…!

by Java News
29/12/2021 15:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka komentuar nga takimi me demokratë dhe anëtarë të partisë në Dibër edhe zhvillimet e fundit që kanë ndodhur brenda Partisë Demokratike, pas shpalljes “non grata” të Sali Berishës.

Sipas Bashës, “interesa të ngushta personale brenda familjes tonë krijuan një miniciklon në gjirin e familjes tonë”.

Kreu i PD theksoi se “e vetmja mburojë që i ka mbetur Edi Ramës për të mbajtur pushtetin, është të investojë fuqishëm në përçarjen e të vetmes forcë politike, e të vetmes familje politike që e ka fuqinë të mobilizojë shqiptarët dhe të rrëzojë regjimin e tij”.

“Fatkeqësisht ndërsa opozita dhe Partia Demokratike nisën në shtator detyrën që premtova para jush për të çmontuar regjimin e masakrës zgjedhore, detyrë të cilën po e kryejmë në të gjitha rrafshet, duke përfshirë hetimin e masakrës zgjedhore, vënien para përgjegjësisë penale të atyre që vodhën vullnetin e shqiptarëve, vettingun e politikanëve nga i pari tek i fundit. Luftën kundër korrupsionit si armiku i mirëqenies të shqiptarëve, ndërkohë pra ne shpalosim një front të gjerë beteje, interesa të ngushta personale brenda familjes tonë krijuan një miniciklon në gjirin e familjes tonë.

Miqtë e mi dua ta them fare qartë, e vetmja shpresë që ka Edi Rama për të mbajtur pushtetin, është të krijojë bindjen se në Shqipëri nuk ka alternativ përveçse Edi Ramës. E vetmja mburojë që i ka mbetur Edi Ramës për të mbajtur pushtetin, është të investojë fuqishëm në përçarjen e të vetmes forcë politike, e të vetmes familje politike që e ka fuqinë të mobilizojë shqiptarët dhe të rrëzojë regjimin e tij.

E vetmja shpresë e Edi Ramës për ti servirur shqiptarëve të cilëve jua ka boshatisur tavolinat, jua ka zbrazur xhepat, jua ka kalbur produktet fermerëve, jua ka mbyllur qepenat biznesit të vogël dhe iu ka nxjerrë mijëra njerëz të punësuar në rrugë biznesit të madh dhe prodhues, është t’iu shërbejë një spektakël të shëmtuar brenda familjes tonë”, u shpreh kryedemokrati.

Basha deklaroi për Sali Berishën se ky i fundit vendosi interesin e tij personal mbi interesat e demokratëve dhe mbi interesat e të gjithë shqiptarëve

“Ne nuk kishim në dorë asgjë, në vendimin e aleatit tonë strategjik. As mund ta ndikonim, as mund ta ndalonim. Shpallja non grata e Sali Berishës, është një vendim që është marrë nga aleati jonë strategjik Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ju e dini se për muaj me radhë unë kam punuar me të dhe me partnerët tanë strategjik për të gjetur një zgjidhje pikërisht, për t’ia hequr këtë luks Edi Ramës.

Por në fund, njeriu që me të vërtet ka bërë shumë për këtë parti, por dhe ka marrë shumë nga kjo parti, vendosi interesin e tij personal mbi interesat e demokratëve dhe ç’është më e keqja mbi interesat e të gjithë shqiptarëve.
Kjo është e vërteta e qartë dhe e qëruar, gjithçka tjetër është gënjeshtër e sido që të serviret, prapë gënjeshtër ngelet”, tha Basha.

Sipas kryedemokratit, “lufta e Berishës për interesat personale është luks për Ramën”.

“Në vend që t’i mobilizojmë gjithë shqiptarët në betejë, dëgjojmë të njëjtat gënjeshtra që qarkullohen e riqarkullohen nga ata që po luftojnë për karrige.

Për fat të keq, me vendosjen e interesave personale, mbi interesat e demokratëve dhe mbi interesat e shqiptarëve, ajo që ka ndodhur këto tre muaj dhe ai që e ka shkaktuar po i shërbejnë pikërisht kësaj. E ku ka luks më të madh për Edi Ramën, sesa në një kohë që duhet të shpalosim një betejë frontale kundër tij dhe qeverisë së tij, demokratët të merren me njëri-tjetrin.

Ku ka luks më të madh për Edi Ramën sesa në vend që të ushtojë Shqipëria nga protestat për skandalin e inceneratorëve, lartë e poshtë dëgjohen zëra të atyre që vetëm kanë përfituar në kurriz të demokratëve, vetëm kanë përfituar mbi sakrificat e demokratëve dhe pushtetin e marrë mbi sakrificat e tyre dhe që sot janë gati të bëjnë gjithçka për karrige. Ku ka luks më të madh për Edi Ramën, sesa nga mëngjesi deri në darkë si një telenovelë turke pa fund e pa fillim, në vend që të flitet për problemet e shqiptarëve, në vend që t’i mobilizojmë dibranët dhe gjithë shqiptarët në betejë, të dëgjojmë të njëjtat gënjeshtra që qarkullohen e riqarkullohen, e riqarkullohen”, theksoi Basha./m.j

Next Post
“Inshallah i heqim ato pleqtë e Enverit”/ Militanti-Bashës: Je njeriu i duhur i Shqipërisë, e gëzofsh fitoren. Bravo!

“Inshallah i heqim ato pleqtë e Enverit”/ Militanti-Bashës: Je njeriu i duhur i Shqipërisë, e gëzofsh fitoren. Bravo!

Comments 1

  1. Lili says:
    4 years ago

    Si s,ke thene asgje te re ne kaq muaj.Qerohu vrases

    Reply

Leave a Reply to Lili Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Porti i Durrësit\ Fluks udhëtarësh, rreth 5.5 mijë pasagjerë llogariten nga Bari! 28 sportele në funksion 

Ngushtimi i hyrjes së portit, deputeti i PD në Durrës: Vendim antishqiptar, krijon probleme…

April 8, 2026
Nafta në bursë 10% më lirë se në nisje të vitit, por në Shqipëri u ul vetëm 1.2%! Kompanitë e karburantit nuk reflektojnë as zhvlerësimin e dollarit

SHIFRAT / Nafta bie me 16,5% në bursa, në Shqipëri me vetëm 1,8%

April 8, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Nafta u ul me 4 lekë, Braçe: Si ka mundësi që ka më shumë trafik me karburant më të shtrenjtë?!

April 8, 2026
Trump kërcënon me tarifa 50% vendet që furnizojnë Iranin me armë. Garda Revolucionare paralajmëron: “Duart në këmbëz”…

Trump kërcënon me tarifa 50% vendet që furnizojnë Iranin me armë. Garda Revolucionare paralajmëron: “Duart në këmbëz”…

April 8, 2026

Rrethi i dikurshëm Tiranë

April 8, 2026
Pas seancës me Dadon, kontrolle ‘blic’ në qelitë e Veliajt dhe Beqajt. SPAK kërkon listën e takimeve dhe…

Pas seancës me Dadon, kontrolle ‘blic’ në qelitë e Veliajt dhe Beqajt. SPAK kërkon listën e takimeve dhe…

April 8, 2026
Zbulohet renditja, Shqipëria garon e 13-ta në natën e dytë të Eurovision 2026

Zbulohet renditja, Shqipëria garon e 13-ta në natën e dytë të Eurovision 2026

April 8, 2026
Berisha: Duhet të vendosim regjim fiskal mbi karburantet njësoj si Kosova dhe Maqedonia

Berisha: Duhet të vendosim regjim fiskal mbi karburantet njësoj si Kosova dhe Maqedonia

April 8, 2026
Cardi B bie pre e mashtrimit me kartë krediti, çfarë blenë hajdutët me 60 mijë dollarë

Cardi B bie pre e mashtrimit me kartë krediti, çfarë blenë hajdutët me 60 mijë dollarë

April 8, 2026
Keir Starmer drejt Gjirit Persik, përpjekja diplomatike për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Keir Starmer drejt Gjirit Persik, përpjekja diplomatike për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In