• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nuk e blen dot fitoren tënde, me fitoren e të tjerëve!

by Alfred Peza
31/08/2020 23:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Vetëm pasi i sheh liderët e opozitës sonë, që të gëzojnë më shumë sesa edhe vetë opozitarët e Malit të Zi për rezultatin e tyre në zgjedhjet e fundit, sepse duan që ta shesin të gjithën këtë si fitoren e tyre kundër Edi Ramës në Tiranë, e kupton se sa larg kemi shkuar.

Në pamundësi për të fituar vetë kundër PS në zgjedhje, janë gati jo vetëm që të bojkotojnë e të dalin jashtë sistemit demokratik të vendit, por të shkojnë edhe më larg. Janë gati të rreshtohen edhe në anën e djallit, edhe në anën e boshtit të së keqes, edhe në anën e armiqve historikë të Shqipërisë, edhe me anën e atyre që janë rreshtuar kundër perëndimit, kundër SHBA, NATO dhe BE, vetëm e vetëm që fitoret e të tjerëve ti shesin tani e tutje si fitoret e të tyre kundër mazhorancës qeverisëse në Shqipërisë.

Për liderët e opozitës sonë nuk ka më asnjë rëndësi, nëse ajo në Malin e Zi mund të jetë fitorja e forcave pro-ruse dhe pro-serbe, kundër atyre pro-perendimore të Milo Gjukanoviçit. E për rrjedhojë, do të jetë e drejtuar edhe kundër shqiptarëve dhe interesave tona kombëtare nesër, në vendin fqinj e në rajon. Për liderët e opozitës sonë, çdo gjë që është kundër asaj që mbron e mbështet Edi Ramës, është pro tyre. E për rrjedhojë, në ekzaltim e sipër, nxitojnë që ta shesin edhe si fitore të madhe!

Imagjinoni liderët e një opozitë tjetër në një vend kudo të botës së sotme demokratike, të jenë gati të bëhet edhe me Lukashenkon, vetëm e vetëm pse Kryeministri i vendit të tyre është kryetari i radhës i OSBE dhe mer iniciativën,- mbështetur nga BE dhe SHBA,- për të negociuar dialogun mes palëve për daljen nga kriza e thellë politike që ka përfshirë Bjellorusinë.

Nisur nga kjo logjikë, nëse Lukashenko me gjithë protestat e jashtëzakonshme pas zgjedhjeve presidenciale, ia del të qëndojë nesër sërisht në pushtet, liderët e opozitës sonë do ta numërojnë edhe këtë si fitoren e tyre! Krahas Bjellorusisë dhe Rusisë së Putinit, sigurisht!

E gjitha kjo tregon se opozitarët tanë, ndodhen në një krizë të thellë identiteti politik, për shkak se kanë hyrë në një konflikt të jashtëzakonshëm me rrënjët e historisë politike të partive të tyre dhe të orientimit pro perendimor të Shqipërisë.

E gjitha ka nisur pas miratimit të reformës në drejtësi, e mbështetur fuqimisht nga perëndimi, nga SHBA dhe BE në Tiranë. Në pamundësi për ta bllokuar, minuar dhe zhbërë këtë reformë, jo rrallëherë kanë bërë fajtor për pafuqinë e tyre politike, herë ambasadorët e huaj në Tiranë, herë perëndimin vetë, e herë herë edhe BE dhe SHBA.

Kurrë më parë në Shqipëri, nuk ka patur në këto 30 vite, një frymë më anti perendimore sesa në këto vitet e fundit, kur po ndërtohen institucionet e reja të drejtësisë. Por në pamundësi që ta fusin këtë frymë, për ta bërë pjesë të programit të partive të tyre politike dhe të dalin përpara shqiptarëve me këtë program në zgjedhje, opozitarët tanë i gëzohen si të vetave, fitoreve të forcave politike antiperendimore kudo tjetër nga rajoni ynë e deri në Bjellorusi.

Në pamundësi për të patur vetë një program politik nacionalist dhe me një platformë të tillë për ti kërkuar shqiptarëve votat në zgjedhje, liderët tanë opozitarë i gëzohen si ti kishin arritur vetë, fitoreve të çdo grupimi tjetër politik nacionalist nga Mali i Zi e kudo tjetër në botë.

Është kjo edhe arsyeja se përse i shihni të bëjnë çdo ditë e më shumë politikë me tone, xheste, simbole dhe deklarata nacionaliste. Herë për kufijtë e Kosovës. Herë për kufirin detar me Greqinë. Herë me bustet. Herë me heronjtë. Herë me dëshmorët. Herë me të rënët për mbrojtjen e kufijve shqiptarë. E me çdo gjë tjetër, mjafton që besojnë se kjo është në dëm të Edi Ramës dhe mazhorancës së tij. E ata që firmosën apo mbështetën fuqimisht në 2009, marrëveshjen antikushtuese për kufijtë detarë të jugut në dëm të Shqipërisë, sot të na hiqen si shpëtimtarët e tyre!

E gjitha kjo shfaqje estrade dhe karnavalesh politike, duhet të mari fund. Është fare e thjeshtë. Nëse jeni antiperendimorë dhe nacionislistë ekstremistë, mjafton që një lider, një parti dhe një grupim politik në Shqipëri, të ketë guximin që të dali hapur, zyrtarisht e publikisht me një progam të tillë, si në shumë shtete të botës, përfshi edhe BE e Ballkanit.

Pas kësaj, nuk ka pse ti gëzohen më fitoreve të të tjerëve dhe të na i shesin ato si të vetat. Le të shkojnë e ti kërkojnë vetë votën shqiptarëve në këtë mënyrë dhe të shohim: Sa vota do të marin ata dhe sa mandate të tjera, do të qëndrojë sërisht në pushtet, Edi Rama dhe PS!

Next Post
Kapet grupi i drogës me 7 persona në Korçë, emrat dhe rolet në ‘biznes’

Operacion anti-kanabis në zonën e Krujës, 15 grupe të FNSH-së kontrolle në terren

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ngjarja tragjike, policia jep detaje: Ndodhi pasi shoferi kish lënë pa siguruar frenat e dorës

Ngjarja tragjike, policia jep detaje: Ndodhi pasi shoferi kish lënë pa siguruar frenat e dorës

September 27, 2026
“Të zbulosh Kinën nëpër libra”, eventi si urë mes kulturave

“Të zbulosh Kinën nëpër libra”, eventi si urë mes kulturave

September 27, 2026
“Familjet kanë pritur mjaftueshëm!”- Ministri Demo në Kombinat: Rindërtimi duhet të ecë me ritëm, deri te çelësi i shtëpisë së re!

Goditja e grupeve që shisnin drogë në shkollat e Tiranës, ministri: Policia do të jetë në çdo cep për sigurinë e fëmijëve

September 27, 2026
WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë dollarëshe në Shqipëri

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë dollarëshe në Shqipëri

September 27, 2026
Skandali financiar në Angli: Klubet e Premier League përgatisin padi 930 milionë euro kundër Manchester City-t

Skandali financiar në Angli: Klubet e Premier League përgatisin padi 930 milionë euro kundër Manchester City-t

September 27, 2026
Masa ndaj Vlora Hysenit, Rama reagon nga New Yorku: Lirim të menjëhershëm nga detyra! Kreu i ri i SHISH, sapo…

Rama mbërrin nga SHBA sot në orën 13:00, mediat: Çfarë pritet të deklarojë nga salla VIP në Rinas

September 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Edhe fundi e ka një erë…

September 27, 2026
GJKKO lë në burg Bledar Cafin pas arrestimit në operacionin “Muri i Lartë”

GJKKO lë në burg Bledar Cafin pas arrestimit në operacionin “Muri i Lartë”

September 27, 2026
Procedohen dy mjekë neurologë pas vdekjes së një 40-vjeçari, dyshohen për mjekim të pakujdesshëm

Procedohen dy mjekë neurologë pas vdekjes së një 40-vjeçari, dyshohen për mjekim të pakujdesshëm

September 27, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

“Euro bie, çmimet jo”/ Braçe denoncon supermarketet: Blejnë më lirë, na shesin shtrenjtë! Të taksohen mbifitimet

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com