• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nuk e kanë me ambasadorin Lu, e kanë me SHBA-të!

by Aalison Pearse Stevens
06/10/2016 21:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Valbona Gjoni Karanxha

 

Makthi zakonisht të zë kur pret që diçka e papëlqyeshme dhe shqetësuese të ndërpret rrjedhën e gjërave, të kërcënon jetesën, të mirat materiale, familjen, etj. Paria e jonë po shfaq një makth të jashtëzakonshëm. Makthet mund të jenë psikologjike nga shqetësimet mendore por edhe të lindura nga ambjenti. E kush e di cilat janë shkaqet biologjike te makthit të këtyre pjestarëve kryesorë të parisë? Ajo që na intereson këtu është makthi i tyre i shkaktuar nga ndërhyrjet e të huajve në ciflikun e tyre. Pra, me këtë makth që shfaqin këta të parisë janë ato pasoja të shkaktuara nga veprimet e tyre nga të cilat vuajnë të gjithë shqiptarët, dhe jo faktorët gjenetikë. Këtu vlen të përmëndim, vjedhjet abuzimet, korrupsionin, shkeljet, shfrytëzimin e pasurive publike, vjedhje fondesh, pastrim parash dhe të gjitha poshtërsitë që janë bërë kur këta (te gjithë pa përjashtim) kanë qënë në rolin e lidërshipit politik shqiptar. Këto janë shkaqet që këtyre i është krijuar makth në prag të kalimit te SPAK-ut dhe rezistimit “linguistik” ndaj ligjit të vetingut pasi hartimi i tij mbase nuk i vjen për shtat, dhe është – sipas këtyre – antikushtetues.

Problemi është se SPAK krijon jo pak shqetësime për parinë. Më e rëndësishmja është se SHBA është bërë forca kryeore shtytëse e SPAK. Dhe kjo kjo do kuptuar si duhet. Sepse këta thonë se do ta kalojnë, por në fakt kanë një makth të madhe frikë prej SPAK dhe do të bëjnë cdo gjë që ta pengojnë.

Por ku qëndron dilema? përse SPAK-u thuhet se do të kalojë sipas forcave politike kryesore, dhe po sipas disa eksponentëve të tyre, vetting-u nuk u përputhet sipas oreksit disave? Sepse Vetting dhe SPAK edhe pse të lidhura nuk janë e njëjta gjë. Njëri ka të bëjë me krijim strukture të re. Tjetri ka të bëj thjesht me sistemin e rivlerësimit, pra me rrugët që do ndiqen të vendoset integriteti dhe kualifikimi i atyre që do jenë pjesë e sistemit të drejtesisë, interpretimit të ligjeve, dhe zbatimit të tyre. A thua vallë këta kanë shprese të korruptojnë çdo lloj strukture por se kanë frikë se sistemin ligjor që lind kështu nuk e korruptojnë dot?

Kjo është një dilemë e madhe për këta. Dhe kështu nuk duan të lënë që të kalojë gjë që është jashtë kontrollit të tyre. Këta ja gjejnë anën të gjithave, dhe kur nuk i vjen për shtat këta krijojnë fjalime dramatike dhe marrin në dorë fatet e kombit ndaj ndërhyrjeve të SHBA mbi sovranitetin e institucioneve ligjore. Ajo që këta duan tani për tani është një sistemi i cili vendos se kush do ketë influencën më të madhe në drejtësi, dhe lufta bëhet për kontroll mbi vet sistemin. Por meqënëse një forcë ka epërsi mbi tjetrën, dhe me SHBA nuk mund të luajnë si duan, këtu na dalin probleme të shumëfishta dhe hyn në lojë media, politika, analistët e të gjithë me radhë. Makina e parisë punon me shumë intensitet.

E prandaj, gjithmonë, këtyre për të vazhduar dhe dominuar lojën i duhet një mikrofon, dikush me mungesë të thellë inteligjence dhe pa gjykim racional që jep argumente badihava; si edhe mjetet propagandistike dhe ato të difuzionit në masë siç janë media tradicionale dhe ajo sociale që ia përcjellin këtë publikut. Këta të fundit, të cilët po i quaj klouna politikë, shërbejnë për të çorientuar publikun dhe për të dhënë përshtypjen se kemi të bëjmë më një fenomen shumë të fortë. Në këtë rast ngrejnë cështjen e rritjes së ndjenjës anti-amerikane dhe kjo, sipas tyre, për shkak të politikës ndërhyrëse të SHBA në sovranitetin e institucioneve të drejtësisë.

Por lëpuri flë diku gjetkë. Këta kanë tendencen që jo vetëm të tjetërsojnë gjërat, por edhe faktet t’i përdorin në mënyrë selektive për të krijuar preçedentë “fiktivë”. Dhe tani kemi një luftë mediatike midis klounëve të paguar si të PS ashtu dhe të PD, nepër gazetat përkatëse të kontrolluara nga partitë e tyre.

Nuk duhet harruar se morali i këtyre është zero kur ju a do puna, dhe shesin ç’do gjë të shtrenjtë që kanë, edhe nderin që se kanë fare. Por, kur u cënohen interesat materiale këta të shpallin luftë, bëhen heronj, flijohen në emer të kombit dhe të sovranitetit dhe hidhen në fushata demagogjike vetëm e vetëm për të mbrojtur interesat e tyre.

Dhe këtë herë kanë një hall të madh. SPAK dhe Vetting krijon shumë probleme. Reforma në drejtësi në fakt nuk nënkupton vetëm krijimin e një strukture, por krijimin e një zinxhiri strukturash me ish-gjykatës, ish-avokatë ish-prokuror të cilët duhet të kenë eksperiencë në fushë gati pësembëdhjet vjet, dhe të kalojnë në proçes filtrimi.

Sa e mundëshme është që këta persona në fjalë – llumi i çdo sistemi drejtësie- , për të cilën po bëhet një reformin tërësor, strukturor dhe sistemik, të jenë pjesë e këtyre strukturave antikorrupsion? Tërësisht e mundëshme në se këto hallka të zinxhirit kontrollohen nga klasa sunduese “Paria”, dhe e gjithë lufta bëhet për t’i shpëtuar drejtësisë.

Dhe kështu kemi parë që këta ia kanë nisur luftës kundër SHBA. Asyet nuk kanë rëndësi sa kanë motivet. Arsyeja që Basha është hedhur në sulm nuk është antikushtetueshmeria e ligjit të vetingut –se këta e shkelin kushtetutën sa herë që u leverdis- por sic e ka shprehur vetë pamundësia për të kontrolluar proçesin. Pra – siç e kam thënë në artikujt e mëparshëm- është luftë për influencë dhe kontroll.

Dhe rreshqitja nga procesi i vetingut nuk është fare problem për këta, sepse këta e kanë hartuar ligjin në mënyrë të tillë që të mos ndiqen penalisht për krimet ekonomike që kanë bërë por vetëm një tërheqje nga proçesi i lan të gjitha mëkatet si me magji dhe nuk jua ndalon të drejtën të punësohen përsëri në administratë. Tani me ndërhyrjen e monitoruesve nga jashtë dhe kalimit në hallka të panumërta , shanset për të politizuar drejtësinë si të thuash minimizohen për ata që nuk janë më pushtet, dhe maksimalizohen për ata që e kanë pushtetin. Kjo është dilema!

Ndërsa para publikut i duhet të flijohet një kokë turku dhe ajo kokë turku duhet të vijë nga diplomacia amerikane dhe duhet kjo duhet të jetë indirekt SHBA. Kështu për interesat e parisë duhet që të ushqehet fiktivisht kjo ndjenjë armiqsie për arsye të ndeshjes midis influencës ndërkombëtare perëndimore, me vetë parinë e cila – mbase ndjekja e modeleve vetrregulluese – siç janë ato nga Europa Lindore ku anti-korrupsioni është thjesht lufte oligarkësh për kontroll burimesh, eshte model i pranueshëm për ta.

Së fundmi, ka kaq shumë rezistencë në Tiranë dhe kjo do të vazhdojë të rritet. influenca ndërkombëtare në këtë proçes do të jetë minimale sepse atyre do t’ju serviret gjella e gatuar nga vetë këta, me kripë e me erëza që mos ta dallojnë erën. Si forca në pushtet, ashtu edhe ajo në opozitë nuk reformohen dot me asnjë sitem dhe strukturë edhe nga Marsi po të vijnë këto kur të ashtuquajtur pjestarët e rinj të parisë, që janë djem të motivuar janë ata që e kane minuar sistemin e drejtësisë që në ditën e parë. Sepse ndryshe këta e dinë që ai makthi që iu vjen nga forca jashtë kontrollit të tyre nuk ikën dot dhe do ti ndjekë deri në fund sepse lëtu nuk është në pyetje ambasadori Lu por SHBA dhe lidhja e shqiptarëve me të, dicka që vetë këta, me atë sjelljen e tyre prej shërbyesish e kanë mbajtur si dicka të shenjtë dhe të pathyeshme.

Next Post
(VIDEO) Kroacia shpartallon Kosovën, 6 me 0 në “Loro Boriçi”

(VIDEO) Kroacia shpartallon Kosovën, 6 me 0 në "Loro Boriçi"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Olimpiada te arratisja/ Kush është Ryan Wedding, mbreti i kokainës i mbrojtur nga kartelet e drogës

Nga Olimpiada te arratisja/ Kush është Ryan Wedding, mbreti i kokainës i mbrojtur nga kartelet e drogës

December 27, 2025
Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

December 27, 2025
Polonia me plan ambizioz, “blindon” kufirin me sistem modern/ 2 miliardë euro për mbrojtjen nga dronët rusë

Polonia me plan ambizioz, “blindon” kufirin me sistem modern/ 2 miliardë euro për mbrojtjen nga dronët rusë

December 27, 2025
Rritet numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare/ Mjekët: Dominojnë virozat, gripi dhe aksidentet

Rritet numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare/ Mjekët: Dominojnë virozat, gripi dhe aksidentet

December 27, 2025
Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

December 27, 2025
Një grup demokratësh protestojnë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel: Jep dorëheqjen!

Një grup demokratësh protestojnë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel: Jep dorëheqjen!

December 27, 2025
Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

December 27, 2025
Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

December 27, 2025
“Askush s’mund të më përjashtojë nga PD”, Salianji sfidon Berishën dhe Nokën: Partia nuk është pronë e tyre

“Askush s’mund të më përjashtojë nga PD”, Salianji sfidon Berishën dhe Nokën: Partia nuk është pronë e tyre

December 27, 2025
“Sirenat e alarmit bien nga SHBA”, Berisha nga Korça: Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta

“Sirenat e alarmit bien nga SHBA”, Berisha nga Korça: Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com