• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë duhet të thuhet më kundër një qeverie, sesa ajo që tha dje Donald Lu

by Spartak Ngjela
01/10/2017 13:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Spartak Ngjela

Nuk e dimë se çfarë duhet të thuhet kundër një qeverie dhe një kryeministri më shumë sesa tha dje për ta ambasadori amerikan Donald Lu.
Ai foli përpara rinisë shqiptare, sepse kryeministri i tyre nuk iu flet dot.

Po, ambadadori e tha hapur që qeveria juaj nuk është punëtore e popullit të vet, por zhvatëse e tij. Ai përballi hapur mjerimin e popullit shqiptar me luksin e shfrenuar qeveritar.
“Populli duhet ta rrëzojë këtë klikë” – tha ai.

Por nuk është turp historik për shqiptarët, që atë që rinisë shqiptare duhet t’ia thotë kryeministri i tyre, vjen dhe ia thotë ambasadori amerikan?

l.
E gjithë kjo sigurisht ka dy arsye:
Që kryeministri Rama është një keqbërës i popullit të vet; dhe që, politika amerikane nuk e pranon më këtë keqbërës.
Ky është konteksti i fjalës së ambasadorit, i cili sigurisht që ka një motiv politik në këtë dalje publike në Shqipëri.

Po mirë: a janë në gjendje të kuptojnë manjatët e korrupsionit shqiptar se këta që të gjithë janë të papranueshëm nga politika amerikane?
A janë në gjendje të kuptojnë këta manjatë që nuk duhet të rrinë më në drejtimin e shtetit, sepse nuk i pranon moraliteti i politikës amerikane dhe perëndimore në përgjithësi?
Nuk e kupton dot kryeministri shqiptar se ambasadori amerikan i ka thënë rinisë shqiptare dje se këta që ju drejtojnë janë hajdutë?
E di Ramë ziu se nuk ka më të ardhme, dhe, përse e do që të rrijë kryeministër dhe tre apo katër muaj, kur politika e lartë perëndimore nuk e pranon, se e sheh si njeri të lidhur me krimin dhe korrupsionin?

Nuk arrin ende ta kuptojë Sali Berisha, Edi Rama dhe Lulzim Basha se nuk kanë më perspektivë politike në këtë vend?
Nuk e kuptojnë dot këta se nuk kanë më hapësirë politike që, duke shitur interesin kombëtar, mund të rrinë në pushtet, siç kanë bërë me radhë, pa përjashtim, të gjithë, që nga Ahmet Zogu e deri te këta të tre?
Nuk e kuptojnë këta se sado që të bashkohen, tani nuk e ndalojnë më dot Reformën në Drejtësi?

Il.
Pyetja përmbyllëse e të gjitha pyetjeve të më sipërme është kjo: a do të vendoset ndonjëjerë moraliteti në qeverisjen shqiptare?

Sigurisht, dihet se kjo është një pyetje që është ngritur që në vitin 1920. Por, asnjëherë nuk u tha një “po” prej vërteti.

I vranë shqiptarët, i shitën, i torturuan, i rropatën, i poshtruan në tetëdhjetë vjet, dhe i vodhën e i grabitën ligsht në 20 vjetët e fundit.
Madje deshën që t’i zhbënin fare, Berisha me taborin i tij beogradas, në vitin 1997.

Po sot?
Sot shqiptarët kanë një aleancë me Perëndimin, që spikat në qëndrimin e Uashingtonit kundrejt Tiranës zyrtare.

Kjo, në fakt, e krijon pengesën reale që këta vjedhës nuk e shesin dot më interesin kombëtar.

Duhet të kujtohemi gjithmonë: pika kyç e shitjes së interesit kombëtar, ka qenë grabitja e territoreve shqiptare dhe genocidi antishqiptar nga shtetet fqinje.
Zotërinj! mësoheni historinë – ne nuk kemi fqinjë, në kemi përreth “shfarosës historikë” të shqiptarëve dhe të gjuhës shqipe.
Këtu ka qënë edhe epiqendra e shitjes së interesit kombëtar nga korrupsioni i gjatë i qeverisjeve shqiptare.

Por kjo çështje tani është mbyllur: shqiptarët kanë hyrë më në fund në eskalimin e realizimit të të drejtave të tyre historike.
Prandaj, korrupsioni shqiptar po lodhet kot së koti e fare kot.

Ill.
Sepse çështja sot është e thjeshtë: të gjithë e pranojnë që korrupsioni i qeverisjeve shqiptare është i dukshëm.
Por, pse nuk luftohet?

Sepse ata që duhet të bëjnë luftën kundër korrupsionit, janë vetë të korruptuarit.

Atëherë, ç’duhet të bëjmë?
Duhet të vuajmë në mjerim se nuk na lënë të korruptuarit e pushtetshëm të vendosim moralitetin në vendin tonë?
Ja, kjo është pyetja që ngre ambasadori amerikan.

Po si do të dalim nga kjo gjendje e ngrirë? Se kjo është një akullnajë njëqindvjeçare në Shqipëri.
E pra si duhet të dalim?

Përgjigjia e kësaj pyetje, është çelësi. Si?

Po, duhet theksuar se politika është interes, dhe intetesi shqiptar sot është i përcaktuar si rrugë: drejt Perëndimit.

Deri tani ky ka qenë vetëm interes shqiptar; por koha e solli që ky të jetë edhe interes amerikan.
Atëherë?
Kjo është risia: edhe interesi shqiptar edhe interesi amerikan janë kundër korrupsionit shqiptar. Të dy interesat kanë konverguar në një pikë: të vendoset moraliteti në qeverisjen shqiptare.
Në fakt ky konvergim është falimentimi i korrupsionit shqiptar në qeverisje. Pse?
Sepse këta krerë të korruptuar të politikës shqiptare nuk e shesin dot më intetesen kombëtar për të ruajtur pushtetin e tyre të korruptuar.

Dhe mos mendoni se nuk punojnë: rrugëve janë sa në Moskë e në Pekin, sepse Athina dhe Beogradi nuk i ndihmon dot më, se nuk kanë forcë përpara politikës amerikane dhe gjermane, që sot është me të drejtën historike shqiptare.

Atëhetë, këta duhe të ikin?
Po, pa tjetër, madje një orë e më parë.
Por a e kupton Berisha, Rama dhe Basha këtë?
Basha nuk ka ç’të kuptojë derëziu, se është një lejlek që i kanë dhënë të pijë qumësht në një pjatë të sheshtë.

Kurse Rama dhe Berisha, për të mirën e tyre, duhet të tërhiqen me paqe drejt hetimit gjyqësor; sepse, çdo bashkim për të qëndruar, është një përkeqësim i historisë së tyre vetjake.

Kurse bashkimi i nëndheshëm i tyre kundër interesit shqiptar; është pastaj një akt që i “varros” të dy pa funeral, duke i flakur jashtë normalitetit shoqëror, pa i dëgjuar fare se ç’mund të thonë.

Next Post
Balla inspekton kantierët e ndërtimit në Elbasan: Rilindje edhe zonave rurale

Balla inspekton kantierët e ndërtimit në Elbasan: Rilindje edhe zonave rurale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksioni i qeverisë për lirimin e hapësirave publike, Tabaku: Përsëritje të skenarëve të vjetër

“Boll kemi vuajtur! Salianji ta bëjë betejën brenda PD”, Tabaku kundër partisë: S’e bëj më gabimin e para 3 viteve…

March 26, 2026
Gjenden në Holandë mbetjet e kalorësit D’Artagnan që frymëzoi veprën “Tre Muskutjerët”

Gjenden në Holandë mbetjet e kalorësit D’Artagnan që frymëzoi veprën “Tre Muskutjerët”

March 26, 2026
Shiste kokainë në lokalin e tij, arrestohet 20-vjeçari në Dibër

Shiste kokainë në lokalin e tij, arrestohet 20-vjeçari në Dibër

March 26, 2026
Mbreti i Panairit

Carlo

March 26, 2026
“Askush mos të mbetet pa ilaçe!”, Sala: Ndryshime në Komisionin e Çmimit të Barnave, më shumë transparencë

“Askush mos të mbetet pa ilaçe!”, Sala: Ndryshime në Komisionin e Çmimit të Barnave, më shumë transparencë

March 26, 2026
Shpërthim në Detin e Zi, përshkallëzim tensioni në Lindjen e Mesme

Shpërthim në Detin e Zi, përshkallëzim tensioni në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Rritet interesi për Paketën e Maleve, Bordi i Transparencës vendos sot për naftën?

Rritet interesi për Paketën e Maleve, Bordi i Transparencës vendos sot për naftën?

March 26, 2026
Lojëra fati brenda lokalit në Fushë Arrëz. Arrestohet punonjësi, dy në kërkim

Lojëra fati brenda lokalit në Fushë Arrëz. Arrestohet punonjësi, dy në kërkim

March 26, 2026
Varshava pret, policia ruan, shqiptarët besojnë

Varshava pret, policia ruan, shqiptarët besojnë

March 26, 2026
Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

Hakerat iranianë sulm kibernetik mbi Postën Shqiptare, Demo: AKSHI dhe ekspertët po analizojnë situatën

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In