• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Nuk e lejuan të vizitojë shqiptarët/ Serbia refuzon kërkesën për vizitën e ministrit Sveçla

by S T
25/12/2024 16:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Serbia ia ka refuzuar kërkesën ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, për të zhvilluar një vizitë dyditore në komunat në jug të Serbisë, të banuar me shqiptarë.

Kështu bëri të ditur Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, e cila tha se Sveçla ishte paraparë që më 23 dhe 24 dhjetor të qëndronte në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc për t’u takuar me përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve të Luginës.

MPJD tha se kërkesa u refuzua edhe pse u ndoqën procedurat e parapara për vizita të tilla në bazë të Marrëveshjes së Brukselit për vizita zyrtare.

“Si pretekst për refuzim janë theksuar qëndrimet dhe veprimet e ministrit Sveçla, të cilat, sipas Qeverisë së Serbisë, janë të drejtuara kundër komunitetit serb në Republikën e Kosovës si dhe kundër normalizimit, paqes dhe stabilitetit”, u tha në njoftim.

Në janar të këtij viti, Serbia po ashtu kishte refuzuar kërkesën që Sveçla të qëndronte në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, komuna që njihen edhe me termin Lugina e Preshevës.

MPJD tha se në dy vjetët e fundit, Serbia rregullisht ka refuzuar vizitat e zyrtarëve të lartë qeveritarë të Kosovës, duke përmendur këtu vizitën e fundit që ishte paraparë të zhvillohej nga ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku më 19 dhjetor.

MPJD tha po ashtu se edhe drejtueses së kësaj ministrie, Donika Gërvalla, i ishte refuzuar pjesëmarrja në pritjen vjetore të pavarësisë së Kosovës që ishte organizuar nga Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi më 27 shkurt dhe vizita, sipas këtij institucioni, u refuzua “pa asnjë arsyetim të vlefshëm dhe disa orë para se znj. Gërvalla të arrinte në pikën kufitare”.

“Veprime të tilla të Qeverisë së Serbisë kanë për qëllim të qartë mbajtjen e tensioneve me Republikën e Kosovës në shkallë të lartë. Janë pjesë e provokimeve të vazhdueshme, të cilat Serbia i bën në baza të rregullta dhe me qëllim të shkaktimit të konflikteve, ku aktet terroriste në Banjska dhe Ibër-Lepenc janë manifestimi më i dukshëm i këtyre synimeve nga ana e Serbisë”, tha MPJD-ja.

Edhe Kosova ka refuzuar kërkesat për vizita në Kosovë të zyrtarëve serbë. Në maj të këtij viti, shtetet perëndimore e kritikuan Kosovën pasi nuk e lejoi patriarkun serb, Porfirije, dhe disa priftërinj të tjerë të zhvillonin vizitë në Kosovë.

Kërkesa për vizitë i është refuzuar po në maj edhe shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviç.

Çështja e vizitave zyrtare mes Kosovës dhe Serbisë rregullohet përmes një marrëveshjeje të arritur në kuadër të dialogut për normalizim të raporteve, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Këto vizita duhet të paralajmërohen përmes zyrtarëve ndërlidhës të Kosovës dhe Serbisë. Ndërkaq, autoritetet e shteteve përkatëse duhet t’i autorizojnë ato./ REL

Next Post
Kreu i INSTAT, qeveria miraton 3 kandidaturat e propozuara nga Kuvendi (Emrat)

"Ndikim pozitiv, turizmi", INSTAT: Ekonomia u rrit me 4.2% në 3-mujorin e tretë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Çmendet një person në Greqi, sulmon kryebashkiakun e Agrinjos në zyrë dhe kafshon punonjësin që tentoi ta ndalonte!

“Autori piu benzinë që të flijohej”- Detajet tronditëse të krimit në familjen shqiptare në Greqi, viktima kërkoi mbrojtje në vitin 2022, gjenden dy thika

August 26, 2026
Zbulohet amaneti i fundit i ikonës së muzikës dhe kinematografisë amerikane Dolly Parton! Rrëfimi prekës i nipit

Zbulohet amaneti i fundit i ikonës së muzikës dhe kinematografisë amerikane Dolly Parton! Rrëfimi prekës i nipit

August 26, 2026
Ndarja e pasurive të sekuestruara të krimit të organizuar shqiptar, Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshjen e parë në rajon!

Ndarja e pasurive të sekuestruara të krimit të organizuar shqiptar, Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshjen e parë në rajon!

August 26, 2026
I vunë 200 mijë euro gjobë nga burgu menaxherit të lokalit, goditet banda e drejtuar nga shqiptari, 4 të arrestuar

Tronditet përsëri Greqia, shqiptari vret gruan dhe më pas tenton flijimin! Mister motivet e krimit në familje, vajza e viktimës…

August 26, 2026
Investim strategjik në industrinë e mbrojtjes, ministri Nufi prezanton “Guna Tactical”: Projekt që synon mbi 1,000 vende pune!

Investim strategjik në industrinë e mbrojtjes, ministri Nufi prezanton “Guna Tactical”: Projekt që synon mbi 1,000 vende pune!

August 26, 2026
Bien çmimet e naftës pas njoftimit të marrëveshjes SHBA-Iran

Kriza globale, qeveria e Malit të Zi ul akcizat për karburantet, ja sa zbresin çmimi i naftës dhe benzinës

August 26, 2026
VIDEO/ Katastrofë në Nepal, të paktën 17 të vdekur dhe shumë të zhdukur nga përmbytjet masive e rrëshqitjet!

VIDEO/ Katastrofë në Nepal, të paktën 17 të vdekur dhe shumë të zhdukur nga përmbytjet masive e rrëshqitjet!

August 26, 2026
Kombëtares shqiptare i bien ‘aksionet’, zhvlerësohet me 30 milionë euro! Ja sa vlen sot dhe lojtarët më të shtrenjtë në bursë

Kombëtares shqiptare i bien ‘aksionet’, zhvlerësohet me 30 milionë euro! Ja sa vlen sot dhe lojtarët më të shtrenjtë në bursë

August 26, 2026
Del e vërteta për supermakinat dhe jahtin e Andrew Tate, avokatët thonë se nuk ishin në pronësi të tij -

Del e vërteta për supermakinat dhe jahtin e Andrew Tate, avokatët thonë se nuk ishin në pronësi të tij –

August 26, 2026
Diplomatja e parë rezidente, Begaj pranon letrat kredenciale të ambasadores së Belgjikës në Shqipëri: Bashkëpunim brenda dhe jashtë NATO-s

Diplomatja e parë rezidente, Begaj pranon letrat kredenciale të ambasadores së Belgjikës në Shqipëri: Bashkëpunim brenda dhe jashtë NATO-s

August 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com