• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Nuk e kemi luksin ta heqim nga lista AtraZeneca-n”

by A R
17/03/2021 10:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mjaft vende në BE, edhe Gjermania, pezulluan vaksinimin me AstraZeneca-n pas rasteve të trombozës, tani po verifikohen edhe njëherë të dhënat. Fabian Schmidt mendon megjithatë, se kjo vaksinë nuk është më pak e sigurtë.

Po, ka persona që kanë ndërruar jetë nga trombozat venoze, e disa të tjerë duhet të trajtoheshin në spital. Po, edhe kjo ka ndodhur pasi të prekurit morën vaksinën e Oksfordit të AstraZenecas. Por që të arrish në konkluzionin nga e gjitha kjo, se vaksina është e rrezikshme është shumë herët. Së pari është e paqartë ende, nëse trombozat vërtet kanë të bëjnë me vaksinën, dhe së dyti ne njerëzit i ekspozohemi përditë rrezikut të trombozës, se sa rreziku që na kërcënon ndoshta nga vaksina.

Korrelacion apo kauzalitet?

Në fillim duhet përmendur: Ka njerëz që pësojnë tromboza me ose pa vaksinë. Nëse kjo është rastësi apo është e lidhur me vaksinën, zakonisht e tregon statistika. Pyetja që shtrohet është: A ka shpeshtim të pazakontë të rasteve të trombozës pas vaksinimit? Nga ajo që dimë deri tani, nuk është ky rasti me AstraZenecan. Për shembull në Britaninë e Madhe mjekët kanë vaksinuar më shumë se 11 milionë doza të vaksinës britaniko-suedeze. Aty janë shfaqur tre raste të trombozës. Në 1,6 milionë raste të të vaksinuarve me AstraZeneca në Gjermani ka pasur 7 raste. Kjo do të thotë 4 raste në 1 milionë të vaksinuar që nga fillimi i vaksinimit në shkurt. Kjo lloj tromboze shfaqet edhe pa vaksinim përgjithësisht në popullsi, rreth 2 deri në 5 herë më shumë në 1 milionë banorë në vit. Rastet e paraqitura pas vaksinës janë ato të një furnizimi me 1 milionë doza. Në kaq shumë vaksinime ka gjasa që të vaksinuarit në një kohë të caktuar të zhvillojnë tromboza, gjë që mund të jetë rastësi.

Megjithatë autoritetet po bëjnë gjënë e duhur, që po i verifikojnë edhe njëherë me imtësi të gjitha rezultatet studimore, shifrat e paraqitura, sepse disa studime, për shkak të procedurave të përshpejtuara nuk janë përfunduar ende. Por të mos harrojmë, gjithmonë ka pasur edhe raste vdekjesh pas vaksinimit, sidomos mes personave shumë të moshuar apo të sëmurëve rëndë. Kjo është natyra, vjen një moment që ne ndërrojmë jetë, me ose pa vaksinim.

Rreziqet e larta të përditshme të trombozës

Nuk ka arsye për panik: Në momente të tjera ne me vetëdije marrim përsipër rreziqe shumë më të larta të trombozës, se tani, – që ndoshta – na kërcënohen nga një vaksinë. Disa shembuj të njohur nga shkenca: Nga 1 milionë gra që marrin pilulën kontraceptive rreth 1100  pësojnë një trombozë. Krahas kësaj është e provuar që rrethana të ndryshme apo sjellja jonë e dyfishon rrezikun e trombozës: mbipesha, udhëtimi, sidomos në fluturime të gjata, apo me automjet apo autobus, sie dhe duhanpirja. Të gjithë këta faktorë janë të njohur. Por ne duhet të kujtojmë edhe një gjë: Shfaqja e trombozave të venave të thella shihet si shumë e rrallë dhe më e rrezikshme se forma të tjera.

Vaksinat shpëtojnë jetë, edhe vaksina e Oksfordit

Tani ne jemi para një vale të tretë dhe të rrezikshme të virusit. Për Gjermaninë ekspertët parashikojnë për ditët e pashkëve ndërkohë vlera treguese mbi 300 raste për 100.000 banorë në javë. Të gjitha vaksinat që janë aktualisht në treg kanë treguar, se ato funksionojnë. Që do të thotë: Ato pengojnë edhe tek varianti dominues i Coronës rastet e rënda të sëmundjes. E vërteta pra është – vaksinat shpëtojnë jetë. Edhe vaksina e AstraZenecas shpëton jetë. Para një vale pandemie botërore me mbi 120 milionë të infektuar dhe më shumë se 2,6 milionë viktima nuk e kemi luksin të hedhim poshtë as edhe një dozë të vetme vaksine. Çdo dozë vaksine duhet vaksinuar. Edhe unë, kur të më vijë radha do ta marr me dëshirë vaksinën e AstraZenecas./DW

Next Post
Vritet në Napoli anëtari i Camorra-s, kush ishte 77-vjeçari që u kishte shpëtuar atentateve më parë

Vritet në Napoli anëtari i Camorra-s, kush ishte 77-vjeçari që u kishte shpëtuar atentateve më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump pezullon sanksionet e reja kundër Rusisë të miratuara nga Kongresi

Pas ndërprerjes së fluturimeve në SHBA, Trump kërkon 30 miliardë dollarë për modernizimin e kontrollit ajror, ja çfarë pritet të ndryshojë

November 14, 2026
Takimi historik Trump-Putin-Xi Jinping, Irani dhe armët bërthamore në qendër të diskutimeve, zbulohet çfarë do të ndodhë me Ukrainën

Takimi historik Trump-Putin-Xi Jinping, Irani dhe armët bërthamore në qendër të diskutimeve, zbulohet çfarë do të ndodhë me Ukrainën

November 14, 2026
Të shtëna me armë në Durrës pas konfliktit mes dy personave, policia zbardh dinamikën e ngjarjes

Të shtëna me armë në Durrës pas konfliktit mes dy personave, policia zbardh dinamikën e ngjarjes

November 14, 2026
Reshje shiu dhe rrebeshe, parashikimi i motit për ditën e sotme

Reshje shiu dhe rrebeshe, parashikimi i motit për ditën e sotme

November 14, 2026
SHBA rikthen fluturimet pas defektit në kontrollin ajror, por aeroportet vijojnë në kaos

SHBA rikthen fluturimet pas defektit në kontrollin ajror, por aeroportet vijojnë në kaos

November 14, 2026
Rama mbledh Asamblenë, në diskutim emrat për bashkitë dhe ndryshimet në qeveri

Rama mbledh Asamblenë, në diskutim emrat për bashkitë dhe ndryshimet në qeveri

November 14, 2026
A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

November 13, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Takimi Trump-Putin në Kinë, Merz paralajmëron SHBA-në: Mos na lini jashtë bisedimeve

November 13, 2026
Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

SHBA mbyll qiejt, qindra aeroporte ndërpresin fluturimet “për arsye sigurie”

November 13, 2026
Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In