• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nuk e kanë provuar shpifjen në kurrizin e tyre…

by Eduard Zaloshnja
19/12/2019 18:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Nuk kam pasur ndonjëherë arsimim apo përvojë juridike. Për këtë arsye, nuk mund të jap argumente juridike pro apo kundër paketës  më të fundit ligjore anti-shpifje (siç kanë dhënë kolegë të mij në studio televizive apo faqe gazetash). Sidoqoftë, jam dikush që e kam provuar në kurriz shpifjen…

Edhe pse s’kam arsimim juridik, nga jetesa për pothuaj dy dekada në një vend ku liritë e individit janë shenjtëruar në kushtetutë qysh para 250 vjetësh (SHBA), kam mësuar se liria e çdo individi përfundon aty ku mund të dëmtojë pa të drejtë individë të tjerë.

Fjala vjen, liria e lëvizjes së lirë mund të të kufizohet, në qoftë se lëviz me një automjet me shpejtësi 200 km/orë (i cili mund t’u marrë jetën individëve të tjerë). Këtë kufizim lirie e ka provuar George W, Bush, kur i ati ishte drejtor i CIA-s…

Ose fjala vjen, liria e fjalës mund të të kufizohet, kur atë e shpërdoron. Këtë kufizim e ka provuar ish-portali i mirënjohur Gawker.com, i cili falimentoi kur u dënua me 140 milionë dollarë gjobë, për shkeljen e të drejtave individuale të Hulk Hogins, kampionit legjendar të mundjes profesioniste amerikane.

Le të kthehemi në Shqipëri.

Në këtë vend njihem kryesisht për sondazhet politike që zhvilloj e publikoj herë pas here (pak njerëz ndoshta më mbajnë mend për aktivizimin tim intensive tek PD-ja e muajve të parë të themelimit të saj, para se të shkoja për studime pasuniversitare në SHBA). Kur zhvilloj sondazhe, ndjek me fanatizëm parimin e radiologut – bëj radiografinë dhe i tregoj pacientit atë çfarë lexoj në filmin e radiografisë, pavarsisht se kush është pacienti.

Kam zhvilluar sondazhe private për shumë politikanë kryesorë shqiptarë (të djathtë, të majtë apo të qendrës). Kam zhvilluar edhe shumë sondazhe për media të ndryshme (së fundi për revistën Follow Business Albania). Si sondazhet private, edhe ato publike janë verifikuar herë pas here në zgjedhjet periodike (brenda marzhit të gabimit statistikor, janë përputhur me rezultatet faktike).

Me përkufizim, pothuaj në çdo sondazh politik, njëra palë rrudh buzët e tjetra buzëqesh. Si rrjedhim, kam marrë komente përgëzuese apo kritikuese (sipas rastit) nga të gjithë aktorët kryesorë politikë shqiptarë. Vetëm me Lulzim Bashën më ka ndodhur që, pasi kam marrë koment përgëzues për një sondazh, kam marrë shpifje për një sondazh tjetër (që s’i ka pëlqyer).

Kinkretisht, pas një sondazhi rreth Teatrit Kombëtar, ku rezultonte se opinioni kryeqytetas ishte i ndarë 50%-50%, u sulmova nga gazeta e Lulzim Bashës (RD) me një shpifje, sipas së cilës unë kisha qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. (Për ironi, për të njëjtin sondazh, u sulmova edhe nga socialistët, por jo me shpifje). Dhe ironia e madhe ishte se RD-ja ka qenë gazeta ku kam botuar artikujt e mij të parë…

Por ironia fare më e madhe ishte se këtë shpifje RD-ja e bëri ndaj një njeriu që ka akumuluar në rrethin e ngushtë familjar plot 100 vite burgu e internimi politik.

Im atë, pasi ishte infektuar me Hepatitis B në burgun e Burrelit, vdiq vite më vonë në spital, duke i drejtuar gishtin si pistoletë fotografisë së Enver Hoxhës. Ime më, pasi vuajti në internimin e kampit të Krujës dhe në pritje të burrit të burgosur, bëri vite më vonë bakllava kur vdiq Enveri. Tezja ime, pasi nuk pranoi të spiunonte të afërmit, u torturua barbarisht (duke i thyer edhe hundën), dhe bëri 10 vjet burg politik. Një dajë i im, pasi kishte mbaruar studimet në Universitetin e Peruxhias, pranoi të punonte në qendrën e llaçit në Berat, por jo të bashkëpunonte me Sigurimin e Shtetit. Daja tjetër u dënua me pushkatim në mungesë, pasi ishte arratisur në Amerikë. Kushërinjtë e kushërirat e para të babait e të nënës bënë dhjetra vjet burg e internim politik, dhe u liruan vetëm në vitin 1990…

Për shumë shqiptarë, akuza e të qenit ish-bashkëpunëtor i sigurimit mund të duket e lehtë (sepse shumë kanë qenë të tillë – madje disa kanë pretenduar edhe për poste shumë të larta shtetërore). Por për mua e familjen time kjo akuzë është shumë e rëndë. Prandaj dhe menjëherë bëra një kërkesë për marrje informacioni zyrtar nga komisioni që merret me hapjen e dosjeve.

U deshën disa muaj që ta merrja përgjigjen zyrtare nga komisioni), ndërkohë që opinioni publik ishte helmuar me shpifjen e rëndë ndaj meje. E botova atëherë dokumentin që tregonte se as kisha bashkëpunuar me sigurimin, dhe as isha survejuar prej tij. Madje edhe Berisha më dëgoi sms, ku më shkruante se kishin bërë gabim të madh ata të RD-së. Por ç’e do, dëmi ishte bërë ndërkohë…

Nuk e di se çfarë zgjdihjesh mund të na japin ekpertët juridikë, të të drejtave të njeriut, apo të komunikimit. Por si dikush që e ka provuar në kurriz shpifjen, u bëj thirrje të sugjerojnë zgjidhje që do t’ua zënë sa më shpejt grykën shpifëse, para se të helmojnë opinionin publik me të vjellat e tyre…

Shënim: Jo pak njerëz më kanë pyetur se si ka qenë e mundur që unë (me një biografi aq “të keqe” politike) të kem vazhduar studimet e larta para vitit 1990.

Përgjijgia është e thjeshtë: Pa mbushur ende 18 vjeç, im atë i shpëtoi jetën moshatarit të tij Ramiz Alia, kur luftonin bashkë kundër fashizmit (pa u ndarë ende rrugët politike). Dekada më vonë, pasi Alia ishte bërë numri dy i vendit, ia shpërbleu nderin ish-shokut të tij të adoleshencës, duke i dhënë të birit (mua), me 3 vjet vonesë, të drejtën për studim…

Next Post
Arrestohet vlonjati, goditi me sende të forta gruan e xhaxhait e vajzën

Sherr me armë në Tiranë, plagoset në këmbë një 38-vjeçar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga procesi i adresave, te ligji i ri për IKMT, zbulohen detaje nga takimi i Ramës me ministrat

Nga procesi i adresave, te ligji i ri për IKMT, zbulohen detaje nga takimi i Ramës me ministrat

March 24, 2026
Mbi 3 vite i zhdukur, GJKKO rrëzon kërkesën e familjarëve të Ervis Martinajt për heqjen e sekuestros për pasuritë

Mbi 3 vite i zhdukur, GJKKO rrëzon kërkesën e familjarëve të Ervis Martinajt për heqjen e sekuestros për pasuritë

March 24, 2026
Irena Gjoka lë në burg Ilir Metën

Meta mbetet në qeli, GJKKO i rrëzon kërkesën! Për herë të parë ofroi garanci pasurore, 50 mijë euro kundrejt lirisë

March 24, 2026
Nën hetim dy mjekë në Tiranë, vonuan trajtimin e një të miture dhe i dëmtuan shëndetin gjatë operacionit

Nën hetim dy mjekë në Tiranë, vonuan trajtimin e një të miture dhe i dëmtuan shëndetin gjatë operacionit

March 24, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e mërkurë 25 mars 2026

March 24, 2026
Vrasja e gjyqtarit Kalaja, vihet në zbatim plani i masave të sigurisë në GJKKO! Dy skanerë për kontroll të imtësishëm

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, vihet në zbatim plani i masave të sigurisë në GJKKO! Dy skanerë për kontroll të imtësishëm

March 24, 2026
Ilir Meta feston në burg 57-vjetorin, Tedi Blushi i përcjell urimin në rrjetet sociale: Je lider i pathyeshëm dhe simbol qëndrese

Ilir Meta feston në burg 57-vjetorin, Tedi Blushi i përcjell urimin në rrjetet sociale: Je lider i pathyeshëm dhe simbol qëndrese

March 24, 2026
Mundësi për marrëveshje me Iranin? Netanyahu zbulon bisedën me Trump-in: Të realizojmë qëllimet e luftës

Mundësi për marrëveshje me Iranin? Netanyahu zbulon bisedën me Trump-in: Të realizojmë qëllimet e luftës

March 24, 2026
Meta mbetet në qeli, GJKKO i rrëzon kërkesën! Për herë të parë ofroi garanci pasurore, 50 mijë euro kundrejt lirisë

Ilir Meta kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, GJKKO shqyrton sot kërkesën e ish-Presidentit

March 24, 2026
Shpalli kandidaturën për kryetare të PD, Kokalari: Kërkesa do t’i shkojë Berishës nga avokatët amerikanë!

Noka s’i tregon adresën, Kokalari publikon mesazhet: Njoftova edhe Shkëlzenin, se ai i filtron kandidaturat!

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In