• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Nuk e merr në skuadër, Tarashaj shpërthen kundër De Biasit: T’i vijë turp

by A R
18/12/2015 19:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi ditë më parë ia mbylli dyert njërit nga sulmuesit më të talentuar shqiptar viteve të fundit, Shani Tarashajt, duke thënë se lojtari nuk iu ka përgjigjur menjëherë ftesës së Shqipërisë.

Por talenti i Grasshopperit nuk ndihet në faj dhe as tradhtar ndaj ka vendosur të reagojë për të treguar të.

Në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, 20-vjeçari që ka bërë skuadrat më të njohura evropiane të çmenden pas tij ka treguar prapaskenat e bisedimit të tij me De Biasin si dhe ka reaguar ndaj fjalëve të italianit.

“Në kohën kur më ka kontaktuar trajneri De Biasi kam qenë shumë i angazhuar në klub pasi më është dhënë rasti për të luajtur titullar dhe kam dashur të fokusohem vetëm në klub për ta mbajtur formën”.

“Gjithashtu kanë qenë disa procedura të ushtrisë që jam duke e kryer dhe kam qenë jashtëzakonisht i ngarkuar në ato kohë dhe nuk është e vërtetë që unë i kam kthyer përgjigje negative De Biasit”.

“Unë nuk ia kam mbyllur derën Shqipërisë por as Shqipëria nuk ma ka mbyllur mua derën, kjo është vetëm dëshirë e trajnerit italian De Biasi”, rrëfehet Tarashaj për Telegrafin.

“De Biasi nuk mund të bëhet më shqiptar e më patriot se unë pasi kam shumë anëtarë të familjes që kanë luftuar për këtë tokë dhe këtë vend dhe nuk mund të ma ndalojë askush fanellën e Shqipërisë apo Kosovës. Jam rritur me dashuri ndaj vendlindjes sime dhe atë dashuri nuk mund të ma shuaj një italian”, vazhdon tutje Tarashaj.

“Duhet të skuqet ai për ato fjalë të pavërteta që ka thënë, duhet t’i vije turp nga vetja e tij me ja thyer zemrën një djali të ri shqiptar”, tregon Tarashaj me lot në sy.

Tutje djaloshi nga Prizreni që vetëm brenda shtatë muajve ka ngritur vlerën e tij në 5 milionë euro tregon edhe për interesimin e Kosovës për të.

“Mua më ka kontaktuar edhe Kosova para se të më kontaktoi De Biasi. Përgjigja e njëjtë ka qenë edhe për Kosovën ku i kam thënë se më duhet të koncentrohem në Grasshopper për ta fituar vendin e titullarit dhe më kanë kuptuar dhe më kanë përkrahur maksimalisht”.

“Më kanë kuptuar shqiptarët e Kosovës ndërsa trajneri italian i Shqipërisë nuk më ka kontaktuar më prej atij momenti dhe tani jep intervista kinse unë e paskam refuzuar Shqipërinë gjë që është e pavërtetë”, thotë anëtari i Përfaqësueses së Zvicrës U21, që ka disa fjalë edhe për ‘helvetikët’.

“Unë aktualisht luaj për Zvicrën U21, vend që i jam mirënjohës për tërë jetën për mundësinë që më ka dhënë të shkollohem, edukohem dhe të bëhem futbollist profesionist. Megjithatë së shpejti koha do të tregojë se për kë do të luaj, Kosovën, Zvicrën apo Shqipërinë”, përfundoi Tarashaj për Telegrafin.

Momentalisht djaloshi i artë nga Prizreni po kryen shërbimin ushtarak të Zvicrës, ndërsa në 20 ndeshje këtë edicion ka shënuar nëntë gola dhe ka asistuar në pesë raste.

Aktualisht për ‘bomberin’ shqiptar janë duke u interesuar dhjetëra skuadra evropiane mes tyre Liverpool, Fiorentina, Valencia, Villareal, Schalke 04, Lille, Newcastle, Torino, Sampdoria, Hertha Berlin, Hannover 96, Hamburg e të tjera. /Telegrafi/

Next Post

Martin Shkreli jep dorëheqjen nga kompania farmaceutike Turing

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Italia është alter egoja jonë europiane”- Hapet Konsullata e Shqipërisë në Napoli, Rama: Derë mes dy realiteteve të ngjashme! Partneritet strategjik mes vendeve tona

“Italia është alter egoja jonë europiane”- Hapet Konsullata e Shqipërisë në Napoli, Rama: Derë mes dy realiteteve të ngjashme! Partneritet strategjik mes vendeve tona

September 16, 2026
‘Arsyet kanë tejkaluar ligjin’- Gjykata e Lartë e la Veliajn në qeli, avokati Ndreca: Po cenohet mandati i të zgjedhurit, s’po lejohet të ushtrojë detyrën

‘Arsyet kanë tejkaluar ligjin’- Gjykata e Lartë e la Veliajn në qeli, avokati Ndreca: Po cenohet mandati i të zgjedhurit, s’po lejohet të ushtrojë detyrën

September 16, 2026
S’ka prodhim vendas, shtohet importi i energjisë elektrike! Në gusht u shpenzuan 21.8 milionë euro

KESH shton importet e energjisë, blerjet arrijnë në 80 milionë euro!

September 16, 2026
“Ekzekutivi dhe legjislativ janë bërë një”- Ish-prokurori Beci: Relativizim i frikshëm i institucioneve, reforma duhet bërë nga e para

“Ekzekutivi dhe legjislativ janë bërë një”- Ish-prokurori Beci: Relativizim i frikshëm i institucioneve, reforma duhet bërë nga e para

September 16, 2026
Dita e sotme me alternime vranësirash, në disa zona do ketë prezencë reshjesh

Parashikimi i motit/ Kthjellime dhe vranësira gjatë ditës së sotme, reshje shiu në zonat malore!

September 16, 2026
Dita e vendimit pas tri vitesh gjykim, Haga jep sot verdiktin për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK-së!

Dita e vendimit pas tri vitesh gjykim, Haga jep sot verdiktin për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK-së!

September 16, 2026
“Je njësh me kryeministrin”, Artan Hoxha përplaset me Eugen Beçin për pagat e magjistratëve: Po gënjen sy më sy… (VIDEO)

“Je njësh me kryeministrin”, Artan Hoxha përplaset me Eugen Beçin për pagat e magjistratëve: Po gënjen sy më sy… (VIDEO)

September 16, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

“Shqipërisë i duhet një Kushtetutë e re”, Shehi: Duhet referendum, por asnjëra palë nuk e do!

September 16, 2026
“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

Gjykata e Lartë e la në burg, avokati i Veliajt zbulon “betejën” e radhës: Kemi dy mundësi…

September 16, 2026
VIDEO/ Çfarë mbrëmje për Anis Mehmetin, i shënon Arsenalit në ndeshjen e parë si titullar këtë sezon dhe i jep ‘mesazh’ trajnerit!

VIDEO/ Çfarë mbrëmje për Anis Mehmetin, i shënon Arsenalit në ndeshjen e parë si titullar këtë sezon dhe i jep ‘mesazh’ trajnerit!

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com